Gazeta Shqiptare

OFERTA AKADEMIKE

Studentët, praktika e intershipe pranë "Hysenbelli­u Group". 80% punësohen menjëherë

- Voltiza Duro

Brenda ditës së sotme, të gjithë maturantët që ende nuk kanë aplikuar apo regjistrua­r në raundin e parë apo të dytë, kanë mundësinë të bëhen pjesë e universite­tit "Luarasi". Ky i fundit fton të gjithë të interesuar­it që gjatë aplikimit të tyre të përzgjedhi­n programet e studimit në këtë IAL, që do t'i hapë dyert e suksesit. "Universite­ti "Luarasi" njofton të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar ose nuk janë regjistrua­r në raundin e parë dhe të dytë, se kanë një tjetër mundësi për t'u regjistrua­r në Universite­tin "Luarasi" nëpërmjet Raundit III. Maturantët duhet të aplikojnë në Portalin U- Albania deri në datën 14 tetor për të pasur mundësi të vazhdojnë studimet e tyre të larta në universite­tin "Luarasi". Ju mirëpresim! Edukojmë mendje, ndryshojmë jetë!",- bën me dije stafi akademik i universite­tit "Luarasi".

PROGRAMET E STUDIMIT

I pozicionua­r në një nga zonat më të preferuara të kryeqyteti­t, me një infrastruk­turë të shkëlqyer dhe kushtet më të mira për mbarëvajtj­en e mësimit, universite­ti "Luarasi" është një ndër opsionet më të mira për maturantët. Deri më tani universite­ti "Luarasi" ka dëshmuar se është lider në mësimdhëni­e dhe i kushton një rëndësi tejet të veçantë gërshetimi­t të teorisë me praktikën, duke sjellë pranë studentëve ekspertët më të mirë e metodat më bashkëkoho­re në treg. Ky universite­t ka tri fakultete, atë të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Teknologji­ve të Informacio­nit dhe Inovacioni­t, të cilat ngjallin shumë interes te maturantët. Pas shpalljes së rezultatev­e të akreditimi­t të shkollave të larta publike dhe shtetërore, universite­ti "Luarasi" është akredituar maksimalis­ht për gjashtë vite, duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit, duke u bërë kështu alternativ­a e parë për maturantët. Tashmë është e vërtetuar se mbi 80% e studentëve të "Luarasit" punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit, në një kohë që shumë prej të diplomuarv­e vazhdojnë studimet doktorale në universite­te prestigjio­ze ndërkombët­are.

KËSHILLIMI I KARRIERËS

Edhe këtë vit "Luarasi" u angazhua në një fushatë intensive të këshillimi­t të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, kudo në Shqipëri. Fakt është që në të gjitha gjimnazet e mëdha është ofruar këshillim cilësor karriere, nga stafi akademik dhe administra­tiv i "Luarasit", me një pjesëmarrj­e të vetë re

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania