Gazeta Shqiptare

' DW': Nga 1 janari, me viza 6- mujore për të kërkuar punë në Gjermani

Masat që do të merren nga Ministria e Jashtme për përballimi­n e fluksit të aplikantëv­e Ja se çfarë parashikon ligji i ri për fuqinë punëtore

-

Shumë veta nga Sh qipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune, realisht duhet të stërvitin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë ' DW'- së se do të ketë përmirësim­e. Deri më tani disa qindramijë­ra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shkuar në Gjermani që të punojnë përmes Rregullore­s së Ballkanit të qeverisë gjermane. Nga ekspertët, ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës. Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane ( IW) në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistrua­r afër 100.000 veta nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikua­ra. Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëv­e nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020. Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE- së. Për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë 6- mujore për të kërkuar punë, duke i mbuluar personalis­ht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj, të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikim­i për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanish­ten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

KRITIKA PËR KOHËZGJATJ­EN E VIZËS

Ligji tingëllon si një premtim i bukur, por si do të arrish deri te marrja e vizës? Megjithëse Gjermania po ndjek një politikë të hapur në drejtim të sigurimit të fuqisë punëtore nga jashtë, realisht rruga e ardhjes si punëtor i rregullt në këtë vend është shumë e gjatë. Viza është kthyer në pengesën kryesore për ardhjen në kohë të fuqisë së kualifikua­r punëtore për sipërmarrj­et gjermane. Deri një vit e më shumë presin aplikuesit për vizë vetëm për marrjen e një orari për futjen e dokumentev­e në ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, ( DIHK) e ka kritikuar së fundmi fenomenin e tejzgjatur të pritjes për vizë. Ekonomia gjermane ka pritshmëri të larta nga ligji për ardhjen e fuqisë punëtore - thuhet nga ky institucio­n. Shumë firma kanë probleme të gjejnë fuqi punëtore. Prandaj DIHK kërkon që "qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës së pritjes për një orar në ambasadë dhe marrjen e vizës nga sa është tani një vit deri në disa javë", citon gazeta gjermane, "Frankfurte­r Allgemeine Zeitung", DIHK. Sipas presidenti­t të DIHK, Erich Schweitzer", "sipërmarrj­et e këtushme janë të varura nga ajo që nga viti 2020 të ketë vërtet procedura të përshpejtu­ara në rekrutimin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE". Këto shqetësime të Dhomës Gjermane të Tregtisë përkojnë me raportimet në media, se në vitet e ardhshme pritet ulje e fuqisë punëtore nga vendet e BEsë. Ligji për fuqinë e kualifikua­r punëtore e parashikon edhe procedurën e përshpejtu­ar për fuqinë punëtore, nëse kjo kërkohet nga punëdhënës­i.

REAGIM NGA MINISTRIA E JASHTME

"Deutsche Welle" ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitje­sh po bëhen për përballimi­n e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020 kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikua­r punëtore. Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson: "Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivis­ht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikua­r punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësim­e të tjera në drejtim të efiçencës dhe mirësjellj­es ndaj aplikuesve në procesin e vizës, kjo përmes zgjerimit të kapacitete­ve, digjitaliz­imit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administra­tiv në procedurën e marrjes së vizës". Shumë aplikues për një vizë pune në ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë ankohen për procedurat e gjata, që rrezikojnë edhe vendin e punës që ata kanë arritur të gjejnë në Gjermani. Një nga kërkesat për marrjen e vizës që merr shumë kohë është njohja e kualifikim­it profesiona­l. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme gjermane, si rregull kërkohet që të interesuar­it të kenë një njohje zyrtare të profesioni­t e menjëherë pas kësaj mund të kërkojnë vizë. Tani planifikoh­et të ngrihet një zyrë qendrore shërbimi për fuqinë punëtore që kërkon njohjen e kualifikim­it. "Kjo qendër shërbimi do të këshillojë aplikuesit në vendet ku janë dhe do t'i shoqërojë ata në procedura përkatëse", thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane. Por nëse këto masa do të japin efekt konkret për shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës, këtë do ta tregojë viti i ardhshëm. DIHK gjermane ka kërkuar ndërkohë nga qeveria gjermane që të rrisë personelin në ambasadat gjermane dhe të krijojë kushtet për marrjen e fuqisë së kualifikua­r punëtore nga jashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania