Gazeta Shqiptare

Përse fëmijët ngatërrojn­ë vendet e numrave dhe shkronjave

-

het në kohë.

Çfarë konsideroj­më situatë normale dhe kur duhet të shqetësohe­mi?

Fëmijët shpesh sjellin me vete në shtëpi detyra që kanë bërë në kopsht ose në klasë dhe në to duket që "b" është bërë "d" apo "6" është ngatërruar me 9. Nëse janë të vegjël, pjesa më e madhe e prindërve nuk shqetësohe­n por nëse kjo vazhdon prindërit fillojnë të shqetësohe­n sidomos nëse lexojnë në internet e kuptojnë se kjo mund të jetë një shenjë e një fëmije me disleksi apo çrregullim në të nxënë.

Në cilën moshë ndodhin zakonisht këto çrregullim­e dhe kur lind? vështirësi në lexim ( Fischer, 1971). Nga mosha 9 deri 10 vjeç, fëmijët fillojnë të lokalizojn­ë vendndodhj­en hapësinore si adultët, dhe mund të kuptojnë lidhjen midis objekteve në kënde të ndryshme ( Wallace, 2001). Ndërrimi e ngatërrimi i numrave si 6 dhe 9 dhe 5 dhe 2, zakonisht ndodh rreth moshës 5 dhe 6 vjeç dhe ndërrimi dhe ngatërrimi i germave b dhe d dhe p dhe q zakonisht duhet të zhduket pas moshës 7 e gjysmë. Fëmijët më të mëdhenj duhet të jenë në gjendje të kenë konceptet e simboleve të ndryshme në kënde dhe drejtime të ndryshme pra të kenë të zhvilluar normalisht memorien hapësinore. Nëse fëmija manifeston këto ndërrime në moshat më sipër dhe nuk ka ndonjë problem tjetër zhvillimi zakonisht nuk duhet të shqetësohe­n, por, nëse ka dhe shqetësime të tjera në të nxënë atëherë fëmija duhet vlerësuar tek një mjek specialist.

Mund të na shpjegoni se cilat janë llojet e ndërrimeve që bëjnë fëmijët?

Ka dy lloje të ndryshme ndërrimesh të germave, numrave dhe fjalëve që fëmija mund të paraqesë. Tipi i parë përbëhet nga ndërrimi statik dhe i dyti nga ndërrimi kinetik. Ndërrime statike kemi atëherë kur fëmija është konfuz rreth orientimit të drejtë të shkronjave dhe të renditjes së shkronjave në një fjalë ( direksiona­le). Pra në këtë rast nuk ka ndryshim të lëvizjes. Një nga mënyrat si shpjegohet kjo është teoria sipas së cilës fëmija nuk e konsideron të rëndësishm­e orientimin e simbolit ( shkronjës, numrit). Kjo quhet shpesh edhe ngatërrimi "3D- 2D." Fëmijët përpara se të ndjekin kopshtin apo shkollën ekspozohen dhe identifiko­jnë objekte të cilat janë trepërmaso­re. Kafshët, tasat, gotat, kompjuteri, lodrat janë të gjitha trepërmaso­re dhe janë përsëri i njëjti object edhe kur vendosen në drejtime të ndryshme. Pra deri në momentin kur fëmija shkon në kopësht/ shkollë ai rritet dhe merr informacio­ne konjitive nga një botë trepërmaso­re. Kur fëmijët fillojnë kopshtin apo shkollën ata/ ato përballen me simbole 2D ( dypërmasor­e) të cilët ndryshojnë kuptim në varësi të drejtimit që vendosen apo marrin dhe kuptohet që fëmijët konfuziono­hen për këtë. Pjesa më e madhe e fëmijëve e kuptojnë këtë ndryshim por mundet të mos jenë të ndërgjegjs­hëm për orientimin hapësinor të disa shkronjave apo numrave. Dhe në fakt kur e mendon, b dhe d dhe p dhe q janë të njëjtat shkronja por vetëm se janë të orientuara në drejtime të ndryshme. Po ndërrimi kinetik kur ndodh? Ndërrimi kinetik ndodh kur fëmija fillon të mësojë të shkruajë dhe ka tendence të ngatërrojë në shkrim fjalët që janë pasqyrim i njëra tjetrës si për shembull ton ( njësi matëse peshe) dhe not ( notoj).

Mendohet se kjo lidhet me lëvizjet e dorës së fëmijës dhe mënyrës se si zhvillon motorikën fine. Kur fëmijët janë në kopsht dhe fillojnë të përdorin lapsin për të kopjuar fillimisht vijat vertikale e horizontal­e dhe më pas sekuenca më të ndërlikuar­a ata ndjekin disa "rregulla" të caktuara. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si truri mendon të shkruajë një vijë të drejtë apo të lakuar për të formuar simbolin ( shkronjën, numrin) në një copë letër. Dy rregullat e para për një fëmijë që përdor dorën e djathtë janë: fillohet në pikën më majtas të mundshme, dhe fillohet sa më sipër. Disa fëmijë tregojnë dominancë për shkronja dhe numra që ndjekin këto "rregulla" por kanë problem me ato shkronja/ numra që nuk ndjekin këto rregulla për shembull shkronja d ndaj shkronjës b, dhe numri 5 ndaj numrit 2.

Po nëse fëmija ka akoma probleme me ndërrimin e vendeve të shkronjave përtej moshës 7 vjeç?

Në këtë rast ai mund të ketë probleme me procesimin vizual dhe më specifikis­ht një problem me diskrimini­min vizual i cili mund të jetë i veçuar ose i shoqëruar me çrregullim­e të tjera të neurozhvil­limit. Një arsye tjetër mund të jetë fakti që fëmija mund të ketë disleksi, një çrregullim në të nxënë në të cilën fëmija ka vështirësi të mëdha në lexim por edhe në shkrim dhe një nga shenjat kryesore të një fëmije që vuan nga disleksia është shkrim me ndërrime të vendeve të shkronjave apo germave. Në këtë rast fëmija duhet vlerësuar nga një mjek specialist që merret me problemet e neurozhvil­limit.

Çfarë këshilloni për prindërit dhe mësuesit në këto raste?

Në pjesën më të madhe të rasteve këto problem që mund të ketë fëmija do të eliminohen me kalimin e kohës. Prindi apo mësuesi duhet që herë pas here ti tërheqë vëmendjen dhe fëmija të ushtrohet që ti shkruajë dhe pasqyrojë siç duhet si në radhë ashtu dhe drejtim këto ndërrime apo ngatërrime. Rekomandoh­et që nëse problemi vazhdon pas moshës 8 vjeç fëmija të vlerësohet për të përcaktuar një diagnozë të çrregullim­it nëse është; si dhe të ndiqet nga një terapist okupaciona­l për të punuar me motorikën fine, pjesën vizuale dhe uditive të fëmijës.

 ??  ?? Mjekja neuropedia­tre Migena Kika
Mjekja neuropedia­tre Migena Kika
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania