Gazeta Shqiptare

VIA PRACCHIUSO, 73

-

e fundit. Vetëm për një provë. Të tjerat janë të dëmshme, janë kot. « Ndahemi? »

« Jo. Bashkë. »

E fiksova në mendje numrin 74. Viti i lindjes sime. Meqë jemi dy vetë, atëherë minus një. Mbetet numri 73. Besoj, numër fati. Për çudinë time ai numër i përkiste një pastiçerie. Adriano d’Este. Pas banakut ishte një burrë i pashëm, i përveshur në punë, i shëndoshë, i qeshur. Po, po, i qeshur. Më ngjau me tim et. Se edhe shëndeti yt, babi, që ka rrezik të më ngjitet mua, i tillë është. Ke për ta njohur një ditë zotin Adriano dhe do të më japësh të drejtë. « Mirëdita! »

« Mirëdita! Ah, nuk qenkeni italianë? »

« Jo. Jemi shqiptarë. Rrimë në Paluzza. »

« Me se mund t ju shërbej? » I tregova shkurt që kisha vendosur të trokisja në numrin 73 të kësaj rruge. Por... kjo qëlloi pastiçeri. Ja. Vetëm kaq.

« Po kjo është edhe shtëpi djem. Sipër. Eja ngjitemi. »

« Jo. Mjafton kaq. »

« Mirë, atëherë, ju jeni miqtë e mi. Do të jemi miq jo llafe! »

U ndamë. Në dorën time u fut si pa dashje një 100 mijë liretëshe. M’u përvëlua dora.

« Zotëri, ne nuk erdhëm për to. Urdhëroni. Ju faleminder­it shumë. »

« Edhe unë nuk ua dhashë për mëshirë. Merrini! »

« Jo, nuk i marrim. Se nuk mund të vijmë më herë tjetër tek ju. »

Adriano d’Este u mendua pak, psherëtiu dhe më përqafoi fort. « Nuk kam djalë. Kam vetëm një vajzë, Simonetta quhet. Mosha jote. Jetoj me gruan, Wally- n dhe me vjehrrën. Shtëpia është e bollshme. Ja dhe bileta ime. »

Heshti sërish i turbulluar. Kishte diçka që nuk po shkonte mirë, sido që nuk e kuptoja dhe aq qartë. I tregova për ju, për ty babi, për mamin, për vëllanë tim student në Tiranë. I tregova edhe për Almën, të fejuarën e vëllait, edhe ajo studente për matematikë në Tiranë. Iu bë qejfi. Qeshi pak dhe sërish më përqafoi. « Je kaq i vogël. O Zot. Dhe ke ikur larg! » Psherëtiu dhe ndërkaq lotët i zbritën në faqe. Nuk e di ç’iu kujtua. Po, Adriano d’Este qe njeri i mirë. Futa biletën në portofol. Se unë tani mbaj portofol. E kam zgjedhur një me emblemën e Milanit. Se ne edhe në Berat e kemi pëlqyer dhe kemi qenë tifozë të Milanit.

Ikëm. Rrugica na ndiqte me sy. Njerëzit dhe makinat na hapnin udhë. Ajri i freskët na përkëdhelt­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania