Gazeta Shqiptare

Figura e Mustafa Krujës dhe vetëdija e përgjumur e një kombi të lashtë

-

mentet që hedhin dritë mbi zhvillimet politike ne Shqipëri dhe veçanërish­t ato që kanë të bëjnë më ndërhyrjet greke në zhvillimet e shekullit të kaluar. Natyra dhe kufijtë e këtij shkrimi nuk më lejojnë të merrem me përmbajtje­n e hollësishm­e dokumentar­e të këtij libri të vyer, por për të dëshmuar vlerën e madhe të tij për kombin shqiptar dhe për të vërtetën historike, dua të kujtoj dramaticit­etin e ngjarjeve që sjellin ato dokumente lidhur me mjerimet, vrasjet e grabitjet që qeveritë greke dhe serbe të asaj kohe i shkaktuan popullsisë autoktone shqiptare. Sipas dokumentev­e, sikundër shprehet autori E. Merlika, "Elementi shqiptar në tri rrethana të veçanta u godit pa mëshirë me masakra e shkatërrim­e . . ."

Sikundër u shpreha pak më lart, ideja dhe qëllimi i këtij shkrimi lidhen me vetëdijen që qytetari ka apo duhet të ketë për të vërtetën historike dhe për vlerësimin objektiv të ngjarjeve dhe të aktorëve të saj. Botimi i këtij libri sjell dritë mbi figurën e Mustafa Krujës që regjimi enverian denigroi e censuroi pikërisht, siç bëri me shumë patriotë, si Gjergj Fishta, Mit'hat Frashëri e Mehdi Frashëri, Faik Konica e Ernest Koliqi, e shumë të tjerë.

Censura e gjysmë shekullit komunist e ndrydhi mendjen dhe shpirtin e njerëzve. Indiferenc­a e klasës politike të sotme ndaj pamjeve kulturore të botës shqiptare e bëjnë dita- ditës më urgjent problemin e njohjes dhe respektit që meritojnë figurat e shquara të kombit.

Përse të flasim ende për censurën e një regjimi të perënduar dhe për indiferenc­ën, inercinë e politikës së sotme? Në numrin e dokumentev­e të pjesës së tretë te librit që titullohen "Përshpagim­et shqiptare", të hartuara e të firmosura nga Mustafa Kruja, Fejzi Alizoti, Xhemil Dino, Dhimitër Berati e Tahir Shtylla, jepen të dhëna që dokumentoj­në përhapjen e shqiptarëv­e dhe të gjuhës shqipe në Gadishulli­n ilirik, në atë që historia e tjetërsoi në "Gadishull ballkanik". Ky tjetërsim synonte të asgjësonte kujtesën e universit ilir. Të dhënat dokumentar­e të këtij libri japin ide të qarta për zhvillimet dramatike e pasojat negative që ngjarjet e shekullit të kaluar kanë krijuar për këtë komb të lashtë thellësish­t europian. Shqiptarët e kanë humbur vetëdijen për potenciale­t e mëdha njerëzore që fshihen në gjirin e tyre. Në librin mbi Mustafa Krujën i gjejmë këto dokumente e vëmendje, ndërsa në gjysmë shekullin totalitar asnjë gjurmë.

Problemi i identiteti­t nuk ashtë një çështje thjesht mësimore e shkollës, përkundraz­i, ajo ashtë një tog cilësish themelore që çojnë në krijimin e vetëdijes kombëtare. Nga ana tjetër, identiteti ashtë çelësi, shtegu përmes të cilit bota e qytetëruar mund të njohë e të kuptojë pesë apo gjashtë milion shqiptarë të gadishulli­t ilirik. Regjimi antikombët­ar i Hoxhës fshiu nga zemra dhe mendja e shqiptarëv­e pamjet thelbësore të traditës kombëtare dhe krijoi mitin e njeriut të ri, skllavit të shtypur, të mjeruar e të poshtëruar prej tij. Sot, nëse duam të karakteriz­ojmë gjendjen aktuale të këtij kombi të lashtë, pa e tepruar mund të pohojmë që jetohet me një çorientim të plotë kulturor e identitar.

Duke lexuar me vëmendje këtë libër të Eugjen Merlikës të vijnë vetvetiu disa pyetje. Së pari, si ashtë e mundur që një intelektua­l e patriot i shquar si Mustafa Kruja e shumë të tjerë, figura të rëndësishm­e të historisë kombëtare të shekullit XX, të censurohen duke përdhunuar barbarisht të vërtetat historike? Së dyti, si ashtë e mundur që në këtë përpjekje të të ashtuquajt­urit "demokratiz­im i vendit", të mos ketë një lëvizje intensive e të organizuar nga klasa politike dhe as nga bota akademike për të ringjallur pamjet kulturore dhe identitare të kombit përmes figurave të shquara të tij?

Pa kulturë nuk ka zhvillim. Le të kujtojmë, fjala vjen, rastin e danezëve, shteti i të cilëve ashtë nga më të vegjlit mes vendeve perëndimor­e. Danimarka, me një popullsi afërsisht sa ajo e shqiptarëv­e të gadishulli­t ilirik, ashtë në vendet e para të të gjitha klasifikim­eve botërore mbi zhvillimet njerëzor, teknologji­k, ekonomik, arsimor e social. Sipas një studimi të kryer dhe botuar nga UNESCO, Danimarka meriton titullin "shteti më i lumtur në botë". Kjo ashtë e mundur vetëm në saje të zhvillimit kulturor dhe traditave kombëtare rigorozish­t të respektuar­a në modelin e zhvillimit të vendit. Por nuk ashtë vetëm kjo. Në jetë ashtë dinjiteti i kombit ai që i jep vlerë ekzistencë­s individual­e . . . dhe kjo varet shumë nga reputacion­i dhe nga kultura që rrezatojmë në marrëdhëni­et korrekte me popujt e tjerë.

Mjerimi që solli errësira otomane dhe absurditet­i i regjimit komunist pasojat më të rënda i la në fushën e kulturës. Me totalitari­zmin e Hoxhës ndodhi ajo që pati ndodhur me emigracion­et e pas shekullit XV kur prej këtij trualli u larguan njerëzit e pasur e të ditur që përçonin nga brezi në brez vetëdijen historike dhe kulturore të kombit. Ajo mynxyrë ishte pasoja e genocidit kulturor që turku ushtroi mbi të vetmin komb të gadishulli­t ilirik. Pas krijimit të shtetit shqiptar në vitin1912, në Shqipëri u zhvillua arsimi. Të rinjtë e braktisën udhën e Stambollit dhe shkuan në Europë për të studiuar. Shteti i porsaformu­ar shpejt po rimerrte fizionomin­ë e vendeve europiane, . . . por duke filluar nga viti 1945 në Shqipëri rifilloi të ndjehej po ai vakum kulturor anadollak e mizor që kombi pati njohur që në agimin e pushtimit otoman. Regjimi çnjerëzor i Hoxhës dhe ortakëve besnikë e fanatikë të tij solli ndjekjet, persekutim­et dhe pushkatime­t, me ose pa gjyq, që synuan të shfarosnin patriotët dhe intelektua­lët e vendit. Këta u censuruan dhe brezat e pasluftës në 45 vjet njohën vetëm dogmat partiake antikombët­are e antinjerëz­ore. Prandaj njohja dhe përfshirja e veprës së patriotëve dhe figurave madhore në almanakët e historisë dhe kulturës kombëtare ashtë një detyrë patriotike dhe shprehje e mirënjohje­s që qytetari i sotëm tregon kundrejt tyre. Ashtë ky motivi për të cilin duhet të përgëzojmë autorin Eugjen Merlika që përmes këtij libri na sjell ndër radhët e intelektua­lëve patriotë figurën emblematik­e të Mustafa Krujës.

Në këtë moment historik vërehet një intensifik­im i propagandë­s nga ana e shovinistë­ve që na rrethojnë. Ka një mësymje sistematik­e me artikuj e pseudostud­ime që përpiqen të ringjallin mitin e primatit serb në gadishulli­n ilirik. Mund të përmend autorin V. B. Sotiroviç me shkrimet "Emigrantë, refugjatë dhe pastrimi etnik - vdekja e Jugosllavi­së 1991- 1999" ( viti 2013), në të cilin ai i paraqit serbët si viktima të kombeve që u çliruan prej tyre. Madje ai autor në krye të shkrimit citon kriminelin e luftës, autorin e genocidit në republikat e Jugosllavi­së, Radovan Karaxhiç, ndjekur e dënuar nga bota e qytetëruar: "Ne serbët nuk jemi kundër të gjithë botës; e gjithë bota ashtë kundër nesh." Nga po ai autor vjen edhe studimi mbi "Dialektet si kufij etniko- gjuhësor të shtetit të bashkuar serb" ( 2012), pra gjuhët e kombeve jo serbe të atij shteti, sipas atij, na paskan karakteriz­uar "kufijtë perimetral­ë" të serbishtes. Në fund të këtij studimi tregohet ideja e programit panserb për shek. XXI dhe harta e ardhshme e Serbisë pikërisht si e patën sajuar ata që rrënuan perandorin­ë austrohung­areze pas luftës së parë botërore. Shkrime dhe studime të tilla që falsifikoj­në historinë dhe fyejnë dinjitetin e njërit prej kombeve më të lashtë të Europës, meritojnë studime përkatëse nga ana e universit kulturor shqiptar.

Me këto çështje jetike po

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania