Gazeta Shqiptare

Ambasadori britanik takon Kurtin nën flamurin shqiptar, shpërthejn­ë Vuçiç e Daçiç

Vetëvendos­ja: Presidenti serb s'është në pozita të komentojë simbolet Kreu i Serbisë, i hidhëruar ndaj Abbott pasi ' merr' përgjigjen

-

Përgjigja e Ambasadës Bri tanike në Prishtinë rreth ' kritikës' së Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ju prishi humorin shefit të diplomacis­ë serbe dhe presidenti­t serb. Ivica Daçiç e quajti hipokrizi ndërsa Vuçiç shkroi në rrjete sociale se ' i kupton të gjitha'. "Të gjithë ata që ulen me kryeminist­rin e ardhshëm të të ashtuquajt­urës Kosovë nën flamurin shqiptar me këtë publikisht tregojnë mbështetje­n aspiratën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe" vlerësoi Daçiç. Ai ' këshilloi' se ambasadori nuk duhej të rregullont­e hapësirën partiake, por "kishte mundësi të refuzonte të ulej aty, siç bënë disa të tjerë" deklaroi ministri serb Daçiç për agjencinë serbe Tanjug. Presidenti Vuçiç e nisi sfidën për Ambasadori­n Britanik, Nicholas Abbott, në rrjetin social Twitter, aty edhe e mbylli si duket me ironi dhe një hidhërim si duket. "Të gjithë ne i kuptuam të gjitha. Ju faleminder­it shumë për përgjigjen e qartë" shkroi Vuçiç në Twitter. Serbia ka injoruar çdo këshillë të bashkësisë ndërkombët­are për ndërprerje­n e fushatës diplomatik­e për pengimin e Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombët­are këto kohë përkundër vërejtjeve nga Ambasadorë­t Quint- it, por edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në New York. Kjo si përpjekje për të afruar palën kosovare dhe serbe në tavolinën e bisedimeve, kosovarëve ju është kërkuar të heqin tarifën 100 % në mallrat serbe. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendos­je, përmes një deklarate, i është përgjigjur presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se duhet ta dijë se "Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identiteti­n ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti". "Aleksandar Vuçiç i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për ( Sllobodan) Milosheviç­in, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj", ka thënë Liburn Aliu, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendos­je. Në këtë mënyrë, ky subjekt politik i është përgjigjur një shkrimi të presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rrjetin social Tëitter pas një takimi që Kurti kishte zhvilluar në zyrat e Vetëvendos­jes në Prishtinë me ambasadori­n e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Aty, në fotografi nga takimi ndërmjet liderit të Vetëvendos­jes, Albin Kurti dhe ambasadori­t Nicholas Abbott shihej në prapaskenë flamuri kombëtar shqiptar. Kjo fotografi ishte bërë shkas për shkëmbimin e pyetjeve dhe përgjigjev­e përmes rrjetit social "Twitter", ndërmjet presidenti­t të Serbisë, Alekasanda­r Vuçiç dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. Kjo pamje, e ka nxitur presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që përmes llogarisë së tij në rrjetin social "Twitter', t'i drejtohet me pyetje ambasadori­t të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. "Pyetje për ambasadori­n e BM në Prishtinë: Në zgjedhjet e kujt ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe flamuri i cilit shtet është ai para të cilit, ekselenca e juaj, jeni fotografua­r me krenari me Kurtin? Do t'ju pyes për këtë derisa të marrë një përgjigje", ka shkruar Vuçiç, duke aluduar se flamuri kombëtar shqiptar, i cili njëkohësis­ht është edhe flamur shtetëror i Shqipërisë, nuk është flamur i Kosovës. Por, në një përgjigje ndaj pyetjes së Vuçiçit, po ashtu përmes rrjetit social Twitter, të cilën e ka publikuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thuhet që kjo ambasadë nuk ka zgjedhur se si bashkëbise­duesi e ka rregulluar dhomën, ku u mbajt takimi i Kurtit me ambasadori­n Abbott. "Një foto e ambasadori­t në takim me një nga udhëheqësi­t politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politikë në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbise­duesi ynë, në kapaciteti­n e tij partiak, ka rregulluar dhomën", thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. Pas kësaj përgjigje ka ardhur edhe reagimi i sërishëm i presidenti­t Vuçiç, i cili ka falënderua­r "për përgjigjen e qartë" dhe ka shtuar se "të gjithë ne kemi kuptuar gjithçka". Liburn Aliu, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar që Lëvizja Vetëvendos­je ka fituar në zgjedhjet që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë dhe që ajo, në bashkëpuni­m me komunitete­t pakicë, do të udhëheqë me qeverinë "duke i çliruar ato prej shantazhev­e dhe instrument­alizimeve". "Synimi ynë është thellimi i demokracis­ë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërball­ja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese", ka thënë Aliu. Agron Bajrami, kryeredakt­or i Kohës Ditore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që Vuçiç me reagimin e tij dhe shkrimet në Twitter "shkon në kornizën e asaj që ai e bën pandërprer­ë, që ta prezantojë veten, pushtetin e tij dhe serbët e Listës Serbe, si viktima të një konspiraci­oni ndërmjet shqiptarëv­e dhe bashkësisë ndërkombët­are në Kosovë, madje edhe të opozitarëv­e në Serbi, kundër tij dhe njerëzve të tij". "Mendoj që është e guximshme, në qoftë se jo edhe mjaft qesharake, fakti që ai merret me gjëra të tilla. Në anën tjetër, për shumë njerëz ka qenë e çuditshme për shkak se, në qoftë se atij i pengon flamuri shqiptar, a do të thotë kjo që ai do të dëshironte që ta shihte flamurin e Kosovës aty, të cilën ai vazhdimish­t thotë se nuk e njeh. Pason pyetja logjike: në rast se ambasadori britanik apo cilido qoftë tjetër do të insistonte te partitë e Kosovës që kur të kenë takime me ta, të mos ketë flamuj të shteteve tjera, sikurse në këtë rast ai i shqiptarëv­e, a do të thotë kjo që kur të shkojnë te Lista Serbe duhet hequr flamuri i Serbisë? Mendoj që në këtë rrëfim, pak a shumë është shndërruar gjithçka në qesharake sesa që është serioze për një diskurs të tillë dhe në një nivel të tillë", tha Bajrami. Duke folur lidhur me përdorimin e flamurit shqiptar nga ana e Lëvizjes Vetëvendos­je, Bajrami thekson që të gjithë ata që merren me punë politike në Kosovë, në momentin që hyjnë në institucio­ne, duhet të sillen ashtu siç thotë Kushtetuta e vendit. Siç ka thënë ai, dilema të tilla nuk ka pasur as te Kurti, të cilit, si deputet opozitar, nuk i ka penguar flamuri i Kosovës gjatë punës ose përfaqësim­it të Kosovës jashtë vendit. Ndërkaq, Boshko Jakshic, komentues i politikës së jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se e gjithë kjo situatë është një incident i vogël diplomatik që nuk meriton vëmendje. "Natyrisht që ekzistojnë arsye formale, në rast se gjendeni diku dhe aty është flamuri i një shteti tjetër, ndërkaq që është i pranishëm ambasadori i shtetit të tretë. Por, ky është një incident i vogël diplomatik, i cili nuk meriton vëmendje të këtillë në opinion. Ne e dimë se kujt dhe pse i është e domosdoshm­e që në këtë mënyrë ta zmadhojë këtë. Nevojitet të tregohet qëndrimi, qëndrueshm­ëria, gatishmëri­a që të ketë përgjigje për gjithkënd, në çdo rast, në rast se shkelet diçka. Padyshim që është shkelur mirësjellj­a diplomatik­e, por që nuk meriton shumë vëmendje", tha Jakshiç. Albin Kurti, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendos­je për kryeminist­rin e ardhshëm të Kosovës, pas zgjedhjeve, ka thënë në një intervistë, që flamuri i Kosovës do të jetë i pranishëm në zyrën e tij.

 ??  ?? Ambasadori britanik, Nicholas Abbott
Ambasadori britanik, Nicholas Abbott
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania