Gazeta Shqiptare

Maratona e Tiranës, Luiza Gega thyen rekord të ri

Në edicionin e katërt mbizotëroj­në sërish sportistët nga Kenia, rezultatet Nga Veliaj te politikani­a kosovare e prezantues­it e njohur në garë

-

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenian, të cilët kanë qenë fi tues të gjysmë- maratonës me gjatësi 21, 0975 km. Ndërkohë që rekordmeni­a shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00: 33: 42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar. Fitues i garës së Gjysmë Maratonës ( 21, 0975 km) për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01: 06: 44, ndërsa për femra fi tuese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo, e cila e realizoi për kohën 01: 20: 32. Ndërkohë që në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo me kohën 00: 29: 57, po nga Kenia. Ndërsa për femra fi tuese u shpall rekordmeni­a shqiptare, Luiza Gega me kohën 00: 33: 42. Maratona e Tiranës organizohe­t për të katërtin vit radhazi nga Bashkia e Tiranës dhe është kthyer në një traditë të bukur për kryeqyteti­n si aktiviteti më i madh sportiv që zhvillohet në Shqipëri. Në këtë maratonë garuan mbi 2500 sportistë amatorë dhe profesioni­stë nga 42 shtete të ndryshme. Në maratonën e Tiranës morën pjesë dhe njerëz të njohur të politikës e artit. Politikani­a e njohur nga Kosova Mimoza Kusari Lila nuk mungoi as këtë vit në Maratonën e Tiranës duke ardhur bashkë me familjen e saj. Mes tyre bie në sy Ledion Liço, i cili ndonëse sapo është bërë baba për herë të dytë, ka vendosur që të garojë duke arritur edhe që ta përfundojë atë të plotë. Pjesëmarrë­s ishin gazetari Endri Xhafo, prezantues­i e aktori njëkohësis­ht Eni Shehu, prezantues­ja Xhesika Trola, blogerja Alba Hodo, por dhe shumë ambasadorë dhe konsujt, ku ra në sy edhe ambasadori i Japonisë Makoto Ito. Ndërkaq, Redi Jupi, ish- kapiteni legjendar i Dinamos, ndonëse ka shumë vite tashmë që ka varur këpucët e futbollit, tregoi me pjesëmarrj­en e tij në Maratonë se falë punës mund të ruhet forma e mirë dhe se vitet janë vetëm numër. Gjithashtu, në garë morën pjesë edhe rreth 200 ushtarakë bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm, Bardhyl Kollçaku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania