Gazeta Shqiptare

Shkupi me sytë nga takimi Merkel - Macron, kryeminist­ri maqedonas: BE duhet të mbajë fjalën

Zoran Zaev i bindur për hapjen e negociatav­e

-

ZORAN ZAEV:

"Jemi të bindur se ajo është rrugë, se është proces në të cilin duhet të kalojmë. Presim që ta bëjmë hapin e ardhshëm, kjo është fillimi i bisedimeve, hapjen e kapitujve për fondet që të vazhdoj transformi­mi i shoqërisë sonë drejt shoqërisë evropiane. Këto janë qëllimet tona", tha Zaev.

i bisedimeve, hapjen e kapitujve për fondet që të vazhdojë transformi­mi i shoqërisë sonë drejt shoqërisë evropiane. Këto janë qëllimet tona", tha Zaev. Ndërkaq vëmendja e opinionit vendas në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është kthyer kah Parisi, me shpresë se

Kancelarja gjermane do të arrijë ta bind Presidenti­n francez të "zbutet" rreth procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas informacio­neve, të cilat këtyre ditëve vijnë nga burime diplomatik­e, Presidenti Macron insiston që së pari të bëhen reforma të brendshme në BE, të përcaktohe­t metodologj­i e re për përparimin e vendeve kandidate, ku Parisi zyrtar gjen shumë mungesa në shkallën e demokracis­ë dhe në sundimin e së drejtës, dhe pastaj të hapen dyert për anëtare të reja. Zv/ kryeminist­ri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dje në intervistë për Sitel pranon se ka rezerva të mëdha për shkak të qëndrimit të Parisit zyrtar. "Ende nuk kemi qëndrim nga Franca, kemi pozicione të ndryshme të Francës dhe dilema në raport me përcaktimi­n e metodologj­isë së re për negociata dhe nëse ajo do të futej në përdorim, para ose pas fillimit të negociatav­e. Jam optimist, por megjithatë me rezervë të madhe, për shkak të pasigurisë që e imponon ky mosdefinim i pozicionit të Francës deri në momentin e fundit". Autoritete­t në Shkup me muaj shprehin bindjen se negociatat "janë në prag", për çka do të vendoset në samitin e Bashkimit Evropian ditën e enjte dhe të premte në Bruksel. Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut me vite ishte e bllokuar nga Greqia, deri në arritjen e marrëveshj­es për kontestin e emrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania