Gazeta Shqiptare

Tronditet Tirana, i vendoset tritol kunatit të porositësi­t të vrasjes së Devi Kasmit

Ngjarja, hetime në tri pista: Konkurrenc­ë, hakmarrje dhe konflikte pronësie Mjeti tip “Benz” me targa gjermane i Artion Bylykut shpërtheu në flakë sapo hapi derën

-

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë. Mësohet se tritoli ishte vendosur në një makinë tip “Benz” në pronësi të Artion Bylykut, e cila qëndronte e parkuar pranë një pallati. Tritoli ka shpërthyer sapo ky i fundit ka hapur derën e automjetit, por fatmirësis­ht nuk ka pësuar dëmtime. Sipas burimeve nga vendngjarj­a, eksplozivi i është vendosur një “Benz”- i të zi i kohës së fundit, me targa gjermane. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shpërthimi ka ndodhur në kohën kur kjo zonë është mjaft e populluar edhe nga fëmijët e shkollave, duke hapur panik në zonë.

“Rreth orës 07: 45 në rrugën ‘ Ramazan Bogdani’ në automjetin në pronësi të shtetasit A. B. dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimi­t nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë. Gjithashtu, blutë kryen shpërthimi­n e kontrollua­r, ndërsa raportuan se ka qenë një sasi e vogël lënde plasëse. Dyshimet e para janë se kjo ngjarje ka qenë si një paralajmër­im për pronarin e mjetit. Ndërkaq, mësohet se Artion Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tri pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenc­a, hakmarrja dhe konfliktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ekzekutua nga ish- speciali grek Efthimios.

KUSH ËSHTË ARTION BYLYKU

50- vjeçari rezulton të jetë

Vendi

tregtar makinash. Bylyku është kunati i “të fortit” të Tiranës, Domart Konjari, pra është i martuar me

TIRANË motrën e këtij të fundit. Dihet që Konjari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë franceze.

HETIMI

Sipas burimeve policore, dyshohet se shpërthimi me tritol ka qenë si një paralajmër­im për pronarin e mjetit. Mësohet se Artion Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tri pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenc­a, hakmarrja dhe konfliktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ekzekutua nga ishspecial­i grek Efthimios.

Domart Konjari është në arrati, ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërko

mbëtar droge” dhe “krijimi i organizata­ve kriminale”.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoritete­ve franceze, por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjej­e”. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritete­t franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtari­të e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Ai akuzohet për disa vrasje dhe për trafik ndërkombët­ar kokaine. Vrasja më e fundit, e cila dyshohet se është porositur nga Konjari, është ajo e Devi Kasmit.

 ??  ??
 ??  ?? ku ndodhi shpërthimi
ku ndodhi shpërthimi
 ??  ?? Artion Bylyku
Artion Bylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania