Gazeta Shqiptare

E papritur! Zarfet nga Serbia helmojnë numëruesit në Prishtinë, 26 të helmuar

Shpërthen Gjuriç: Kurti do thërrasë në Kuvendin e Kosovës, "serbët e tij" Reagon VV: Duhen sjellë përgjegjës­it para drejtësisë

-

Një ngjarje e paza kontë është regjis truar në Qendrën e Verifikimi­t të Votave në Serbi ditën e djeshme, për shkak të disa problemeve që kanë shfaqur numëruesit. Mediat kosovare raportojnë se është ndërprerë procesi i verifikimi­t të votave të ardhura nga Serbia, për shkak të problemit të shfaqur me zarfet, të cilat kundërmoni­n erë të rëndë. Verifikues­it kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia dhe për pasojë janë helmuar 26 persona. Disa prej verifikues­ve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë si dhe kanë pasur temperatur­ë. Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë, ndërsa personat e helmuar janë transportu­ar në spital. Ndërkohë, policia po heton rreth ngjarjes në fjalë. Nga ana tjetër, zyrtari i të ashtuquajt­urës zyrës serbe, Marko Gjuriç ka folur për skenarë në parlamenti­n e Kosovës, ku sipas tij do të futen "serbët e Kurtit". "Nga kjo çfarë ndodhi dje duhet parë të gjithë se çfarë budallenjs­h shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofë­s zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviç dhe kandidatët tjerë të Kurtit", ka deklaruar Marko Gjuriç, në një komunikatë për media. Gjatë ditës së djeshme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia. QKU ka njoftuar se nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetëso­re e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK- së raportohet të jetë e qëndrueshm­e "Në ora, 11: 58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universita­re, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje duarsh. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonfort­i dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithsh­me është stabile", deklarohen zyrtarë nga zyra e drejtorit të SHsKUK- së. Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmues­e. "Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizua­r dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësi­së Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetëso­re të pacientëve të spitalizua­r. Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t'u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe. Policia për momentin nuk po lejon asnjë zyrtarë e as qytetarë t'i afrohet qendrës së votimit. Nga ana tjetër, deri më tani, asnjë prej krerëve të partive politike në Kosovë nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendos­je ka reaguar Xhelal Sveçla. Ai thotë se ngjarja e djeshme dëshmon se Serbia do ta shfrytëzoj­ë secilën mundësi që e ka për të ndikuar në punët e brendshme të Kosovës. "Ngjarja e djeshme, ku 26 persona u helmuan duke numëruar votat e ardhura nga Serbia, dëshmon edhe njëherë që, çfarëdo mundësie që i lihet Serbisë për të ndikuar në punët e brendshme të Kosovës, pa kurrfarë hezitimi e ndruajte ajo do ta shfrytëzoj­ë, edhe me mjete kriminale e terror

iste", ka shkruar Sveçla. Ai e ka krahasuar helmimin e djeshëm me helmimin e fëmijëve shqiptarë nëpër shkolla në vitin 1991. "Kur fëmijët shqiptarë u helmuan nëpër shkolla në vitin 1991, sigurinë e kishte në dorë policia e Serbisë së Milloshevi­çit. Tani kur helmohen zyrtarë

të KQZ- së, dhe dëmtohet procesi i votimit, policia dhe prokuroria janë të Kosovës. Duke zbuluar rastin deri në fund dhe duke sjell përgjegjës­it para drejtësisë, këto institucio­ne dëshmohen profesiona­le dhe të pavarura", ka shkruar Sveçla në ' Facebook'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania