Gazeta Shqiptare

Shpërblim për pensionist­ët në fundvit? Denaj: Varet nga të ardhurat

Komisioni i Ekonomisë miraton aktin normativ, buxheti shkurtohet me 30 mln dollarë Miratohet fondi 6 milionë dollarë për dëmet e tërmetit

-

Qeveria nuk ka parashikua­r një fond për shpërblimi­n e pensionist­ëve dhe shtresa në nevojë për festat e fundvitit. Ndryshe nga viti i shkuar kur në buxhet u parashikua një fond prej 3.3 miliardë lekësh, këtë vit shpërblimi do të varet nga realizimi i të ardhurave. Ndërkohë është miratuar akti normativ për ndryshimet buxhetore, ku edhe pse nuk ka një faturë të saktë për dëmet që shkaktoi tërmeti i 21 shtatorit është vendosur dëmshpërbl­im për të prekurit. Pak ditë pas tërmetit kryeminist­ri Rama tha qeveria ka parashikua­r të verë në dispozicio­n të të prekurve një shumë prej 6 milionë dollarësh.

KOMISIONI

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte e pranishme në Komisionin parlamenta­r për Ekonominë dhe Financat, ku paraqiti para anëtarëve të këtij komisioni Aktin Normativ Nr. 2 të Buxhetit të Vitit 2019, i cili mundëson rishikimin e ligjit të buxhetit për vitin aktual. Ministrja Denaj prezantoi fillimisht zhvillimet kryesore makroekono­mike të deritanish­me dhe ato fiskale e buxhetore. Rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 ishte 2.3%, e prekur nga ndikimi negativ i sektorit të energjisë elektrike dhe më pak nga sektori i lojërave të fatit. Nisur nga kjo, ministrja Denaj tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar në mënyrë që rritja ekonomike në afatmesëm të vijë nga më shumë se sa një sektor dhe struktura e rritjes të përshpejto­het nga sektorë prioritarë si turizmi, agroindust­ria, etj. Të ardhurat e përgjithsh­me për 9- mujorin rezultuan në nivelin e 343.5 miliardë lek, me një realizim në masën 71 për qind të planit vjetor ose me një ritëm rritje rreth 4.2% kundrejt një viti më parë. Shpenzimet e përgjithsh­me publike rezultuan në nivelin 245.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 67 për qind të planit vjetor, ose me një rritje prej 6.1% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Shpenzimet korente rezultuan në rreth 304.3 miliardë lekë ose 71 për qind e planit vjetor, ose me një rritje prej rreth 8.1% kundrejt 2018. Shpenzimet kapitale me një realizim në masën 41.4 miliardë lekë ose 47% të planit vjetor. "Mbetemi konfidentë se edhe ky buxhet do të mbyllet me një balancë primare pozitive, një tregues ky i cili tashmë është kthyer në një lloj objektivi operaciona­l të politikës fiskale që prej vitit 2016 dhe patjetër është tejet e rëndësishm­e që të vijojë i tillë. Po ashtu, edhe parametri më themelor i qëndrueshm­ërisë së financave publike, raporti i borxhit publik ndaj PBB, pritet të vijojë reduktimin e tij, krejtësish­t me objektivat e shpallura më parë",- u shpreh ministrja. Sa i përket Aktit Normativ, ministrja Denaj theksoi se rialokimet e fondeve janë bërë duke pasur në vëmendje: Policinë e Shtetit dhe pagesat e orëve jashtë orarit; reformën në drejtësi; Ministrinë e Mbrojtjes për elementë që lidhen me detyrimet ndaj NATO; sistemime dhe/ ose rialokike për strukturim­e të nevojshme; garantimin e financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit, në vijim të situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të datës 21 shtator 2019; etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania