Gazeta Shqiptare

Rrëmbehet 31- vjeçari nën kërcënimin e armës, kapet një prej pengmarrës­ve, tre në kërkim

- Njoftim shitje me ankand Njoftim shitje me ankand

BURREL - Një 31- vjeçar është marrë peng në Burrel nën kërcënimin e armës. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë operacioni­t policia sekuestroi një kallashnik­ov, municion luftarak dhe automjetin, me të cilin u mor peng 31- vjeçari. "Më datë 17.10.2019, rreth orës 03: 40, Policia e komisariat­it Mat ka marrë informacio­n se në lagjen ' Pjetër Budi', në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë shërbimet e policisë kanë nisur hetimet për verifikimi­n e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpuni­m me shtetasit L. I., M. B., S. L. dhe I. K., për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel", njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa sqaroi se falë reagimit të menjëhersh­ëm dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit S. L., 32 vjeç, banues në Burrel. Po të njëjtat burime thanë se janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I., 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel. Ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestrua­r nga policia arma e zjarrit tip kallashnik­ov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip ' Mercedes Benz', i përdorur nga këta shtetas. Materialet hetimore do t'i referohen Prokuroris­ë Mat për hetime të mëtejshme për veprat penale ' Heqja e paligjshme e lirisë', e kryer në bashkëpuni­m dhe ' Mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania