Gazeta Shqiptare

Basha: S'ka BE pa Ramën para drejtësisë, koha e tij po merr fund

Tensione tek Unaza e Re. Shoqërohet sërish Klevis Balliu dhe 6 protestues Përfaqësue­sit e PD dhe banorët protestë edhe te Drejtoria e Policisë

-

Përkundër parashiki meve që bëjnë ndry shimet më të fundit në Kodin Penal për bllokimin e rrugës dhe pengimin e qarkullimi­t të automjetev­e, banorët e Astirit kanë protestuar sërish dje edhe me më shumë forcë kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe prishjes së shtëpive të tyre. Në mbështetje të tyre ishin edhe drejtuesit më të lartë të opozitës, përfshi edhe kryedemokr­atin, Lulzim Basha. Situata ka qenë e tensionuar për afro 1 orë teksa banorët kanë qëndruar në rrugë dhe duke penguar qarkullimi­n e automjetev­e, ndërsa forca të shumta të policisë dhe forcat speciale kanë tentuar më kot t'i largojnë me forcë. Në fjalën e tij para protestues­ve kreu i demokratëv­e Lulzim Basha dënoi dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë këtyre ditëve, ndërsa theksoi se një vend ku arrestohen qytetarët dhe kriminelët të veshur me pushtet janë të lirë, nuk e ka vendin në BE. "Qeveria po devijon projektin e Lanës, për t'i dhënë mundësinë një trafikanti, mik të Ramës e të Ballës, që do të pastrojë paratë e krimit në kulla. Policët, të cilët janë në hallin e tyre dhe marrin paga të ulëta, por janë rreshtuar në anën e gabuar. Gjykata ka vendosur të lërë në burg sot 3 baballarë. Qindra vogëlushë janë nën terror psikologji­k. Prokuroria është e kapur dhe ka kamikazë politikë në gjykata dhe në Prokurori. Prandaj Rama nuk përgjigjet para ligjit, sepse ai e ka kapur prokurorin­ë. Balla është sot njeriu, i cili mbështet një trafikant droge për ndërtime pa leje. Damian Gjiknuri që iu përfshi emri në afera korruptive. Saimir Tahiri që dihet botërisht ka lidhje me bandat e trafikut të drogës. Shqipërisë nuk do i hapen rrugët në Europë me një mashtrues dhe pa çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin nga i pari tek i fundit", - tha kreu demokrat në fjalën e tij. Më tej ai theksoi se opozita është vendosur sot në krahun e njerëzve të thjeshtë që ashtu si edhe banorët e Unazës së Re dhunohen çdo ditë nga qeveria. "Opozita e bashkuar sot qëndron në krah të baballarëv­e, për një Shqipëri europiane dhe jo Shqipëri vend kriminelës­h e hajdutësh. Ne luftojmë për Kushtetutë dhe ligj", - tha Basha. Ndërsa duke iu referuar vendimit të mundshëm negativ të BE- së

Hyrja

EUROPA

"Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë. Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë protestës së djeshme me banorët e Astirit
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë protestës së djeshme me banorët e Astirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania