Gazeta Shqiptare

Mbante armë në shtëpi, arrestohet xhaxhai i vëllezërve Kusi, që vranë teknikun e kondicione­rit

Ja lidhja e të arrestuari­t me bandën e Astrit Avdylajt

-

TIRANË - Policia e kryeqyteti­t ka vënë në pranga xhaxhain e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë ende në arrati, pasi akuzohen për vrasjen e 26- vjeçarit Indrit Çelaj. Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Lulzim Kusi, pasi gjatë kontrollev­e të ushtruara në shtëpinë e këtij të fundit u gjet 1 armë zjarri e dyshuar kallashnik­ov, 4 krehëra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë. Bëhet fjalë për banesën e lokalizuar në fshatin Allgjatë në majë të një kodre, e mbuluar nga pemë të larta, ku dyshimet janë se aty u fshehën pas vrasjes për disa ditë Gilberto dhe Albano Kusit, për t'u arratisur më pas drejt Greqisë. Lulzim Kusi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai është vëllai i Durim Kusit, vrasësit me pagesë të kushëririt të Astrit Avdylit, Dritan Avdylit, nga ku u pasuan më pas me një sërë vrasjesh për hakmarrje. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1996. Dritan Avdyli i kishte vënë një gjobë të majme pronarit të fabrikave të tullës, Tefik Hyseni. Ky i fundit e thirri me justifikim­in se do i jepte lekët, më pas me të mbërritur në vendin e takimit, Durim Kusi e qëlloi me breshëri arme. Hakmarrja erdhi shpejt, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Sipas "Shqiptarja. com", arma e gjetur në shtëpinë e Kusit, nuk është arma e krimit që nipërit e tij përdorën për vrasjen e Çelajt, pasi nga hetimet dhe dëshmitë e punonjësve të tjerë, ka rezultuar se 26- vjeçari është vrarë me "pistoletë" dhe jo "kallashnik­ov". Indrit Çelaj u qëllua më 23 gusht me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicione­rit. Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokuroris­ë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë. Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte përsipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

 ??  ?? Vëllezërit Kusi të shpallur në kërkim
Vëllezërit Kusi të shpallur në kërkim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania