Gazeta Shqiptare

Motoçiklet­at

-

kur...

Motoçiklet­a ime është e përsosur. Mëngjeseve, edhe në rrugën e ngrirë dhe të mbytur nga akulli. më merr e më çon te shtëpia e zotit Guerrino Car- rer. Udhëtojmë të dy boçet, me Irfanin. Prej andej, si u zgjidhim kuajve tanë zinxhirët marrim udhën me kamionçinë drejt Oderzo- s, Belluno- s, Porde- none- s, Mestre- s, Treviso- s e ku të jetë sipërmarrj­a e Guerrinos. Sërish motoçiklet­a në kthim. Drejt qetësisë. Drejt një mbrëmjeje që sërish do të na mbajë në krahë me dëshira të pafundme.

Unë dhe Irfani, vëllai i Guerrino- s Antonio ( Tonio) dhe vetë Guerrino, nja dy a tre punëtorë sezonalë, punojmë si bojaxhinj. Kjo nuk është fjala e saktë shqip siç e përdorin italianët. E pra, ne lyejmë shtëpi, banesa, pallate. Puna është e lodhshme dhe e vetmja që na çlodh është motoçiklet­a. Ia hipim asaj dhe na duket sikur fluturojmë në qiell. la thashë këto një ditë Tonio- s. Ai po më shikonte si i fantaksur. Unë e dija që Tonio nuk i duronte dot motoçiklet­at dhe gratë.

« Tonio, a ke lexuar gjë nga Gibrani? » - e pyeta një çast pushimi.

« Jo. »

« E po unë kam lexuar një store. Ke dëshirë të ta lexoj tani se e kam librin me vete? »

« Jo, nuk kam kohë. Më mirë ma trego, por shkurt. Se nga historitë e gjata, o të zë koka, o të zë gjumi. »

Tonio qeshi. I shkela syrin Irfanit, që si gjithnjë qe i përhumbur diku tjetër.

« Tonio, dëgjo. Një burrë dhe një grua uleshin gjith- një afër një dritareje për të parë pranverën. Rrinin pranë e pranë. I thotë gruaja: “Të dua, je i bukur, je i pasur dhe vesh gjithnjë rroba të bukura”... Dhe burri i përgjigjet: “Edhe unë të dua. Ti je një mendim i mrekullues­hëm, je një gjë shumë e çmuar - një gur xhevahiri ( kështu e ka emrin im atë!) për t’u mbajtur në dorë, je një këngë në ëndrrat e mia!„... Ndërkaq gruaja na zemërohet dhe ia “Nuk jam mendim, as gur i çmuar as këngë e ëndr rave, jam grua dhe dua të më dëshirosh si grua, si nënën e fëmijëve që do të kemi nesër!... Gruaja largohet dhe burri vazhdon të tijën: “Ja një ëndërr tjetër që shkri- het në mjegull... Por gruas nuk i durohet pa ia përplasur: “Ç’do të bëja me një burrë që më transformo­n në ëndërr dhe në mjegull?... pëlqen Tonio? »

« Shumë. »

Tonio po qante. Ishte prekur.

« Ç’ke Tonio? »

« Ti, Gianni ( më hodhi duart në qafë) je poet, ti ke për t’u bërë i madh... »

« Jo unë, Tonio, po Gibrani! »

« Unë të dëgjova ty Gianni. Veçse ajo puna e gruas ashtu është, tretet si vesa, ndaj dhe unë nuk mar- tohem. Edhe puna e motoçiklet­ave është njëlloj. Të rrëmben mjegulla. » U rrëqetha me filozofinë e Tonios. Në darkë, kur mbërritëm në Basalghell­e, mora vesh se Armando Mballoma kishte rënë nga mo- toçikleta dhe kishte thyer këmbën... Ne « mbajtëm zi » , domethënë i morëm inat, motoçiklet­at tona dhe nuk u hipëm më për... një javë rresht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania