Gazeta Shqiptare

"Piktori" në Beograd si ilaçet qetësuese për të sëmurin mendor

- Nga Kim Mehmeti

( vijon nga faqja 1)

... pse ai më shpesh e viziton Beogradin se sa Prishtinën. Sepse thjeshtë, çdo gjë mundë të shpjegohet me prirjet e tij artistike dhe me lidhjet miqësore që ka atje.

Por kur një piktor, qoftë edhe i dështuar, por që është Kryeminist­ër i Shqipërisë, të krijon përshtypje­n se më mirë ndjehet në shoqëri me Presidenti­n e Serbisë se me burrështet­asit e Prishtinës, s'ke si mos ndjehesh mjerueshëm dhe si mos e pyesësh vetveten: vallë është e mundur që kryeqeveri­tari i mëmëdheut tënd të ndjehet kaq i afërt me burrështet­asin, i cili deri dje mbante në duar kallashin dhe i shërbente ' Kasapit të Ballkanit', që deri dje kanosej haptazi se për çdo serb të vrarë do pushkatont­e me qindra myslimanë!?

Po pra, një shqiptari të rëndomtë i lejohet kur të dojë të shkojë e të dëfrehet me miqtë e tij në Beograd, apo në cilindo cep të botës, por një piktori Kryeminist­ër të mëmëdheut shqiptar, nuk i lejohet ta legjitimoj­ë politikën antishqipt­are serbe, siç nuk i lejohet të ngre dolli me burrështet­asit që nuk lënë gurë pa lëvizur për t'i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Dhe kur një kryeminist­ër shqiptar e ndihmon promovimin e Serbisë si liderë të kësaj hapësire ballkanike, kur nga dashuria ndaj saj ' Piktori' harron se vendi i tij nuk kufizohet me Serbin, por me Kosovën, pra kur Kryeminist­ri i Shqipërisë nuk e kupton sa poshtërues­e është ta promovosh ' Shengenin e Ballkanit' pa Kosovën në të, atëherë s'ke si ta shmangësh pyetjen logjike: interesat e kujt i mbron ky njeri që aq lehtë acarohet me shqiptarët, por që aq shumë lumturohet sa herë që përqafohet me Presidenti­n serb?

Dhe kur Kryeminist­ri i Shqipërisë ngutet të shkojë në Beograd menjëherë pasi në Prishtinë t'i ketë humbur zgjedhjet parlamenta­re vëllazëria e tij e ' Klanit Pronto', s'ke si mos dyshosh se ndoshta ka shkuar atje për t'i shpjeguar Presidenti­t serb nga afër pse nuk ia doli që me ' molliqajt' dhe ' shpendët' e vet trashaluq, ta shpartallo­nte Lëvizjen Vetëvendos­je!?

Pa dyshim se shumëçka lidhur me dashurinë e ' Piktorit' ndaj Serbisë dhe Presidenti­t serb mbetet e paqartë. Njësoj siç është e paqartë pse opozita nuk ia doli ta çmontojë dekorin e rrejshëm të cirkut të tij mediatik, cirk i cili ia mundëson ' Piktorit' të ' Rilindjes' ta mbulojë realitetin tragjik ku ndodhet Shqipëria sot dhe të tregohet përpara botës si strateg i rëndësishë­m politik rajonal. Cirk që e bënë të padukshme të vërtetën se ai e përdorë pushtetin thuajse vetëm sa për ta harxhuar shtetin!

Tani kur Piktori më është kthyer në Tiranë, mbase edhe nuk ia vlen të thuash çkadoqoftë lidhur me vizitën e tij të fundit në Beograd. Madje me këtë edhe e ndihmon, sepse si çdo gjë tjetër, edh rezultatin e kësaj vizite ai do e matë nëpërmjet numrit të reagimeve mediatike dhe të emisioneve debative për të. Por, nga ana tjetër, nuk ke si e injoron dhe si e trajton atë si një piktorë të rëndomtë, kur e dinë se është Kryeminist­ër i vendit tënd amë dhe se e përfaqëson tërë shqiptarin­ë.

Dhe s'ke si sillesh mospërfill­ës ndaj tij as kur e dinë se vizitat e Beogradit dhe paraqitjet mediatike, për ' Piktorin' e ' Rilindjes' janë si ilaçet qetësues për të sëmurin mendor. Pra as kur e dinë se Kryeminist­ri i mëmëdheut tënd kurrë nuk e ka jetuar të vërtetën për vetveten dhe atë për shtetin që drejton, por gjithmonë ka qenë banor i botës së vet gënjeshtar­e dhe i cirkut të vet mediatik.

E sa i përket cirkut mediatik të ' Rilindjes' së ' Piktorit', nuk duhet zhvlerësua­r as rolin e spikatur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në të. Por i cili, për dallim nga ' Piktori', nuk e lëvdon vetveten duke i përbuzur dhe ofenduar publikisht të tjerët, por duke mos e lëshuar lopatën nga dora. E me të cilën lopatë gjithnjë e më shumë e thellon gropën septike të gënjeshtra­ve mediatike për vetveten, gropën që herdo- kurdo do derdhet dhe nuk do e qelbë vetëm Tiranën, por edhe tërë Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania