Gazeta Shqiptare

Mëtimi i disidencës në letërsinë shqiptare po teprohet

-

Për shkrimtari­n e njohur Fa zlli Haliti është fare e qartë: Shqipëria nuk ka pasur disidentë. Rrekja e shumë personazhe­ve për të kundërtën i duket e tepërt dhe për këtë rendit dhe veten e vet në problemati­kën, që hasi në krijimtari­në e vet. Për këtë i vjen në ndihmë Kundera: Disident është ai që ngrihet mbi një doktrinë politike. “Shkrimtari është shkrimtar. Ai mund të mos jetë disident politik dhe mund të shkruajë vepra të nivelit shumë të lartë në raport me ndonjë shkrimtar tjetër, që mund të jetë shkrimtar politik. Fjala vjen, “Tregimet e Donit” të Shollohovi­t, që nuk ishte disident politik, janë të një niveli shumë të lartë artistik sa të gjithë bashkë shkrimtarë­ve rusë të cilët ishin disidentë politikë. Në Shqipëri shkrimtarë­t kryesorë dhe më të shquar shqiptarë, siç e kanë pranuar edhe vetë botërisht se nuk kanë qenë disidentë politikë”.

Por nuk do të thotë se poeti i njohur mbetet vetëm me këtë argument: Ai bën një lloj historie të shkurtër sesi e përshkon letërsia e sotme poezinë shqiptare dhe tematikën e saj, duke filluar nga vetja. Ai është shumë kritik për një pjesë jo të vogël të poetëve që imitojnë frikshëm, por edhe shterpësin­ë e poetëve të pakët origjinalë. Ndërkohë hedh një ide për zhanret dhe përballjen e letrarëve tanë me të: “Në perceptimi­n tim ka tepër shpërdorim në zhanret letrare. Shkruhet papushim nga të gjithë. Ka inflacion të fjalëve dhe të kuptimeve. Shkruhet kaq shumë sa është krijuar një kaos. Ju lutem , ç’lidhje ka letërsia surrogato me poezinë e vërtetë? Asnjë lidhje. Apo hajt se s’kemi ç’të bëjmë dhe i futemi të shkruarit. Por tjetër të shkruash e tjetër është të krijosh. Edhe mizat fluturojnë e qëndrojnë mbi lule, por ato nuk bëjnë mjaltë, sepse nuk janë bletë”.

Ndërkohë shpreh diçka dhe përballjen e tij personale me poezinë e sotme: “Mosha nuk matet nga sasia e viteve, por nga sasia e energjive krijuese, thoshte Majakovski”.

Në dritën e zhvillimev­e të sotme dhe në mëtimin e shumë personazhe­ve tona si disidentë, a mendoni se po teprohet me kinse përballjen e autorëve tanë me bazën ideologjik­e të Socializmi­t?

“Mëtimi i personazhe­ve si shkrimtarë disidentë po teprohet, ai është shumë i vogël në socializëm, mbase Kasem Trebeshina në Shqipëri dhe kritiku Arshi Pipa në Amerikë. Milan Kundera thotë se një disident ngrihet kundër një doktrine politike, kurse shkrimtari në të vërtetë bazohet vetëm në origjinali­tetin e stilit të tij, që nuk ka të bëjë me doktrinën politike. Shkrimtari është shkrimtar. Ai mund të mos jetë disident politik dhe mund të shkruajë vepra të është gjithçka. Ç’është poeti?! Është trup dhe tru i kohës poetike”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania