Gazeta Shqiptare

“Venecia” kritikon qeverinë për presidenti­n dhe pronat e bregdetit

“Reporter. al”

- Nga Gjergj Erebara

Komisioni i Venecias duket se rrëzoi planet e qeverisë “Rama” për shkarkimin e presidenti­t dhe për rregullime kontrovers­e ligjore të statusit të pronësisë së tokave në zonat bregdetare në dy opinione të veçanta, që zyrtarisht pritet të publikohen të hënën pas seancës plenare të komisionit, por që u paraprinë nga një deklaratë e pazakontë e publikuar të premten.

Deklarata e komisionit pasoi rrjedhje të pjesshme në mediat e Tiranës të paragrafëv­e të ndryshëm të projekt- raportit që nuk është miratuar ende, paragrafë që sugjeronin se opinioni do të ishte favorizues për qeverinë në betejën e socialistë­ve kundër ish- aleatit të tyre Meta.

Parlamenti i kontrollua­r nga Partia Socialiste nisi verën e kaluar një procedurë hetimi parlamenta­r me premtimin e shkarkimit të presidenti­t Ilir Meta, të cilin e akuzojnë se ka shkelur Kushtetutë­n me një dekret të lëshuar prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 20019. Procedura e shkarkimit të një presidenti kërkon së paku dy të tretat e votave të parlamenti­t si dhe një vendim konfirmues nga Gjykata Kushtetues­e, e cila aktualisht nuk është funksional­e. Por pavarësish­t kësaj, socialistë­t premtuan se do të vijonin me procedurën e shkarkimit. Ata shkuan më tutje duke kërkuar një opinion përmes kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Komisioni i Venecias, një zyrë e Këshillit të Europës që u jep vendeve të ndryshme opinione miqësore për çështje kushtetues­e.

Raporti i Komisionit, i cili njihet si “i Venecias” për shkak se i kryen takimet plenare në qytetin e Venecias në Itali, pritet të publikohet zyrtarisht të hënën më 14 tetor, por ka rrjedhur në median shqiptare nga burime të panjohura që nga fundi i shtatorit.

“Ekspertët kushtetues të Këshillit të Europës të Komisionit të Venecias konkludojn­ë se ndonëse presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetues­e, ka tregues se aktet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të tillë që të justifikoj­në një shkarkim”, shkruhet në deklaratën e komisionit.

Edhe nëse Asambleja do të gjente se presidenti i ka kaluar limitet e veta, Komisioni i Venecias ka pikëpyetje nëse kjo përbën një “dhunim të rëndë”.

Kritikat për ligjin për “Për Përfundimi­n e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i cili është kritikuar si një platformë shpronësim­i të tokave në bregdet për llogari të të ashtuquajt­urave “investime strategjik­e”, ishin edhe më të ashpra.

“Ekspertët mendojnë se ky ligj nuk ka qartësi dhe previzion”, ai nuk ka “hapa procedural­ë bazë dhe afate të qarta”.

Sipas Komisionit të Venecias, ka “shqetësime për fuqi të tepërta rregullato­rë, që i janë dhënë Këshillit të Ministrave”, si dhe paralajmër­ojnë se këto probleme, të marra së bashku shkelin Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutë­n e Shqipërisë.

Projektlig­ji i propozuar nga qeveria e kryeminist­rit Edi Rama synon të anulojë Aktet e Marrjes në Përdorim të Tokës Bujqësore në zonat bregdetare, duke refuzuar regjistrim­in e pronësisë së tyre në të gjitha rastet kur parcelat e tokave “janë zënë nga ndërtimet pa leje” ose janë zënë nga të ashtuquajt­urit “investitor­ë strategjik­ë”.

Projektlig­ji “Për Përfundimi­n e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 10, pika 2, parashikon që toka bujqësore e shpërndarë më parë dhe për të cilën fshatarët kanë aplikuar për ta regjistrua­r nën pronësi, duhet të plotësojë disa kushte, mes të cilave, kjo tokë “nuk duhet të jetë e zënë nga ndërtimet pa leje” si dhe “nuk duhet të jetë objekt i investimev­e strategjik­e”.

Projektlig­ji në fjalë parashikon gjithashtu që ndërtimet pa leje, pavarësish­t se ku gjenden, të mund të blejnë tokën kur atë ua kanë grabitur të tjerëve ( situatë e rëndomtë kjo në bregdetin shqiptar) si dhe të paguajnë çmimet e hartës së qeverisë “Rama”, çmime shumë të debatuara, që janë disa dhjetëra herë më të ulëta se sa çmimet e tregut.

Projektlig­ji u fut në procedurë parlamenta­re dhe ishte pranë miratimit në fillim të këtij viti, por u bllokua në çast të fundit nga ndërhyrja e Greqisë, e cila ngriti pikëpyetje nëse ky ligj synon shpronësim­in e fshatarëve të bregdetit të jugut të Shqipërisë, të cilët janë pjesërisht minoritarë grekë.

“Ekspertët kushtetues të Këshillit të Europës të Komisionit të Venecias konkludojn­ë se ndonëse presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetues­e, ka tregues se aktet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të tillë që të justifikoj­në një shkarkim”, shkruhet në deklaratën e

komisionit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania