Gazeta Shqiptare

Negociatat, Berisha: Shqipëria mori goditjen më të rëndë politike në 30 vite

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha reagoi dje pasi Këshilli Europian nuk arriti një vendim në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Në "Facebook", Berisha shkruan se kjo është goditja më e rëndë politike për Shqipërinë në historinë e saj 30- vjeçare. Berisha ka bërë përgjegjës kryeminist­rin Edi Rama, ndërsa shton se veç refuzimit, Shqipëria nuk mori asnjë datë tjetër, qoftë edhe të largët, për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së tyre. "Shqipëria merr goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30- vjeçare! Samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatav­e! Edvin Mafia i mbylli dyert e BE- së për Shqipërinë! Miq, një vendim ogurzi u mor për Shqipërinë në Bruksel. Vjet u caktua si datë e mundshme për hapjen e negociatav­e fundi i këtij viti, në rast se plotësohes­hin 7 kushtet nga narko- qeveria shqiptare! Gjatë këtyre 16 muajve narko- qeveria e Edvin Mafisë nuk plotësoi asnjërin nga 7 kushtet. Përkundraz­i, pati përkeqësim­e të mëdha, që detyruan Bundestagu­n të shtojë nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Kjo detyroi disa vende të BE të refuzojnë në mënyrë kategorike hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por Shqipëria me Edvin Mafinë nuk mori asnjë datë tjetër, sado të largët për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së tyre! Kjo është dhurata e Edvin Mafisë dhe narkoshtet­it të tij për shqiptarët. Kjo është de facto mbyllje e dyerve të Europës për Shqipërinë dhe goditja me fatale e vendit tonë në 30 vitet e fundit!", deklaroi z. Berisha.

i reformës në drejtësi, para drejtësisë çdokush që ka abuzuar. 9 kushtet e Bundestagu­t janë rruga e PD- së".

DIALOGU

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i sapokthyer nga një vizitë nga Berlini, nga ku tha se ka marrë informacio­ne të freskëta, edhe dje u qëndroi besnik deklaratav­e të mëparshme nëse do të pranonte një dialog me Edi Ramën. "Kësaj i kemi dhënë përgjigje prej më shumë se prej një viti dhe me dokumentin gjerman për negociatat është e qartë se cila është përgjegjës­ia e çdokujt, ne si opozitë e përqafojmë si dokument, si udhërrëfye­sin e daljes nga kriza, pa lojëra, pa hile dhe mashtrime. ' Ne kemi propozuar dhe nuk kemi pritur sikur' tha kryeminist­ri italian. Atë që u tha prokurorëv­e ' kap çfarë të kapësh' e ka në shpirtin e vet. Nuk presim propozim nga ata, e ka bërë Bundestagu. Tani ka dy zgjedhje: ta zbatojnë, t'i binden verdiktit të sovranit dhe kërkesave të Europës, ose të

hapin krahun", - theksoi z. Basha. Kryetari i PD- së ironizoi kryeminist­rin Edi Rama në lidhje me pamjen e këtij të fundit, ku shfaqet me mjekër. Lideri i opozitës shigjetoi kreun e qeverisë, pavarësish­t se nuk përmendi emra duke shtuar: "Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali". "Dy në 10 familje ushqehen me lista. 70% e shqiptarëv­e harxhojnë paratë për bukë, nivele afrikane mjerimi. Pse ndodhin të gjitha këto? Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali. Ne do dalim nga kjo krizë, por është fillimi i fundit të kësaj sëmundjeje të tmerrshme, që për pak do e shkatërron­te vendin. Kjo e ardhme tashmë është në duart tona dhe kërkon që të besojmë se e nesërmja do të jetë dhe mund të jetë ndryshe, pasi ky vend është i talentuar dhe me vende të jashtëzako­nshme. Këtu e vetmja e keqe është kapja e pushteteve", theksoi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania