Gazeta Shqiptare

Alarm fals për bombë në makinën e gjyqtarit, telefonata erdhi nga burgu i Drenovës

Kush është gjyqtari që liroi të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinarari Reagon Markelian Kuqo: Telefonata, nga grushti kriminal i atdheut tim. S'kam nevojë për mbrojtje nga shteti

-

Një telefonatë e rreme për vendosjen e një bombe në makinën e një gjyqtari në Korçë ka alarmuar dje policinë. Mësohet se ka qenë gjyqtari Markelian Kuqo, që ka marrë një telefonatë anonime se në automjetin e tij ishte vendosur bombë. Menjëherë policia dhe forcat e FNSH- së kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa janë bërë gati për të bërë shpërthimi­n e kontrollua­r. Madje blutë kanë fikur telefonat për çështje sigurie. Por, pas kontrollit të njësisë antieksplo­ziv, rezultoi të mos kishte sasi lënde plasëse dhe se alarmi ishte fals. Burime zyrtare nga policia e qytetit juglindor ka bërë me dije se pas verifikime­ve të bëra, ka rezultuar se telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër, burime nga ky institucio­n i vuajtjes së dënimit bënë me dije se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa "mjekim i detyruar". Ndërkaq, mësohet se makina ishte e parkuar në garazhin e gjykatës së Korçës dhe se gjyqtari.

Markelian Kuqo ndodhej në gjykatë, një ditë e zakonshme pune për të. Pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës, në përgjigje të interesit të medias, nuk la pas ironinë kur u pyet se nga erdhi telefonata: "Erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim", tha ai. Mes të tjerash, ai ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtjen e shtetit. "Jam i qetë. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti", është shprehur gjyqtari Kuqo.

KUSH ËSHTË MARKELIAN KUQO

Gjyqtari Markelian Kuqo është një emër i njohur për mediat dhe opinionin publik për shkak të vendimeve të tij të diskutuara.

Më 14 shkurt të këtij viti, gjyqtari Markelian Kuqo u bë fokus i mediave pas vendimit që dha duke pranuar kërkesën dhe lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje.

Gert Gjinarari, njeriu që ekzekutoi të "fortin" e Tiranës Naim Zyberi, i dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997, fitoi nga gjykata e Korçës lirinë me kusht. Pas ekstradimi­t nga Italia, gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm të gjykatës së vendit fqinj. Por gjyqtari i çështjes Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për liri me kusht, vendim i marrë në 14 shkurt, gjatë një seance që zgjati pas orarit zyrtar, duke urdhëruar lirimin e menjëhersh­ëm të tij nga IEVP Drenovë.

Gjyqtari Kuqo e arsyetoi pranimin e kërkesës për liri me kusht, duke zbatuar ligjin e kohës kur është transferua­r Gjinarari në Shqipëri, sipas të cilit kjo kategori të dënuarish përfitojnë liri me kusht, pasi kanë vuajtur jo më pak se 25 vite burg dhe për arsye të jashtëzako­nshme. Ndërkohë, që me ligjin e ri të ndryshuar në vitin 2017, koha për të përfituar liri me kusht është bërë 35 vite.

Në vendimin e gjykatës që disponohet gjykata argumenton se Gjinarari plotëson kriteret për të përfituar liri me kusht, pasi konsideroh­et i rehabilitu­ar në raport me veprat penale për të cilat është shpallur fajtor, ka normalizua­r marrëdhëni­et me trashëgimt­aret e viktimës si dhe për sjellje shembullor­e në burg.

Kërkesa e Gjinararit për liri me kusht është kundërshtu­ar nga prokuroria, e cila pritet të apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Edhe pse gjykata urdhëroi lirimin e menjëhersh­ëm të Gjinararit, Prokuroria e Korçës ka refuzuar ekzekutimi­n e urdhrit, duke e lënë ende pas hekurave 45- vjeçarin. Burime konfidenci­ale i thanë se prokuroria ka konstatuar pasaktësi në vendimin e gjykatës, të tilla që e bëjnë të pamundur nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimi­t dhe lirimin e Gjinararit.

 ??  ?? Gjyqtari Markelian Kuqo
Gjyqtari Markelian Kuqo
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania