Gazeta Shqiptare

Darka në Paris mes Peter Handkes e Kadaresë, si e përshkruan te “Ra ky mort e u pamë”

Reagimi i akademisë suedeze: Nuk kemi mandat të balancojmë cilësinë letrare me qëndrimet politike

-

Vlerësimi me çmimin “No bel” i shkrimtari­t austri ak, Peter Handke, ka shkaktuar revoltë në të gjithë botën, duke qenë se ai njihet për mbështetje­n ndaj Sllobodan Milloshevi­ç, liderit serb të akuzuar për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë. Vlerësimi nga akademia suedeze ka sjellë reagime të ashpra edhe nga krerët e politikës shqiptare e kosovare, madje edhe asaj ndërkombët­are. Ismail Kadare që e ka njohur shumë herët, i ka përshkruar qëndrimet e Handkes kundër Shqipërisë e Kosovës, në librin e tij “Ra ky mort e u pamë”, ku mes të tjerash rrëfen edhe takimin me të. “Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar”, shkruan Kadare, teksa flet për tërbimin e tij ndaj shqiptarëv­e dhe mbrojtjen me zell që iu bën krimeve serbe në tokën shqiptare.

20 PRILL 1999

Televizion­i austriak më kërkon një mendim për qëndrimin e Peter Handkes. Në Austri dhe në Gjermani ka fushatë të ashpër kundër tij. Ai qëndrim, ç’është e vërteta, më shumë se zemërim, më ka shkaktuar brengë. Siç ndodh me njerëzit që i njeh. Siç ndodh me sjelljet që ndryjnë brenda një mister.

Shkrimtari më i njohur i Austrisë. Me nënë sllovene. Frankofon. Prej vitesh, duke qenë këshilltar pranë shtëpisë botuese austriake “Residennz Verlag”, është ai që ka propozuar librat e mi për përkthim.

E kam njohur para ca vitesh në Paris. Ambasadorj­a e Austrisë në Francë na ftoi për darkë të dyve, bashkë me gratë. Gruaja e tij franceze është e admirueshm­e. Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar. Gjithë ai tërbim kundër shkrimtarë­ve boshnjakë, gjithë ai zell për të mbrojtur krimet serbe në Bosnjë e pastaj në Kosovë. Një shkrimtar kroat përpiqet ta shpjegojë me zanafillë frojdiste. Nuk më besohet.

Ndërkaq, nga darka në ambasadën austriake më kujtohet një frazë e tij. Një frazë disi e veçantë, e thënë me njëfarë pikëllimi: “Nuk jam më i njohur si më parë”. A mund të jetë atje ana e së keqes? Ndoshta, pse jo!

REAGIMI I NOBELIT

Pas reagimeve, për “The New York Times” ka folur sekretari i akademisë suedeze, Mats Malm. Ai është shprehur se, “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë cilësinë letrare me qëndrimet politike”. Më tej për ‘ CNN’ ka pasur një reagim nga “Fondacioni Nobel”, i cili është shprehur se, “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhj­et e pavarura, të cilat jepen nga institucio­net të cilat zgjedhin laureatët për çmime Nobel”.

 ??  ?? Peter Handke
Peter Handke
 ??  ?? Ismil Kadare
Ismil Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania