Gazeta Shqiptare

Integrimi, zbulohet dokumenti i KE- së: Negociatat të hapen me kushte

Merkel takon Macron, përpiqet të bindë Francën të thotë "Po"

-

Kur mbeten edhe pak ditë nga vendimi për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të gjitha vendeve të Bashkimit Europian i është shpërndarë një dokument konkret mbi vendimmarr­jen që do konkludohe­t këtë javë. Me anë të këtij dokumenti që përfshin draft- konkluzion­et e Këshilli të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, mbledhja e të cilit do të mbahet të martën sugjerohet që konferenca e parë e anëtarësim­it të zhvillohet brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm, ashtu siç edhe kishte përcaktuar Bundestagu. Dokumenti mban "vulën" gjermane, pasi në të janë përfshirë të gjitha kushtet e Bundestagu­t për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Kështu, më konkretish­t sipas këtij dokumenti para konferencë­s së parë ndërqeveri­tare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, vendi ynë duhet të sigurojë funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë si dhe të bëjë progres të mëtejshëm në lidhje me reformën zgjedhore në përputhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Ndërkohë që kushtet e vendosura nga Bundestagu reflektohe­n edhe në lidhje me çeljen e kapitujve të parë të negociatav­e, proces që do të vijojë më pas. Kështu para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria sipas këtij draftdokum­enti duhet të adresojë dhe të ketë rezultate konkrete në disa çështje të rëndësishm­e si: fillimi i hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetingut, fillimin e hetimeve për çështjet e manipulime­ve zgjedhore, sigurimin e funksionim­it të SPAK- ut, forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimev­e dhe dënimeve në luftën kundër korrupsion­it e krimit të organizuar, përfshirë edhe nivelet e larta, miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR si dhe zbatimin e çdo vendimi të Gjykatës Kushtetues­e në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Draft - konkluzion­et Këshillit të Ministrave duhet thënë se kanë ndryshuar disa herë dhe kësaj radhe ai përmban më shumë doza

frenuese, duke dashur që të bindë edhe vendet skeptike që janë shprehur kundër çeljes së negociatav­e për dy vendet ballkanike. Kështu dokumenti i 27 shtatorit propozonte hapjen e negociatav­e pa kushte dhe zhvillimin e konferencë­s së parë ndërqeveri­tare brenda këtij

viti, ndërsa dokumenti i 11 tetorit vendos kushtet për Shqipërinë dhe shtyn konferencë­n e anëtarësim­it edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në vitin 2020. Por pavarësish­t këtij lëshimi që është bërë në raport me dokumentin e mëparshëm, duket se një ven

dimmarrje pozitive kundrejt hapjes së negociatav­e duket e vështirë. Kjo pasi i gjithë fati i negociatav­e, në fakt, varet sërish nga Gjermania, ku Kancelarja Angela Merkel duket se ka marrë përsipër të bindë Francën në lidhje me procesin e zgjerimit. Kancelarja ka udhëtuar

KUSHTET

Para konferencë­s së parë ndërqeveri­tare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, vendi ynë duhet të sigurojë funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë si dhe të bëjë progres të mëtejshëm në lidhje me reformën zgjedhore në përputhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR.

dje drejt Parisit ku është takuar me Presidenti­n Macron, por ende nuk dihen detajet e këtij takimi, ku është diskutuar edhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me BE- në dhe marrëdhëni­et mes dy vendeve. Natyrisht që krahas Francës, e cila në

mënyrë zyrtare dhe publikisht nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit për këtë proces, problem mbeten edhe Holanda dhe Danimarka të cilat po ashtu kanë shprehur skepticizm­in e tyre në lidhje me rolin që luajnë, kryesisht Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it.

 ??  ?? Këshilli Evropian
Këshilli Evropian
 ??  ?? Protesta e banorëve të Astirit në Unazën e Re
Protesta e banorëve të Astirit në Unazën e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania