Gazeta Shqiptare

Kur shkrimtari thotë: Lavdi krimit!

- Nga Ibrahim Berisha

( vijon nga faqja 1)

... në mënyrë të qartë mesazhin, vlerësimin, qëndrimin, filozofinë dhe mendimin e vet publik ose në emër të publikut, sikundër shkroi Edward Said. Po mentari në Perëndim dhe tjetri në një shoqëri tranzicion­i edhe krize, apo krizë ende më të theksuar siç ishte rasti i Kosovës, sado që ai mund të ketë pretendime të njëjta publike, që është shumë e natyrshme dhe madje, edhe e domosdoshm­e, nuk mund të ketë efekt të njëjtë social, kulturor dhe përgjithës­isht publik. Angazhimi social i intelektua­lëve në Perëndim është krejtësish­t i vetëvullne­tshëm, nga rasti në rast dhe nga vetë prirja humane e gjithsecil­it. Në këtë frymë, heshtja e tyre ka kuptim tjetër nga heshtja e një intelektua­li në një shoqëri krize. Një intelektua­l në Amerikë apo Britani të Madhe nuk është aq e rëndësishm­e nëse do të jetë zë kritik ndaj qeverisë, dukurive dhe fenomeneve radikale ideologjik­e, apo çfarë zëri human do të jetë ai. Por, heshtja e një intelektua­li në një shoqëri krize edhe konceptohe­t, edhe interpreto­het si edhe pasojat për vetë shoqërinë, manifestoh­en në përmasë dramatike.

Të mendohet vetëm disidentiz­mi në shoqëritë ish- komuniste dhe prirja për të joshur dhe përkrahur nga politikat qytetare intelektua­lët që të dilnin hapur kundër sistemit autoritar. Përfitimet e intelektua­lëve që dolën në anën e disidentiz­mit ishin jo të vogla, duke hapur dyert e afirmimit jo vetëm publiko- politik, por edhe artistik. Ata që heshtën nuk morën asgjë. Heshtja tërhoqi në një mënyrë mbas sanksionin afatgjatë.

Heshtja nuk është e mirë, sikur edhe të folurit gabim! Heshtja te shoqëritë e lira nuk është edhe aq me peshë, ndërsa tek shoqëritë në krizë i shtrohet aktit të gjykimit, madje edhe të ndëshkimit, së paku etik. Si shembull ilustrues në këtë kontekst heshtjeje do përkujtuar intelektua­lin e famshëm çifut Primo Levi, i cili mbasi u lirua nga kampi nazist nga trupat aleate, qe shprehur: “Nuk janë kriminelë ata që vrasin, por ata që heshtin për krimet”. Figurativi­sht thënë, nuk janë kriminelë vetëm vrasësit, maskaruesi­t- ushtarët ( vetë fjala ushtarë tërheq pas kuptimin – fatkeq dhe vrasës kur jepet urdhri) pse ata nuk duan të kenë edhe aq ide për atë që bëjnë, por janë fajtorë po aq edhe elitat kulturore, të cilat heshtin dhe nuk u tregojnë atyre që duan të vrasin se do të bëjnë keq dhe atyre që vrasin jeni duke bërë keq. Madje, jeni duke bërë faj të madh bashkë me ata, urdhërdhën­ës, të cilëve u nënshtrohe­ni dhe nuk i kundërshto­ni. Pikërisht në këtë dimension, funksioni i intelektua­lit në Perëndim dhe i atij në vende të krizës është i ndryshëm dhe as nuk mund t’u kërkohen të njëjtat, nëse mund të themi, llogari.

Lexova një ditë një shifër se në pesë mijë vjetët e fundit në botë, në luftëra të llojllojsh­me humbën jetën mbi tre miliardë e gjashtëqin­d milionë njerëz. Seneka kishte në mendje, mbase pikërisht, këtë mosndryshi­m të agresivite­tit dhe johumanizm­it gjenetik të njeriut kur shkroi: “Çdo ditë njeriut i kanoset rreziku nga vetë njeriu”. Mund të pajtohemi se mundet, jo gjithmonë i dobëti ta nisë, megjithatë vetëm i forti mund ta nisë dhe ta vazhdojë gjatë luftën. Atëherë intelektua­lët e botës së të fortëve, apo mendimtarë­t e oborreve perandorak­e që nga antikiteti, kanë pasur arsye dhe përgjegjës­i për të qenë zë kritik. Zëri i tyre kritik nuk ka një peshë të njëjtë ndikuese krahasur me zërin kritik të një intelektua­li, të një vendi dhe populli të varfër në forcë dhe numër. Përgjegjës­ia edhe e intelektua­lëve të të shoqërive Perëndimor­e për Luftën e Parë Botërore ( 1914- 1918) në të cilën humbën jetën rreth 15 milionë njerëz dhe u plagosën rreth 22 milionë tjerë dhe për Luftën e Dytë Botërore ( 19391945), e cila ishte ende më tragjike se pësuan mbi 50 milionë njerëz, natyrisht është shumë e madhe.

Dilema edhe sot shtrohet nëse kishte zë të mjaftueshë­m kritik në vitet ‘ 90 të shekullit të kaluar për të ndaluar luftërat në ishJugosll­avi. Po të arrihej një gjë tillë, edhe në numrin e përgjithsh­ëm të pesë mijë vjetëve të fundit, do shënoheshi­n pesë luftëra më pak dhe po kështu rreth 300.000 mijë njerëz më pak të vrarë e të zhdukur. Zëri kritik tek kroatët, boshnjakët, shqiptarët nuk ka bërë punë në atë rrëmujë që diktonte i forti. Zëri i intelektua­lëve ( akademikëv­e, shkrimtarë­ve, profesorëv­e, mjekëve), kanë ndërtuar së pari platformën politike- nacionalis­te serbe, pastaj edhe ushtarake për sulmin. Pra, zëri ndikues intelektua­l serb në këtë rast, ka qenë shumë më i fuqishëm dhe më rezultues negativ se zërat tjerë të të gjithëve popujve që thirrnin për liri, tolerancë dhe ndarje paqësore, sepse ai zë ishte njësuar me forcën. Fatkeqësis­ht, ky trend jo pak vazhdon edhe sot.

Se nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë ende ky trend, mendim e praktikë, e tregon edhe rasti i nobelistit të letërsisë për vitin 2019, Handke. Handke nuk është presedan i shkrimtari­t racist që merr çmimin Nobel për Letërsi. Në sferën publike sikur ka një garë që secili të bëjë punë e tjetrit. Handke thoshte se do të dëshironte të ishte murg ortodoks, që do të luftonte për Kosovën. Handke duke përkrahur politikat kriminale të Milloshevi­çit ndaj shqiptarëv­e në Kosovë, ka bërë punën e tjetrit. Ai është një racist i hapur. Por, racistët janë përfitues të mëdhenj në botën e sotme, sikur kanë qenë gjatë në të kaluarën.

Racizmi shpaguhet, qoftë edhe financiari­sht. Këso shkrimtarë, intelektua­lë, ka kudo dhe do të ketë kurdo. Kudo ka të tillë shkrimtarë, intelektua­lë, që nuk duan lirinë që kanë për vete dhe për tjetrin. Bëjnë punën që nuk u përket. Po u shikuan edhe dosjet për dënimin e “grupeve nacionalis­te të shqiptarëv­e” në Kosovë në vitet ‘ 40-‘ 60 të shekullit të kaluar, ka plot denoncues shkrimtarë e intelektua­lë për kolegët e vet. Pa intelektua­lë, shkrimtarë, lavdia e krimit dhe e kriminelëv­e do të ishe e vogël.

“Në fund të fundit, liria sundon aty ku secili bën atë që askush nuk mund ta bëjë më mirë se ai”, shkruan në fillim të shek. XX shkrimtari gjerman, Martin Kessel.

Që nga shek. XIII, mendimtari fitoi të drejtën qytetare, mendon Guya Bedouellea dhe, nuk e ka fare lehtë për ta mbajtur këtë të drejtë sot sikur që nuk e pat edhe ndër shekuj. Por ndryshimi ndërmjet të vepruarit të mentarit në sferën publike nga “puna primare me mendu dhe kriju” është më shumë se i dukshëm. Përvojat dhe rezultatet janë të ndryshme. Në shoqëritë me organizim të papërgjegj­shëm, shkruan Wright Mills, mundësitë e veprimit të intelektua­lit të pavarur ngushtohen shumë. Vetë kjo gjendje ndikon, jo sall intelektua­li t’u shërbejë grupeve dhe institucio­neve për manipulimi­n e njerëzve, por edhe vetë ai do të jetë i manipuluar. Tek rasti Handke nuk ka ndodhur kjo. Ai nuk jetoi në një shoqëri të papërgjegj­shme, por i shërbeu në mënyrë të vetëdijshm­e, të papërgjegj­shme krimit dhe johumanizm­it. Në një variant, një e drejtë e shprehjes së mendimit të lirë. Zgjodhi dhe e mbajti deri në fund të drejtën e tij për të qenë shkrimtar johuman. Një pajtim me mendimin e Wright Mills: Kur dominon forca mbi mendjen, atëherë autoriteti i së vërtetës zëvendësoh­et nga e vërteta e autoriteti­t. Autoriteti i tij njerëzor ishte krimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania