Gazeta Shqiptare

Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin i dënuari për vrasje, Gëzim Toma

Historia e Tomës, nga vrasja tek arratisja me Admir Tafilin nga burgu i Drenovës Zbulohet plani për prerjen e hekurave të qelisë, pikaset nga rojet e sigurisë

-

Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje me dashje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës ka tentuar të arratiset edhe dje nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, por është pikasur dhe ndaluar nga rojet e sigurisë së këtij burgu. Mësohet se u zbulua plani që ky shtetas kishte thurur për të prerë hekurat e qelisë.

KUSH ËSHTË GËZIM TOMA

Më 2013- ën, një ngjarje e bujshme tronditi opinionin publik dhe burgjet, teksa shtatë të burgosur ia dolën të arratisen nga burgu i Drenovës. Mes personave të arratisur ishte edhe Gëzim Toma, i cili u kap vetëm pak ditë më vonë nga policia greke, në tentativë për të hyrë në vendin fqinj. Toma u arratis së bashku me një tjetër emër të njohur për drejtësinë shqiptare, Admir Tafili, si dhe të burgosurit e tjerë Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora. Me një plan të mirorganiz­uar, të burgosurit nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët dhe qëlluan me breshëri kallashnik­ovi, duke arritur të largohen nga burgu.

Uniformat blu në bashkëpuni­m me forcat speciale të RENEA- s disa orë pas arratisjes së bujshme bënë të mundur arrestimin në një magazinë të braktisur në Përrenjas të Admir Tafilit, Fran Marashit dhe Gëzim Guri. Këta persona ishin edhe organizato­rët e arratisjes nga burgu i Drenovës, të cilët e kishin bërë planin me persona të tjerë, që nuk ndodheshin në burg. Këta persona kanë ndihmuar të arratisuri­t të fusnin armë në ambientet e burgut dhe më pas t'i ndihmonin me automjetet e tyre për t'i larguar. Të ndaluarit e lartpërmen­dur pasi janë pajisur me armë nën kërcënimin e tyre, kanë mbyllur në banjë punonjësit e burgut dhe pasi kanë dalë nga ambientet e burgut, janë ndarë ku Tafili Guri dhe Marashi ikën në drejtim të Përrenjasi­t, ndërsa Reiz Haxhiraj, Edmond Lulo dhe Gëzim Toma arritën të kalonin kufirin dhe shkuan në Greqi, ku pas shkëmbimit të informacio­neve mes palës shqiptare dhe homologëve grekë u bë i mundur arrestimi i tyre katër ditë pas arratisjes. Ndërsa i dënuari Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Kujtojmë se në korrik të vitit që sapo lamë pas u ekstradua nga Greqia për këtë ngjarje Eduart Lulo.

Shumica e emrave të sipërpërme­ndur ishin dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzoheshi­n për vepra të rënda penale, masakra,

ARRATISJA

Më 2013- ën, një ngjarje e bujshme tronditi opinionin publik dhe burgjet, teksa shtatë të burgosur ia dolën të arratisen nga burgu i Drenovës. Mes personave të arratisur ishte edhe Gëzim Toma, i cili u kap vetëm pak ditë më vonë nga policia greke, në tentativë për të hyrë në vendin fqinj. Toma u arratis së bashku me një tjetër emër të njohur për drejtësinë shqiptare, Admir Tafili, si dhe të burgosurit e tjerë Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora.

vrasje, pengmarrje, vjedhje me vrasje etj. Ndërkohë, i arratisuri Gëzim Toma akuzohej për vrasjen e 25- vjeçarit Fatos Daxha, në Krastë të Martaneshi­t.

SI NDODHI NGJARJA E RËNDË

Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshi­t. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit. 25- vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij. Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit.

Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë. Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi sipas tyre, Toma ishte shumë i xhindosur dhe i është vërsulur komshiut, duke e goditur me thikë disa herë në trup. Toma kishte pak kohë që ishte transferua­r në burgun e Drenovës dhe duket se ishte miqësuar me grupin e shkodranëv­e, me të cilët ka planifikua­r arratisjen.

 ??  ?? Gëzim Toma
Gëzim Toma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania