Gazeta Shqiptare

Rreth zhvendosje­s së qytetit të Aulonës nga Kepi i Treporteve në Vlorën e sotme

- NGA VASIL VIDO

Të dhënat e para për ekzis tencën e qytetit të Aulonës i hasim në librin “Gjeografia”, vepër e gjeografit, matematika­nit dhe astronomit aleksandri­n, Klaud Ptolemeu. Klaud Ptolemeu ishte qytetar i Perandoris­ë Romake, për jetën e të cilit dimë fare pak. Nuk dihet me saktësi se kur ka lindur dhe kur ka vdekur. Vëzhgimet e tij i ka kryer në Aleksandri të Egjiptit, nga viti 127 deri në vitin 151 pas Krishtit. Kjo tregon se të dhënat që na ka lënë për qytetin e Aulonës i përkasin shek. II të erës së re.

Konkretish­t në kreun “Tavola Evropale” ( Harta e Europës), ndërmjet të tjerave ai ka paraqitur një qytet me emrin Áulon, i cili ndodhet në hyrje të gjirit të Vlorës ( shih hartën në vijim). Në kreun “Macedonia Sitis” ( qytetet e Maqedonisë), ndërmjet të tjerave ai ka pasqyruar qytetin Aulon civitas navalis ( Vlora, qytet bregdetar).

Shtrojmë pyetjen: ku ndodhej qyteti i Aulonës në shek II- të erës së re: në kodrat e Treporteve apo në Vlorën e sotme? Për t’iu përgjigjur pyetjes nevojiten një varg të dhënash, porse tek K. Ptolemeu që e quan qytetin me polinomin antik Aulon civitas navalis, dallojmë një të dhënë tepër të rëndësishm­e: qyteti kishte fituar statusin e civitas.

Civitas- i në Perandorin­ë Romake ishte një qytet- shtet, por në përmasa më të vogla se polisi grek. Ai përbënte një bashkësi qytetare autonome, e cila përfshinte qytetin dhe periferinë, së bashku me fshatrat ( vicus) dhe kështjella­t ( opidium) që ndodheshin në të2.

Qyteti romak ( civitas) kishte planimetri të rregullt. Ai përbëhej nga dy rrugë kryesorë, që kryqëzohes­hin përpendiku­larisht në qendër të tij ( ato quheshin documanus dhe cardo), si dhe nga rrugë të tjera paralele me to. Në hapësirat ndërmjet rrugëve ngriheshin ndërtesa të ndryshme. Në kryqëzimin e rrugëve kryesore ishte qendra e qytetit. Këtu ndodheshin forumi ( tregu), tempulli ( ose bazilika), buleftiri ( ndërtesa e parlamenti­t) etj. Gjithashtu qyteti kishte termat ( banjat publike), bibliotekë­n, vilat e të pasurve dhe ndërtesat e qytetarëve të thjeshtë ( habitat- et). Brenda murit rrethues ndodhej teatri, kurse jashtë tij ndodhej amfiteatri ( në qoftë se kishte) dhe nekropoli etj.

Duke u kthyer tek Aulona, gjejmë se në kepin e Treporteve, edhe sot e kësaj dite dallohet qartë një trakt muri i nënujshëm 13, 5 m i gjatë, i ndërtuar me blloqe të mëdha paralelepi­pedi, karakteris­tikë e arkitektur­ës helene. Sipas arkeologut austriak K. Paç, ai i përket shek. IV- III para erës sonë. në fjalë vazhdon me gurë kuadratikë të madhësisë mesatare të pleksur me gurë të vegjël, karakteris­tikë e arkitektur­ës romake. Në çdo 10- 20 m, Muri ( bankina), ka të dala, të cilat mund të jenë vende për ankorimin e anijeve. Në jug të murit ( bankinës), pothuajse paralel me të, shtrihet një mur tjetër. Ky, ndoshta shërbente si mur mbrojtës i portit ose, siç quhet ndryshe, valëthyesi. Brenda në det dallohen gjithashtu, rrënojat e një rruge të shtruar me pllaka, e cila shkon në qendër të luginës. Ajo mund të ketë qenë rruga kryesore e qytetit ( documanus). Edhe ky është një element i infrastruk­turës romake.

Bankina e portit është rreth 700 m e gjatë. Në fund ajo merr një kthesë në këndin nëntëdhjet­ë gradë dhe përfundon në rrëzë të kodrave të Zvërnecit. Në veri të bankinës shtrihet një luginë rreth 600 m e thellë. Ajo pothuajse mbyllet nga dy kodrina, të cilat janë zgjatje të kodrës së Pllakës dhe të kodrave të Zvërnecit, përkatësis­ht. Me sa duket, qyteti antik i Treporteve shtrihej deri në këto kodrina, duke i përfshirë ato. Kjo tregon se ai zinte një sipërfaqe prej 7 deri 8 ha ( shih skemën në vijim).

Duke u kthyer në qytetin e Vlorës, kemi disa të dhëna arkeologji­ke. Në qendër të qytetit të Vlorës është zbuluar një trakt muri, një kullë mbrojtëse në formë katrore dhe dy shtëpi banimi. Sipas arkeologut D. Komata, objektet e mësipërme janë pjesë e kështjellë­s bizantine të Aulonës dhe i përkasin shekujve III- IV, VI dhe X të erës sonë.

Siç e dëshmon trajta e murit të zbuluar, kështjella bizantine e Aulonës kishte formë rrethore ose poligonale. Rrezja e saj ishte rreth 200 m. Kjo kuptohet nga fakti se, aktualisht, në largësinë 200 m nga muri i zbuluar, ndodhet godina e ish Hotel Sazanit. Në themelet e saj janë rrënojat e kishës së shën Vllasit, e cila u shkatërrua në vitin 1968. Në afërsi të saj, edhe sot e kësaj dite ndodhet godina e braktisur e zëvendësmi­tropolisë së Vlorës.

Sipas fesë së krishterë, vendi i ndërtimit të një kishe konsideroh­et i shenjtë. Si rrjedhim, kishat rindërtohe­shin në themelet e njëra- tjetrës. Madje, edhe kishat paleokrist­iane ndërtohesh­in në themelet e tempujve antikë. Kjo tregon se kisha e shën Vllasit duhet të ketë qenë pasardhëse e largët e kishës peshkopale të Aulonës, e cila ndodhej në mes të kështjellë­s bizantine. Gjurmët arkeologji­ke tregojnë se kjo e fundit shtrihej në trekëndësh­in midis objekteve të njohura të qytetit të Vlorës: Monumenti i Pavarësisë, Posta e Vjetër, Stacioni i Trenit. Pra, gjithsej kështjella e Aulonës zinte një sipërfaqe prej 1,2 deri 1,3 ha.

Duke e krahasuar me qytetin e lashtë të Treportit, i cili zinte një hapësirë prej 8 ha, del se në Vlorën e sotme ndodhej një kështjellë bizantine ose një qytet i tipit castrum.

Si përfundim, mund të themi se qyteti për të cilin bën fjalë Klaud Ptolemeu në librin e tij Gjeografia ( Aulon civitas navalis), ndodhej në kepin e Treporteve. Në shekullin II të erës sonë ai ishte një port romak.

Nga Iteneraret e pelegrinëv­e perëndimor­ë mësojmë se në shek. II- IV të erës sonë qyteti i Aulonës ndodhej në Vlorën e sotme; Kjo tregon se banorët e tij e kishin braktisur qendrën tyre të banimit në Treport dhe ishin vendosur në Vlorën e sotme. Shtrohet pyetja: cilat kanë qenë shkaqet e zhvendosje­s?

Të dhëna dokumentar­e për këtë çështje nuk ka ose të paktën ne nuk gjetëm; prandaj do të mjaftohemi duke bënë hamendësim­e të arsyeshme. Për mendimin tonë, shkaku parë i zhvendosje­s mund të lidhet me faktin se, në shek. III qyteti i Apolonisë e kishte humbur funksionin e pikënisjes së dytë të rrugës Egnatia, për arsye se lumi Vjosa ishte spostuar në drejtim të jugut dhe porti lumor nuk funksionon­te më. Për të ndrequr këtë “gabim” të natyrës, “barra” i binte qytetit të Aulonës, sepse ndodhej afër Apolonisë më shumë se çdo qytet tjetër. Por, vendndodhj­a në kodrat e Treporteve e bënte të papërshtat­shëm, sepse gjendej në ishull; rrjedhimis­ht, shtrohej nevoja që të zhvendosej në bregun përballë. Me një fjalë, të shndërrohe­j nga një qytet ishullor në një qytet bregdetar. Një ndryshim i tillë kërkonte që banorët e tij të largoheshi­n nga qendra e banimit në Treport dhe të vendoseshi­n në Vlorën e sotme. Ky ndoshta ka qenë shkaku i parë dhe kryesor i zhvendosje­s së qytetit të Aulonës nga kepi i Treporteve në Vlorën e sotme.

Shkaku i dytë mund të ketë qenë tërmeti i fuqishëm që ra në gjirin e Vlorës në shek. II, i cili çoi në shkatërrim­in e plotë të qytetit të Orikumit. Nuk ka asnjë dyshim se tërmeti i fuqishëm është ndier edhe në qytetin e Aulonës, i cili ndodhej vetëm 19 km larg Orikumit.

Orikumin e rindërtoi nga e para dhe e ripopulloi, domethënë e rithemeloi, Herod Attiku ( 101- 177). Duke kaluar nga Sirmium ( në Mitrovicën e sotme) në Athinë, ai ndaloi në Orikum, por u sëmurë rëndë dhe u detyrua të qëndronte atje nga viti 173 deri në vitin 174. Gjatë kësaj kohe rindërtoi qytetin e shkatërrua­r. Edhe pse gjetjet arkeologji­ke tregojnë se jeta në qytetin e Orikumit ka vazhduar, ai nuk përmendet më në dokumentet historike. Dh. Budina shkruan se veprimtari­a e rimëkëmbje­s së Orikumit nga Erod Attiku ishte e pasuksessh­me. Kurse, historiani francez Paul Grainder, thekson se qyteti i Orikumit nuk u shkatërrua nga tërmeti, por ai ishte në dekadencë të plotë që në epokën e Pompeut, kur u dogj pjesa më e madhe e tij. Sidoqoftë, shkatërrim­i i tij ndikoi në zhvendosje­n e qytetit të Aulonës, sepse lindte nevoja për ta zëvendësua­r. Nga ana tjetër, edhe Aulona duhet të ketë pësuar dëme të konsiderue­shme. Pra, tërmeti i fuqishëm që ndodhi në shek. II të erës sonë dhe që lidhet më shkatërrim­in e Orikumit, mund të jetë një shkak tjetër që ndikoi në zhvendosje­n e qytetit të Aulonës, nga kepi i Treporteve në Vlorën e sotme.

Shkaku i tretë dhe i fundit i zhvendosje­s së qytetit të Aulonës mund të jetë shfaqja e fiseve barbare në kufirin verior të Perandoris­ë Romake, në shek. II dhe III. Për përballimi­n e tyre, perandorët romakë morën masa për ndërtimin e kështjella­ve të shumta në kufi ( limes) dhe në thellësi të vendit.

Sipas arkeologut D. Komata, objektet arkeologji­ke të zbuluara në kështjellë­n e Aulonës i përka

 ??  ?? Trakt i rrugës kryesore ( documanus) i qytetit të Aulonës ( civitas navalis)
Trakt i rrugës kryesore ( documanus) i qytetit të Aulonës ( civitas navalis)
 ??  ?? Pjesë e bankinës së qytetit të Aulonës ( civitas navalis) në shek. II të erës sonë
Pjesë e bankinës së qytetit të Aulonës ( civitas navalis) në shek. II të erës sonë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania