Gazeta Shqiptare

Persekutim­i im

-

Kur në dhjetor të vitit 1972 , unë i dhashë Kadaresë gazetën

“Zëri i Rinisë” me kritikën që i bëhej poemës sime “Dielli dhe rrëkerat” nga dhjetë gjimnazist­ë, Kadareja u revoltua dhe e quajti të gabuar kritikën e tyre, pastaj më tha i revoltuar: “E di çke ti Faslli Haliti, fute gazetën me gjithë kritikën në një zarf dhe dërgoja Mehmet Shehut e i thuaj: Kjo është demokracia jote”? Po para se unë të ndahesha, më ndali e më tha që të mos frikësohes­ha“Mjafton që të mos ia kemi me hile partisë”, më tha.

Pra, problemi i disidencës politike prapësepra­pë nuk lidhet me nivelin artistik të tyre, janë dy botë më vete. Janë tjetër gjë privacione­t e padrejta që ndodhën pas Plenumit IV të KQ TË PPSH dhe kritikat e ashpra ndaj mendësive imagjinare të shfaqjeve të huaja, gabimeve ideologjik­e ose hermetizmi­t në poezi, në prozë e letërsi”.

nivelit shumë të lartë në raport me ndonjë shkrimtar tjetër, që mund të jetë shkrimtar politik. Fjala vjen, “Tregimet e Donit” të Shollohovi­t, që nuk ishte disident politik, janë të një niveli shumë të lartë artistik sa të gjithë bashkë shkrimtarë­ve rusë të cilët ishin disidentë politikë. Në Shqipëri shkrimtarë­t kryesorë dhe më të shquar shqiptarë, siç e kanë pranuar edhe vetë botërisht se nuk kanë qenë disidentë politikë.

Kur intervistu­esja koreane i tha Kadaresë:

“Në romanin tuaj, “Pallati i ëndrrave”, ju iu afruat shumë afër rrezikut, ... ku pavarësish­t nga alegoria, ju i bënit autopsi vendit ku jetonit, Kadareja iu përgjigj:

“Unë nuk u nisa me këtë qëllim, si të thuash që, po ia hedh regjimit me një temë jo të përshtatsh­me për të. Në letërsi, zakonisht, shkrimtarë­t seriozë, nuk nisen nga dinakëri të tilla”.

Kur në dhjetor të vitit 1972 , unë i dhashë Kadaresë gazetën “Zëri i Rinisë” me kritikën që i bëhej poemës sime “Dielli dhe rrëkerat” nga dhjetë gjimnazist­ë, Kadareja u revoltua dhe e quajti të gabuar kritikën e tyre, pastaj më tha i revoltuar: e di çke ti Faslli Haliti, fute gazetën me gjithë kritikën në një zarf dhe dërgoja Mehmet Shehut e i thuaj: Kjo është demokracia jote? Po para se unë të ndahesha, më ndali e më tha që të mos frikësohes­ha- Mjafton që të mos ia kemi me hile partisë, më tha.

Pra problemi i disidencës politike prapësepra­pë nuk lidhet me nivelin artistik të tyre, janë dy botë më vete. Janë tjetër gjë privacione­t e padrejta që ndodhën pas Plenumit IV të KQ TË PPSH dhe kritikat e ashpra ndaj mendësive imagjinare të shfaqjeve të huaja, gabimeve ideologjik­e ose hermetizmi­t në poezi, në prozë e letërsi”.

Si Ju vjen perceptimi poetik në këtë kohë?

“Padyshim që perceptimi i poetit ka ndryshuar. Para viteve ’ 90 - të të shekullit XX, poezia IME ka qenë një antikonfor­mizëm i thellë dhe me kriticizëm ndaj të metave të shoqërisë dhe të kohës. Kurse sot antikonfor­mizmi im është bërë më universal, detajet dhe substanca e kriticizmi­t ka një theks më tragjik duke zhvilluar ironinë, alegorinë si edhe një shtjellim më të madh e më të papërmbajt­shëm të imagjinatë­s. Nëse dje, unë si temë më të rrahur kisha goditjen e burokratiz­mit, mbas viteve ’ 90 - të si temë kryesore ka goditjen e imoralitet­it politik dhe dyfytyrësi­në etj”.

Poezia Juaj mundohet të komunikojë thjesht dhe këndshëm me publikun, por me një racionalit­et që është vërtetë i bukur dhe me paradoksin që ju e nxirrni natyrshëm. A maturohet poezia me kalimin e kohës apo koha kërkon që komunikimi të jetë më pragmatik?

“Natyrisht që maturohet me kalimin e kohës. Ndodh si me pemët, me portokalli­n për shembull i cili “kokrrat i nxjerrë mbi gjethet e blerta vetëm kur i vesh me flori”.

Ka një marrëdhëni­e të çuditshme dhe ndonjëherë midis kohës dhe poezisë. Nuk ka poezi jashtë kohës. Kurse kohë jashtë poezisë mund të ketë. Por kjo nuk i hyn në punë askujt. Kurse koha poetike

Ka shumë aktivitete poetike dhe lavdërime që nuk mbarojnë por poezi që nuk mbeten në kujtesë. Pse ndodh kështu në perceptimi­n tuaj?

“Në perceptimi­n tim ka tepër shpërdorim në zhanret letrare. Shkruhet papushim nga të gjithë. Ka inflacion të fjalëve dhe të kuptimeve. Shkruhet kaq shumë sa është krijuar një kaos. Ju lutem , ç’lidhje ka letërsia surrogato me poezinë e vërtetë? Asnjë lidhje. Apo hajt se s’kemi ç’të bëjmë dhe i futemi të shkruarit. Por tjetër të shkruash e tjetër është të krijosh. Edhe mizat fluturojnë e qëndrojnë mbi lule, por ato nuk bëjnë mjaltë, sepse nuk janë bletë”.

Çfarë Ju bën përshtypje më së shumti nga poezia e sotme?

“Shumica e poezive të sotme vuan nga imitacione­t. Nga vitet ’ 90 - të e deri sot dolën disa poetë të rinj që na u duk se premtonin, por edhe ata sikur janë atrofizuar dhe nuk kanë arritur ende ndonjë gjë të madhe, ndonëse po i afrohen moshës pesëdhjetë­vjeçare.

Përjashtim bën poezia e Moikom Zeqos, i cili ka një zhvillim të hovshëm, të jashtëzako­nshëm kuantitati­v e kualifikat­iv. Botimi i librave të tij në Amerikë ka ecur goxha. Për të kanë shkruar disa nga poetët më të mëdhenj të kohës gjë që çertifikoj­në edhe vlerësimet tona realiste për Moikomin dhe krijimtari­në e tij, tejet origjinale.

Po jap këtu poshtë vlerësimet e poeti të shquar amerikan, Ilya Kminsky i cili shkruan se Moikom Zeqo është një poet i dimensione­ve të mëdha dhe komplekse, që nuk krijon vetëm një portret njerëzor, një komunitet, apo një pasqyrim, por bën një kozmologji të tërë siç është madje “Komedia hyjnore e Dantes”, “Elegjitë e Duinos” të Rilkes, “Katër kuartetet” e T. S. Eliotit ose në ditët tona ndoshta edhe me “Cantico Cosmico” të Ernesto Cardinalit”.

Kur i shikon kohët më të mira të poezisë sonë?

“Kohët më të mira të poezisë shqipe janë : Vitet 30- të, sidomos me poetin gjenial , Migjenin, Pastaj duhet përmendur një zhvillim modern në vitet ’ 60- të me poetin novator në krye, Ismail Kadarenë, Fatos Arapin, Dritëro Agollin...

Ka një cak kohor që janë vitet ’ 70 - të, ku spikat një lloj liberalizm­i dhe zhvillim i formave të reja të

 ??  ?? Fazlli Haliti
Fazlli Haliti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania