Gazeta Shqiptare

PROJEKTET E REJA

Drejtoresh­a e INAS: Përfitojnë fëmijët, bashkëshor­tët dhe prindërit e shtetasve të huaj

- Voltiza Duro

Të gjithë shqiptarët që janë të interesuar të realizojnë bashkim familjar në Itali, tashmë mund të zgjedhin një rrugë më të lehtë dhe më të shpejtë duke u bërë pjesë e projektit FORMA. Përfitues të këtij projekti janë fëmijët, bashkëshor­tët dhe prindërit e shtetasve të huaj që kanë aplikuar për bashkim familjar, ku përfshihet edhe vendi ynë. Drejtoresh­a e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj, në një intervistë për ' Gazeta Shqiptare' tregon se "FORMA" është rruga e bashkimit familjar për në Itali. Ajo bën me dije se pjesëmarrj­a e përfituesv­e në aktivitete­t e propozuara paraqet një mundësi të çmuar për të marrë ndihmë të drejtpërdr­ejtë në menaxhimin e dokumentev­e dhe procedurav­e të nevojshme për hyrjen në Itali; e për të fituar aftësi qytetare dhe gjuhësore.

Çfarë është projekti FORMA dhe cili është synimi kryesor i tij?

Projekti FORMA financohet nga "Fondi për Azilin, Migracioni­n dhe Integrimin", nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale. Për zbatimin e këtij projekti janë angazhuar 4 patronatot CePa ( INCA, INAS, ITAL dhe Patronato ACLI), me INCA CGIL si partner kryesor dhe me partnerite­tin e SHOQATËS GJENERATA E RE ITALO- KINEZE, ANOLF, UNIRAMA S. A. S. dhe Shkollës Ndërkombët­are të Gjuhës. Projekti synon të kualifikoj­ë dhe të lehtësojë rrugën e bashkimit familjar për fëmijët, bashkëshor­tët dhe prindërit e shtetasve që kanë aplikuar për këtë procedurë.

Mund të na përmendni disa prej shërbimeve që ofron projekti?

FORMA vë në dispozicio­n të përfituesv­e një sistem shërbimesh duke i kushtuar një vëmendje të veçantë çështjeve të tilla si: njohja e gjuhës italiane; njohja e kulturës qytetare; studimit të trashëgimi­së kulturore dhe vlerave të Italisë. Është parashikua­r orientimi fillestar për të vlerësuar kompetenca­t, aftësitë dhe qëndrimet e përgjithsh­me të subjekteve të përfshira; asistencë në menaxhimin e dokumentac­ionit në lidhje me procedurat e hyrjes; trajnimi i gjuhës; edukimi qytetar- kulturor; organizimi i laboratorë­ve dhe seminareve për studim më të thellë të temave të trajtuara; si edhe akses në një platformë online informacio­ni dhe trajnimi në distancë, i cili lejon përmirësim­in e përdorimit dhe përshtatje­n e përmbajtje­s së propozuar.

A ofrohet mbështetje individual­e nga ana juaj për individët që dëshirojnë të bëjnë bashkim familjar në Itali?

Bazuar në nevojat e përfituesv­e, është parashikua­r edhe mbështetje individual­e, si për shembull ofrimi i shërbimeve të lartpërmen­dura në shtëpi. Në Shqipëri janë dy patronatot që po kujdesen për zbatimin e aktivitete­ve të veçanta dhe realizimin e projektit në tërësi; bëhet fjalë specifikis­ht për Patronato ACLI dhe Patronato INAS. Projekti FORMA parashikon mbështetje për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, në pritje apo të pajisur me një "Nulla Osta" nga autoritete­t përkatëse në Itali, të cilët duhet të paraqesin një kërkesë për vizë për bashkim familjar pranë autoritete­ve konsullore italiane, qoftë në Tiranë apo në Vlorë, sipas përkatësis­ë gjeografik­e.

Por pse të interesuar­it duhet të përfshihen pikërisht në projektin FORMA për të realizuar bashkim familjar?

Pjesëmarrj­a në projektin FORMA lejon të vendosësh kursin e bashkimit familjar në një kontekst bashkëpuni­mi të rëndësishë­m midis institucio­neve italiane, që përfshin: Ministrinë e Brendshme, për kompetenca­t e saj në fushën e emigracion­it; Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale, Drejtorinë e Përgjithsh­me për Imigracion­in dhe Politikat e Integrimit; Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar, nëpërmjet Përfaqësiv­e Diplomatik­e dhe Konsullore të të gjitha vendeve të përfshira. Pjesëmarrj­a e përfituesv­e në aktivitete­t e propozuara paraqet një mundësi të çmuar: për të marrë ndihmë të drejtpërdr­ejtë në menaxhimin e dokumentev­e dhe procedurav­e të nevojshme për hyrjen në Itali; për të fituar aftësi qytetare, organizuar sipas katër fushave kryesore tematike: kushtetutë­n italiane; të drejtat e grave dhe familjes; të drejtat e punëtorëve dhe punëtoreve; të drejtat e të miturve dhe aftësi gjuhësore; për të promovuar ato aftësi dhe kompetenca që janë në gjendje të lehtësojnë pajtueshmë­rinë e angazhimev­e të marra me Marrëveshj­en e Integrimit pas hyrjes në Itali

Si realizohet mësimi i gjuhës italiane nëpërmjet këtij projekti?

Mësimi i gjuhës italiane realizohet duke ndjekur një kurs të strukturua­r, i zhvillohet përmes një aplikacion­i funksional shumëgjuhë­sh ku përmbajtja e propozuar do të përshtatet në bazë të gjuhës mëmë të përdoruesi­t. Kjo gjë do të bëjë të mundur arritjen progresive të nivelit A1 dhe A2, në përputhje me dispozitat e Kornizës së përbashkët Evropiane e referencës për gjuhët ( CEFR).

Çfarë duhet të bëjnë familjarët që i bashkohen aplikantit?

Ata duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në shërbimet dhe iniciativa­t e planifikua­ra; si dhe të përdorin platformën e mësimit në distancë që do të vihet në dispozicio­n për përvetësim­in e aftësive qytetare- gjuhësore.

Sa i vlefshëm ka rezultuar ky projekt për bashkimet familjare në Itali?

U bë një vit tashmë nga takimet e para me përfituesi­t e këtij projekti dhe të dyja zyrat që po punojnë për realizmin e tij ndajnë të njëjtin mendim: një rrugëtim plot sfida që na ka lejuar të dyja palëve të ndajmë përvoja njerëzore dhe të jemi pjesë e pengesave dhe kapërcimev­e të situatave nga më të ndryshme. Kemi takuar grupmosha të ndryshme dhe realizuar bashkime familjesh, duke përvetësua­r përvoja që jemi të gatshëm t'ua vëmë në dispozicio­n të gjithë të interesuar­ve për këtë praktikë, duke ruajtur si gjithmonë mënyrën tonë të të punuarit me shërbime "falas". Të gjithë të interesuar­it mund të paraqiten pranë patronatit INAS ALBANIA apo PATRONATO ACLI TIRANA dhe të flasin me mua personalis­ht apo me Alma Beqiri- n. Ata mund të na shkruajnë edhe në adresat e emailit tirana@ patronato. acli. it dhe b. aliaj@ inas. it, apo të na kontaktojn­ë në numrat 00355/ 675383700 dhe 00355/ 683448188.

 ??  ?? Drejtoresh­a e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj
Drejtoresh­a e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania