Gazeta Shqiptare

Festivali Folklorik i Gjirokastr­ës, ‘ kandidat për në UNESCO’

Pritet të pranohet në Regjistrin e Praktikave më të Mira të Ruajtjes së Trashëgimi­së Jomaterial­e

- Fatmira Nikolli

Në 11 tetorin e vitit 1968 u çel në qytetin muze të Gjirokastr­ës edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastr­ës- FFKGJ, festival i cili, prej atëherë shënjohet të jetë një aktivitet unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullariz­imin e trashëgimi­së kulturore shpirtëror­e në Shqipëri.

Pas pothuajse gjysmë shekulli dhe 10 edicioneve të organizimi­t të tij: 1968, 1973, 1978, 1983, 1988, 1995Berat, 2000, 2005, 2009, 2015 dhe në pritje të edicionit të radhës më 2020- ën, me nismë dhe propozim të Akademisë së Artit dhe Trashëgimi­së ODEA dhe me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës, ( Akademisë së Shkencave, Komisionit Kombëtar të UNESCO- s, Arkivit Shtetëror të Filmit, pushtetit vendor në Gjirokastë­r, Akademisë së Studimeve Albanologj­ike- ASA etj., u përgatit dhe u depozitua praktika përkatëse për regjistrim­in e FFKGJ në Regjistrin e Praktikave më Mira të UNESCO- s për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Jomaterial­e.

Në këtë regjistër botëror pranohen aktivitete dhe organizime nga vende të ndryshme, të cilat dëshmojnë se kanë shërbyer për një kohë të gjatë si faktorë thelbësorë në ruajtjen e trashëgimi­së shpirtëror­e.

Tashmë dosja konsideroh­et e plotë dhe është në procedurë shqyrtimi pranë UNESCO- s në Paris. Dosja përmban Formularin e Aplikimit, Filmin Dokumentar 10 minuta kushtuar FFKGJ, 10 fotografi si dhe mbështetje­n me shkrim të institucio­neve, personalit­eteve të vendit dhe të huaja dhe të komuniteti­t nga e gjithë Shqipëria.

LETRAT NGA ÇIFTI KADARE E RAMA

Në mënyrë që ky aplikim të jetë sa më i plotë, për të kanë dhënë rekomandim­e edhe çifti Ismail dhe Helena Kadare si edhe kryeminist­ri Edi Rama. Duke e cilësuar një institucio­n të ruajtjes, popullariz­imit dhe dokumentim­it të trashëgimi­së shpirtëror­e në të gjithë hapësirën historike shqiptare. “FFKGJ nuk është thjeshtë një traditë e jona, por një model europian e më gjerë, një markë e mbajtjes gjallë dhe e vënies në lëvizje të pasurisë së larmishme gojore, e mundësimit të paraqitjes së talenteve. Mbi të gjitha ky festival është mekanizmi i përcjellje­s së jetës së gjallë të folklorit në epokën globale, disi e vështirë për të”, thotë çifti Kadare. Më tej sipas tyre, “nuk gjendet lehtë një rast i ngjashëm që të bashkojë kaq organikish­t, trashëgimi­në shpirtëror­e të popullit shqiptar dhe të çdo trashëgimi­e tjetër në Shqipëri me kalanë dhe qytetin e Gjirokastr­ës, pjesë e UNESCO- s, qytetit që ngjan se është ndërtuar për të rrojtur përjetësis­ht me artin”. Ata vënë në dukje se festivali që ka lindur më 1968 ka qenë një mundësi unike për të bërë bashkë në një skenë bartësit bashkëkohë­s, të kësaj trashëgimi­e qindravjeç­are, nga veriu në jug të Shqipërisë, e bashkë me të edhe trashëgimi­në e shqiptarëv­e kudo ku jetojnë e punojnë.

Në vijim, Helena dhe Ismail Kadare vërejnë se ky qytet ekspozitë e gjallë e shtëpive kulla e fortesa, e lagjeve dhe sokakëve që asnjë arkitekt a urbanist, nuk do të kishte fantazinë t’i ndërtonte ashtu, është njëherazi qyteti që bashkë me qytetarë e tij ka lindur për mikpritje, festivale dhe festa që përbashkoj­në vlerat e njeriut”.

Në rekomandim­in e tij, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se nisma ka mbështetje­n e qeverisë shqiptare jo vetëm se përkon me jetësimin e parimeve dhe qëllimeve thelbësore të UNESCO- s për sigurinë dhe ruajtjen e Trashëgimi­së Kulturore Jomaterial­e në vendin tonë, por edhe sepse do të përbënte një hov të ri, për një nga veprimtari­të më shënjuese. Ai vëren se festivali është një instrument parësor për ruajtjen, promovimin e zhvillimin e ansambleve komunitare, sikundër edhe për ndërlidhje­n mes rajoneve artizanati­n e tyre dhe dialekteve shumëngjyr­ëshe krahinore. Sipas kryeminist­rit, janë këto arsyet që e bëjnë Republikën e Shqipërisë të ndihet e angazhuar në mbështetje­n e plotë ndaj nismës.

 ??  ?? Festivali i Gjirokastr­ës
Festivali i Gjirokastr­ës
 ??  ?? Rekomandim­i i Ismail dhe Helena Kadare
Rekomandim­i i Ismail dhe Helena Kadare
 ??  ?? Rekomandim­i i kryeminist­rit Rama
Rekomandim­i i kryeminist­rit Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania