Gazeta Shqiptare

Zoran Zaev, mesazh të prerë pak para vendimit të KE: Evropa nuk guxon të na ndëshkojë!

Bisedimet për në BE, VMRO- DPMNE: E pamundur me këtë kryeminist­ër

-

Edhe

pa miratimin e Ligjit për Prokurorin­ë Publike, kryeminist­ri Zoran Zaev është optimist se vendi do të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kreu i organit ekzekutiv thotë se BE- ja nuk guxon ta ndëshkojë vendin shembull në rajon për zbatimin e reformave, duke shtuar se kërkesat e Francës nuk kanë të bëjnë me kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut, por me zbatimin e metodave produktive gjatë bisedimeve. "Nuk dua as ta mendoj a do të ketë datë. Presim 15 vite, morëm vendime të rënda, reformat kanë domethënie­n e tyre të vërtetuara 100 për qind me raportin e KE- së, marrëveshj­et me fqinjët. Jemi shembull për rajonin dhe BE- ja nuk guxon ta dënojë shembullin më të mirë. Datat 17- 18 tetor do të jenë vendimtare, ndërsa unë mbetem optimist. I kemi nga vetja të gjitha argumentet e botës mbi të drejtën për ta fituar datën e bisedimeve", - tha Zoran Zaev. Opozita vlerëson se me Zaevin kryeminist­ër vendi nuk do të merr datën. VMRO- DPMNE- ja akuzon qeverinë se ka hequr dorë nga vullneti për të miratuar Ligjin për Prokurorin­ë Publike. "Është e pamundur marrja e datës derisa ' oktapodi' i Zoran Zaevit është në pushtet. Edhe pas gjitha të këqijave që bëri Zaev si ndryshimi i Kushtetutë­s në mënyrë kriminale, Maqedonisë i janë hapur sfida të reja si ballafaqim­i me korrupsion­in e lartë, ku janë të përfshirë funksionar shtetëror dhe kriminalit­eti. Nuk ka asgjë nga kushtet për reforma në administra­tën publike dhe sundimin e ligjit", - pohoi Naum Stoillkovs­ki, zëdhënës i VMRO- DPMNE- së. Në prag të vendimit për marrjen ose jo të datës për bisedime me BE- në, grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës për harmonizim­in e Ligjit për Prokurorin­ë Publike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. Opozita kërkon që teksti të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pushteti konsideron se kërkesat e VMRO- DPMNE- së tejkalojnë vijat e kuqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania