Gazeta Shqiptare

U arrestua për shpërdorim detyre, Gjykata e Apelit liron kreun e Kadastrës, Liridon Pulën

-

DURRËS

- Lirohet me masën detyrim paraqitje kreu i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Vendimi për lirimin e tij u mor dje nga Gjykata e Apelit në Durrës. Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë, ku nga ana e Krimit Ekonomik, nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet. Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjës­e e sektorit juridik në ASHK- në e Durrësit. Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish- kreut të Agjencisë së Legalizime­ve. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeminist­ri Rama dhe zv. kryeminist­ri Erion Braçe se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës. Zv. kryeminist­ri Erion Braçe ndoqi seancën e parë gjyqësore në Durrës, ku Pula u la në masë arresti me burg. Braçe tha se është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv. kryeminist­ri, pavarësish­t se ka qenë nën presionin e banditëve, që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë. Prokurori Arjan Ndoja është akuzuar edhe nga kryeminist­ri Edi Rama se vepron në shërbim të grupeve kriminale dhe u bën presion zyrtarëve, duke paralajmër­uar një ligj special kundër prokurorëv­e dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si ‘ KÇK’, prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vetingun dhe po ecin me parimin ( kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohem­i. Në një vendim të 10 tetorit, Gjykata e Apelit rrëzoi sërish prokurorin Arjan Ndoja për akuza të pabazuara në prova duke liruar edhe zv. drejtoresh­ën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës Lusiena Kola, pas ankimimit të avokatit të saj mbrojtës, Gramoz Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania