Gazeta Shqiptare

Altman: Jemi ende të tronditur nga Andorra, Shqipëria është e fortë

-

Nëse

Shqipëria shkon drejt ndeshjes së radhës në eliminator­et e Europianit e zhgënjyer, por me shumë optimizëm për paraqitjen ndaj Turqisë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Moldavinë pritëse. Situata atje është katastrofi­ke, me disa lojtarë që nuk i janë përgjigjur ftesës së përfaqësue­ses e cila u turpërua të premten duke u mundur 1- 0 nga Andorra në fushën e kësaj të fundit. Trajneri Semion Altman pranoi se ekipi nuk po kalonte një moment të mirë dhe se duhej reaguar, edhe pse kishte pasur pak kohë dhe kushtet e përshtatsh­me që të përgatitej për Shqipërinë. "Padyshim që ka pasur mërzi të madhe nga të gjithë pas humbjes. Por duhet ta kuptoni që futbolli nuk është shah, ku mjeshtri i madh duke luajtur me amatorin fiton gjithmonë. Futbolli është interesant se edhe cilësi të tjera janë të rëndësishm­e. Duke parë ndeshjen, duhet të fajësojmë veten, unë i pari. Dominuam në çdo aspekt përveç dëshirës dhe përkushtim­it, aty Andorra u tregua më kërkuese dhe fitoi ndeshjen", shpjegoi Altman duke justifikua­r disi humbjen përballë skuadrës së vogël. "Nesër ( sot) luajmë ndaj një skuadre më serioze, e cila është më e fortë se Andorra. Të shohim si e kalojmë këtë test, por nuk e fsheh dot që jemi në moment të vështirë. Nuk ka kundërshta­rë të lehtë. Ai rezultat ishte i rëndë për mua dhe lojtarët, nuk është rastësi që jemi pa gjumë pjesa më e madhe deri në 5 të mëngjesit. Unë e kalova natën pa gjumë, të nesërmen e kisha të vështirë edhe të lëvizja. Por duhet të bëhemi gati për duelin e radhës, Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Gjermani apo Itali, vetëm 2 të grumbullua­r nga kampionati i saj. Do të bëjmë rotacion lojtarësh nga dëmtimet dhe pezullimet, jemi të detyruar. Por do të kërkojmë të bëjmë maksimumin në fushë", shpjegoi në konferencë­n e djeshme për shtyp trajneri i Moldavisë për duelin kundër kuqezinjve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania