Gazeta Shqiptare

Lleshaj: PD u kthye te vesi i vjetër, por duke u fshehur pas fëmijëve

-

Ministri

i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dënuar rik thimin e opozitës te bllokimi i rrugëve. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Lleshaj shprehet se opozita u kthyer sërish te vesi i vjetër. "Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratik­e për të gjetur udhën e politikës. Ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një "risi" të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjsh­mërisë dhe e kurajës. Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdoru­r politikish­t. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapoliti­k i dalë dëshpërimi­sht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit", - shkroi Lleshaj. Më tej ai ftoi qytetarët që të mos manipulohe­n politikish­t dhe t'i kërkojnë zgjidhjet në rrugë ligjore. "Ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohe­n nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdori­min e vetes për interesa politike! E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqyteti­t, por vetëm te rruga institucio­nale. Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqës­isë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë. E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucio­nale. Institucio­net janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitur­a për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve", - mbylli reagimin Lleshaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania