Gazeta Shqiptare

Gjykatat në gjithë Shqipërinë, 18.7% e vendeve janë vakante

-

Jo

vetëm institucio­net qendrore të drejtësisë, por edhe ato vendore duket se po "vuajnë" pasojat që ka lënë vetingu. Sipas të njëjtit studim të KShH të bazuar në të dhënat zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se në gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apelit, gjykatat Administra­tive në Shkallë të Parë dhe Apel në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë krijuar plotë 73 vende vakante. Me organikën e miratuar me dekret të Presidenti­t, sot në sistemin gjyqësor duhet të ishin 389 gjyqtarë, ndërkohë që efektivish­t ose në situatën faktike rezultojnë vetëm 316 gjyqtarë, ndërkohë që 18.7% e vendeve rezultojnë me vakanca. Nga 73 vende vakante, rezulton se 34 prej tyre rezultojnë për shkak të efekteve që ka krijuar procesi i rivlerësim­it kalimtar ose siç njihet ndryshe procesi i vetingut. Me numër vendesh vakante në nivel të konsiderue­shëm që mund të krijojë vonesa në proceset gjyqësore dhe rrjedhimis­ht edhe në aksesin në drejtësi të qytetarëve, po përballen Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka 66 gjyqtarë nga 76 që duhet të kishte efektivish­t, Gjykata e Apelit Durrës që ka 7 gjyqtarë nga 13 që duhet të kishte, Gjykata e Apelit Tiranë që ka 23 gjyqtarë nga 31 që duhet të kishte. Gjithashtu, këto vakanca kanë krijuar një ngarkesë të lartë për trupën gjyqësore aktuale. Si rezultat edhe i këtyre vakancave, Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton të ketë marrë një sërë vendimesh për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku do të ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

e cila do të shndërrohe­t në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, rezulton i konfirmuar vetëm një gjyqtar dhe është shkarkuar një gjyqtar tjetër, nga 15 gjyqtarë në total që janë emëruar përkohësis­ht dhe duan të jenë pjesë e kësaj strukture të gjyqësorit. Ndërkohë për pjesën tjetër, përkatësis­ht për 13 gjyqtarë nuk rezulton të jetë zhvilluar seancë dëgjimore nga KPK. Për Gjykatën e Posaçme të Apelit rezulton se janë konfirmuar 5 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, nga 11 që është në total numri i gjyqtarëve të emëruar përkohësis­ht nga KLGJ. Ndërkohë që 5 prej tyre janë shkarkuar nga Komisioni i

Pavarur i Kualifikim­it, 1 subjekt nuk ka filluar procedura e rivlerësim­it. Ndërkohë që procesi duket tepër i ngadaltë edhe për Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë, pavarësish­t synimit të shumicës qeverisëse që t'i çojë përpara procedurat për këto dy gjykata deri sa ti bëj efektive dhe të kenë mundësi të marrin vendime. Krahas këtyre 4 institucio­neve dhe strukturav­e të reja të drejtësisë, ende Shqipëria nuk ka një Prokuror të Përgjithsh­ëm që të zgjidhet sipas ligjeve që u miratuan 3 vite më parë. Për pak muaj mbushen dy vite nga zgjedhja e Arta Markut si kryeprokur­ore e përkohshme, në pamundësi për të zgjedhur emrin e ri të kreut të akuzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania