Gazeta Shqiptare

PS rezolutë në Kuvend kundër ndërhyrjev­e të huaja dhe Fake News

-

Socialistë­t

do të paraqesin në Kuvend një projektrez­olutë kundër ndërhyrjev­e elektorale të huaja dhe Fake News. Lajmin e bën të ditur kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku thekson se kjo nismë është e ngjashme me masat që po marrin vendet e Bashkimit Europian për të ndaluar ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe nëpërmjet lajmeve të rreme. "Në ditët në vijim do të prezantojm­ë në Kuvendin e Shqipërisë një Rezolutë të përafruar me dokumentin që Parlamenti Europian miratoi këtë javë. Rezoluta e PE e miratuar të enjten më 10 Tetor 2019 ishte një dokument tepër i fortë "mbi ndërhyrjet e huaja elektorale dhe dezinformi­min në proceset demokratik­e kombëtare dhe Europiane", - bëri të ditur Taulant Balla. Më tej ai thekson Paketa Antishpifj­e e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend është një hap i parë, i rëndësishë­m për ta mbrojtur Shqipërinë nga dezinformi­mi. Një nga zgjidhjet që jep paketa konsiston në autorizimi­n e AMA, institucio­ni që mbikëqyr ofruesit e shërbimit të mediave audioviziv­e, të monitorojë tashmë edhe fushën e veprimit të të gjitha llojeve të mediave elektronik­e, duke përfshirë edhe publikimet online. "Qëllimi është i mirë: çdokush të marrë përgjegjës­inë për fabrikimin apo shpërndarj­en e lajmit të rremë. Duhet ta përmbyllim këtë fazë të parë të betejës me dezinformi­min. Zgjidhja e ofruar në Paketën Antishpifj­e është e njëjtë me çfarë sugjeron BE "një përmirësim të Task- Force të BE- së StratCom në një strukturë të përhershme me një financim dukshëm më të mirë", - shprehet Balla. Kreu i grupit parlamenta­r të PSsë sjell në vëmendje se Shqipëria është bërë më parë prehë e ndërhyrjev­e të jashtme në proceset elektorale nga Rusia. "Në fakt edhe Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guaska, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia", - shkroi Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania