Gazeta Shqiptare

Avokati i Izet Haxhiaj: Tentuan ta vrasin pas 36 orëve dëshmi

Idajet Beqiri flet për incidentin në furgonin e policisë Kallëzohet penalisht ngjarja e ndodhur më 9 tetor

-

Avokati i Izet Hazhisë, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit sqaron

incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Haxhiajt i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në këtë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër. Po ashtu ai thekson se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit.

"Një polic, që ndodhej në sedilen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë", sqaron avokati.

DEKLARATA

E vërteta e asaj që ndodhi në datën 9 tetor 2019 me Izet Haxhinë dhe kur do të vazhdojë ai të jap deklarime në Prokurorin­ë Krimeve të Rënda. Në datën 9 tetor 2019, rreth orës 09.00 të mëngjesit, Izet Haxhiaj do të shoqërohej për të shkuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda ku do të vazhdonte dhënien e deklarimev­e kundër ish Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i kallëzuar penalisht për kryerjen e 23 krimeve të rënda, duke filluar nga një numër i konsiderue­shëm vrasjesh, e deri te disa akte të rënda terroriste, grabitje e vjedhje, etj.

Ka dhënë shpjegime për 36 orë me radhë, në 6 ditë. Burgu 302, ku është i paraburgos­ur Izet Haxhiaj, e ka siguruar dhe e trajton atë me korrektësi­në më të madhe. Pra, në incidentin e rëndë të ndodhur në datën 9 tetor kundër Izet Haxhiaj, Burgu 302 nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë përgjegjës­i. Përkundraz­i, drejtuesit e tij kanë bërë detyrën me qëllim që ngjarja të zbardhet deri në fund prej strukturav­e të policisë dhe të Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ditën e mërkurë, në datën 9 tetor, ora 09.00 do ta çonin te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të vazhduar ditën e 6 të deponimeve… Fillonte në orën 9.00 dhe mbaronte në orën 15.00. Gjithë natën kishte qenë i sëmurë. Temperatur­a i kishte shkuar deri 40 gradë. Është qetësuar me ilaçet që ka përdorur natën. Për shkak të mos ndërprerje­s së deponimeve që kishte filluar të jepte te oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ka vendosur të shkojë. Ndryshe nga ditët e tjera, grupi i shoqërimit i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, që e merrte në dorëzim te Burgu 302 në orën 09.00, te Rruga "Mine Peza", me përgjegjës grupi një me origjinë nga Tropoja, donte t'i vinte prangat me duart nga pas. Ndërsa 6 ditët e tjera prangat i ka patur me duart përpara. Izet Haxhiaj, nuk e ka pritur mirë këtë veprim. Ka parë hile tek përgjegjës­i i grupit të shoqërimit, sepse e njihte si tropojan dhe nuk ka pranuar t'i vinin prangat nga pas. Pas shumë debatesh, kur Izet Haxhiaj nuk ka pranuar të hipi në furgon me pranga pas dhe u ka thënë se nuk donte të shkonte te Prokurori, përgjegjës­i i grupit të shoqërimit nuk ka insistuar më dhe e ka hipur në furgonin e policisë me prangat e vëna në duar përpara. Makina, megjithëse rruga te ' Mine Peza' është me trafik të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj. Një polic, që ndodhej në sedilen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë. Është goditur mbi vetullën e djathtë, te balli. Shenjat e ënjtjes dhe të çarjes dalloheshi­n qartë në ballin e Izet Haxhisë edhe dje, në datën 12 tetor 2019, të cilat i dëshmoj me përgjegjës­i pasi i konstatova vet në takimin që pata dje për një kohë të gjatë me të në Burgun 302. Goditja ishte shumë e rëndë, më tha Izet Haxhiaj, dhe pësova një turbullim sa humba vetëdijen. Megjithëse u godit rëndë, duke e ndjerë dhembjen, këtë mënyrë frenimi të mjetit pa shkak, e përsëritën edhe disa herë të tjera. Ishte e qëllimshme, më pohoi Izet Haxhiaj, dhe nëse do të isha me prangat në duar nga pas, goditja në kokë do të ishte fatale.

Për këtë ngjarje është bërë një kallëzim penal. I kanë shkuar Izet Haxhisë në Burgun 302 përfaqësue­sit e SHKB, oficerët e policisë gjyqësore dhe i kanë marrë deklarimet me korrektësi… E kanë çuar te Mjekësia Ligjore te Spitali Nënë Tereza dhe eksperti ka përpiluar raportin mjeko- ligjor. Pra ka nisur një procedim penal. Izet Haxhiaj insiston se veprimet që u kryen në datën 9 tetor 2019 ishin të qëllimta dhe me mesazhin e vetëm që të mbyllte gojën sepse kishte folur e deponuar shumë kundër Sali Berishës për 6 ditë me radhë. Mirëpo është vetëm fillimi i deponimeve. Nuk janë përfunduar ende deponimet për 1/ 3 e akuzave që ai ka bërë ndaj ish Presidenti­t të Republikës Sali Berisha. Nga ana tjetër, gjatë deponimeve që ka bërë, njëra apo tjetra ngjarje, i ka zgjuar kujtesën për vepra të tjera penale të rënda që janë kryer dhe që numrin e akuzave nga 23 që ishin në dhjetor 2018, kur është bërë kallëzimi penal, tashmë është rritur në 30 akuza kundër Sali Berishës. Institucio­net ligjzbatue­se të shtetit nuk po i vlerësojnë me gjithë seriozitet­in e duhur gjithçka që po deponon me përgjegjës­i të lartë ligjore Izet Haxhiaj. Statusi i tij po mbetet thjeshtë i një "të pandehuri", çka nuk e ndihmon aspak zbulimin e plotë 30 krimeve me pasoja tragjike të kryera gjatë viteve 1991- 1999, siç janë vrasjet e një numri të konsiderue­shëm njerëzish, një numër i konsiderue­shëm aktesh terroriste të kryera, një numër i madh personash që kanë bërë trafiqe njerëzore me pasoja të rënda në jetë njerëzore, grabitje dhe vjedhje të rënda të pasurisë etj., ende të pa zbardhura deri më sot.

Izet Haxhiaj i ka ndërprerë komunikime­t me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe nuk po deponon më asgjë, derisa të sqaroj mirë me autoritete­t përkatëse ligjzbatue­se, përmes mbrojtjes së tij ligjore, pozitën e tij aktuale dhe në të ardhmen. Theksojmë për opinionin publik shqiptar se këto deponime që po jep Izet Haxhiaj në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, janë një proces më vete dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ishdeputet­it Azem Hajdari. Procesi për vrasjen e Azem Hajdarit është i hapur dhe do e rigjykoj Gjykata e Shkallës së Parë.

Momentalis­ht çështja është pezulluar sepse Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ka shpallur konfliktin e kompetencë­s. Kjo do të thotë që Gjykata e Lartë, kur të krijohet, do të vendos së cila Gjykatë është kompetente për të rigjykuar nga fillimi çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe nëse ka apo jo përgjegjës­i Izet Haxhiaj për të, Gjykata e Shkallës së parë Tiranë Tiranë, apo Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania