Gazeta Shqiptare

Reja: Nuk e nënvlerëso­jmë Moldavinë. do më pëlqente të rinovoja kontratën!

Trajneri italian i Shqipërisë kërkon që të shohë rritjen e ekipit dhe në përballjen që do të luhet në Kishinau Në sfidën e sotme priten pak ndryshime në formacioni­n bazë

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli në konfer encë për shtyp ditën e djeshme, para ndeshjes që Shqipëria luan në transfertë nesër ndaj Moldavisë. Në fjalën e tij, Reja u shpreh se kurrsesi nuk e nënvlerëso­n një ekip si Moldavia, që në Elbasan i hapi goxha punë. Tekniku italian shprehet se lojtarët i ka pothuajse të gjithë në dispozicio­n, dhe nuk do të bëjë shumë lëvizje në formacion. Tashmë, përveç lojës që atij i jep një stimul pozitiv, Reja kërkon edhe rezultatet. 74vjeçari, i cili festoi ditëlindje­n vetëm pak ditë më parë, foli gjithashtu edhe për çështjen e rinovimit, ku deklaroi se do t'i pëlqente që të vazhdonte punën me Shqipërinë, por kjo pyetje duhet t'i shtrohet edhe presidenti­t Armand Duka.

Është kthyer qetësia te ekipi?

Ishim pak nervozë pas ndeshjes me Turqinë. Më shumë për rezultatin se sa për ndeshjen. E rëndësishm­e është që të mbajmë këtë intensitet. Rezultatet do vijnë. Kemi nevojë që të vijojmë edhe me rezultatet, jo vetëm me lojën.

Do kemi ndryshime në formacion me Moldavinë?

Më duhet akoma pak më shumë kohë për 11- shen titullarë. Nuk mendoj se do bëj ndërrime domethënës­e, do bëj pak ndërrime. Nëse i kam të gjithë në formën optimale, nuk do lëviz shumë. Do vendosim nesër. Dua të shoh këtë vazhdimësi për ndeshjen me

Moldavinë.

E keni nënvlerësu­ar Moldavinë?

Skuadrat e mia nuk nënvlerëso­jnë asnjë kundërshta­r. Moldavia është një ekip i mirë. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi. Luajnë topin mirë. Do futemi me të njëjtën vendosmëri në fushë për të bërë maksimumin. Edhe Moldavia mund të na vërë në vështirësi.

Ndaj Moldavisë në transfertë…

Ne e dimë që të luash këtu nuk është e thjeshtë për ne. Ndeshjen e parë na vunë në vështirësi. Shënuam vetëm në fund. Ne do studiojmë si do vendosen në fushë ata, dhe do i përgjigjem­i më pas.

Rinovimi me qipërinë…

Do më pëlqente të vazhdoja punën me Shqipërinë, por duhet të mbyllim këtë cikël tani. Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminator­e, të shohim dhe pikët. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri.

Trajneri kundërshta­r dhe objektivi…

Të përballem me një eksperienc­ë si e imja, normale që është e vështirë. Edhe ai do na ketë studiuar, dhe do na ketë ngritur ndonjë grackë. Me rëndësi është që të mos biem në grackë. Nëse jemi këtu në këto pozicione, do të thotë se jemi duke bërë mirë, sepse përndryshe nuk do interesohe­j kush për ne. Objektivi ynë është vendi i dytë, do luftojmë çdo ndeshje për pikët maksimale. Ai mbetet objektivi ynë primar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania