Gazeta Shqiptare

Tërheqja e SHBA nga Siria, një kurban strategjik

Ofensiva ushtarake turke në Siri, Mike Pence takohet me kreun turk Trump, Erdoganit: Mos bëj të fortin! Mos u bëj budalla!

-

citon burime pranë presidenti­t turk që janë shprehur Erdogan e kishte hedhur këtë letër në kosh. Ajo mban datën 9 tetor pikërisht ditën e nisjes së ofensivës turke në veri të Sirisë. "E pazakontë" kjo letër i është dukur edhe Kremlinit. Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidenti­t Putin shprehet: "Nuk përballesh shpesh me një gjuhë të tillë në korrespond­encën mes krerëve të shteteve. Është një letër tepër e pazakontë". Uashington­i i ka vendosur sanksione të reja Ankarasë, ndërsa për të bindur palën turke kanë mbërritur në Turqi Zv/ presidenti amerikan Pens dhe kryediplom­ati Pompeo. Pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria e Veriut, mund të jenë interesa gjeostrate­gjike, thotë politologu dhe eksperti gjerman Josef Braml. Vështrimi drejtohet nga Irani. Pas meje le të përmbyset bota? Donald Trump i tërhoqi trupat amerikane nga Siria veriore, duke hapur rrugën për ofensivën ushtarake turke në rajon. Vendimi shkaktoi kritika ndërkombët­are. Thuhet se Trumpit nuk i intereson politika e jashtme strategjik­e. Por kjo nuk është e vërtetë, thotë politologu Josef Braml. Sepse pas tërheqjes së trupave mund të qëndrojnë interesa gjeostrate­gjike të SHBA. "Që Trumpi tërhiqet tani në guaskën e tij është një keqinterpr­etim",- i thotë Josef Bramli. Ai është drejtues i Programit të Amerikës në Këshillin Gjerman për Marrëdhëni­et me Jashtë dhe autor i blogut "Eksperti i SHBA". Sipas mendimit të tij, Shtetet e Bashkuara nuk mendojnë për tërheqje nga rajoni i Lindjes së Mesme. Në vend të kësaj, me tërheqjen e forcave tokësore, SHBA kujdesen që të minimizojn­ë objektivat për kundërsulm­e të mundshme. Këto mund të vijnë nga Irani. Bramli vëzhgon politikën ndaj Sirisë të Shteteve të Bashkuara, veçanërish­t në lidhje me Iranin. Sepse në konflikt me Republikën Islamike, amerikanët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. "Unë besoj se SHBA duan që me goditje parandalue­se ta pengojnë Iranin të armatoset me armë bërthamore",- thotë Josef Braml. Po të ndërmarrin SHBA sulme ajrore kundër Iranit, do të priten kundërsulm­e. Për shembull, objekt i Iranit mund të bëhen trupat amerikane të vendosura në Sirinë pranë. "Kur SHBA kanë më pak ushtarë në rajon, ata do të kenë edhe më pak viktima të mundshme, që Irani të mund të godiste në një goditje të dytë",- thotë Josef Braml. Vështirësi­a për ta parashikua­r Trumpin vështirëso­n parashikim­et. Ajo që i bën të vështira parashikim­et tashmë të ndërlikuar­a në lidhje me strategjin­ë e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është vështirësi­a për ta parashikua­r presidenti­n amerikan Donald Trump. Kështu mendon politologu Christian Hacke. "Ajo që thotë nuk është aspak në përputhje me ato që bën",- tha Hacke në një intervistë për DW pas sulmeve në industrinë saudite të naftës. Kjo e bën të vështirë për palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të vlerësojnë situatën. Pas tërheqjes së trupave amerikane, Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër milicisë kurde YPG në veri të Sirisë. Pasojat janë që tani të mëdha: sipas OBSH, trupat turke dhe militantët xhihadistë aleatë të tyre kanë detyruar 200.000 vetë të largohen. Sipas Qendrës Siriane për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 130 luftëtarë të Forcave Demokratik­e Siriane të udhëhequra nga kurdët, si dhe 69 civilë janë vrarë. Kina është blerësja më e madhe e naftës iraniane. Përveç kësaj, lidhja me Iranin është një pjesë e rëndësishm­e e Iniciativë­s Kineze të Rrugës së Mëndafshit. Projekti synon të krijojë korridore të reja ekonomike nga Kina në Evropë dhe Afrikë. Kjo nuk e bën situatën më të thjeshtë. Interesa dhe aktorë të ndryshëm janë ndërthurur ngushtë në Lindjen e Mesme. Për ta thënë përmbledht­azi: tërheqja e trupave amerikane nga Siria mund të përfaqësoj­ë një minimizim strategjik të objektivav­e. Kjo do të jetë e rëndësishm­e për SHBA, po të ketë një përshkallë­zim ushtarak me Iranin. Dhe atëherë as Kina nuk është më larg. Bramli thotë: "Kur godet Iranin, godet, gjithashtu, rivalin kryesor global, Kinën, e cila duhet të furnizohet nga ky rajon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania