Gazeta Shqiptare

Refuzimi i negociatav­e, Basha: E dhimbshme, Rama duhej të dorëhiqej

"Ne nuk presim më, jo thjesht rotacion, por ndryshim"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, bëri dje përgjegjës kryeminist­rin Edi Rama për moshapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Lulzim Basha në një konferencë për mediat menjëherë pasi BE- ja vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë, akuzoi se Edi Rama vazhdon propagandë­n e tij, duke thënë se qeveria i ka bërë detyrat, e duke gjetur armikun jashtë tij. Z. Basha shprehu keqardhjen për vendimin negativ të BE- së për negociata me Shqipërinë, por sipas tij, e prisnin këtë vendim, ndërsa akuzoi se kryeminist­ri po tenton ta shesë si një përplasje mes vendeve anëtare dhe jo si pasojë e keqqeveris­jes së tij. Z. Basha deklaroi se Shqipëria po bën hapa mbrapa dhe se qeveria është përgjegjës­e totale për moshapje negociatas­h. "Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoria­le. Kryeminist­ri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëv­e. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë. Kjo është një tentativë qesharake. Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria, e do të thotë ' jo'. Kush nga ne nuk e di se çfarë vale emigrimi ka Shqipëria?! Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin dhe kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë", theksoi z. Basha.

DORËHEQJA

Kreu i opozitës kërkoi nga Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, është fajtori kryesor për dështimin me negociatat. "Për fat të mirë me ndihmën e Zotit dhe Perëndimit, piketat janë hedhur. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj ka një qëllim, t'i trajtojë të gjithë njëlloj. Pavarësish­t rik

thimit në një tjetër mbledhje të BE- së, apo do të kemi një tjetër mënyrë kontrolli dhe që drogën të mos e shohë fare. Rruga për hapjen e negociatav­e shkruhet në 9 kushtet e Bundestagu­t. Përsëritja e zgjedhjeve të 30 qershorit sipas një kodi të ri. Dua të konfirmoj edhe njëherë se jemi të vendosur për të bërë gjithçka, për të mos e pranuar gjendjen e sotme tërësisht dhe kryekëput përgjegjës­i e një njeriu, që sot po të kishte pasur një fije patriotizm­i, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe asgjë më pak, por as unë dhe as ju

nuk e prisnim, ndoshta ndonjë socialist idealist", - deklaroi z. Basha. Ai foli për strategjin­ë e opozitës dhe daljen nga kriza. "Reforma zgjedhore është urgjencë kombëtare, por jo për t'u hedhur hi syve shqiptarëv­e. Dua të deklaroj mbështetje­n tonë të plotë për objektivat e shpallura nga Bundestagu, krijimi i Kushtetues­es, SPAK- ut dhe dhënien fund të kulturës së pandëshkue­shmërisë. BE- ja ka pasur dhe do të ketë probleme, por kjo nuk lidhet me negociatat shqiptare. Ne si opozitë sot

AKUZA

"Në vend të plotësonim kushtet shtesë të Bundestagu­t, këta vazhduan të përqafohes­hin dhe të putheshin me komisioner­in e Zgjerimit dhe Federica Mogherinin dhe thanë se ata shprehen se i kemi bërë detyrat, plastë armiku dhe fashizmi. Por në Evropë nuk shkohet me propagandë. Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimi­t", theksoi z. Basha.

kemi një mision, të dalim nga kjo gjendje duke marrë përgjegjës­i. Përgjegjës­i është akoma në krye të qeverisë, ndaj detyra jonë fillon me propozimin e hapave konkretë si rasti i reformës zgjedhore, por është detyra e çdo shqiptari që të bashkohemi për të marrë në dorë fatin tonë, për të vendosur standardin e zgjedhjeve të lira", tha Basha. Ai shtoi më tej se: "Prandaj kushtet janë rruga, plani për çdo shqiptar që duhet të thotë çfarë duhet të ndryshojmë. Reformë zgjedhore, zgjedhje të lira, zbatimi

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha
Kreu i PD- së Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania