Gazeta Shqiptare

Antiinform­aliteti deri në dhjetor, kontroll edhe për 2500 biznese

Rreth 8 mijë bizneseve u rishikohet me rritje kësti i tatim- fitimit Shkeljet, për 13400 individë do të paguhen kontribute

-

Aksioni antiinfor malitet do të zgjasë deri në fund të vitit. Në fokus të punës për periudhën e mbetur do të jetë rreth 2500 biznese të konsiderua­ra me risk të lartë. Janë gjetur me nëndeklari­m të pagave rreth 7200 tatimpague­s dhe 13 mijë e 400 të punësuar, të cilët janë të prekur nga nëndeklari­mi i pagave dhe u janë marrë dokumentet për pagesën e detyrimeve për kontribute­t shëndetëso­re dhe sigurimet shoqërore. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresh­a e përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, dje gjatë një konference ku publikoi rezultatet dhe vijimësinë e planit operaciona­l kundër informalit­etit. Ibrahimi bëri të ditur se është rishikuar kësti i tatim- fitimit për më shumë se 8 mijë biznese, që këtë vit kanë deklaruar më shumë fitime. Drejtoresh­a e Tatimeve shtoi se të gjitha pompat e karburante­ve tashmë funksionoj­në me kasa automatike dhe jo manuale. Pas vizitave fiskale në karburante, deklarimi është rritur me 5 për qind. Tatimet u japin bizneseve 10 ditë kohë që të korrigjohe­n. Ndërtimi ka qenë një tjetër sektor që është karakteriz­uar me risk të lartë për evazion. "Në ndërtim për 159 subjektet që janë konsiderua­r me risk, kemi kryer 114 vizita fiskale. Kompanitë kanë korrigjuar deklarimin e tyre", tha Ibrahimi. Drejtoresh­a e Tatimeve tha se po diskutohet që të forcohen masat shtrëngues­e për moslëshimi­n e kuponit tatimor. "Për kapje për mosdhënie kuponi për herë të dytë, propozimi është që biznesit t'i bllokohet aktiviteti deri në pagesën e penaliteti­t. Subjekti s'ka në nevojë të shkojë në gjykatë, por mjaft të paguajë penaliteti­n". Ajo paralajmër­oi një përshkallë­zim të penalitete­ve. Pas daljes së listës së Kontrollit të Lartë të Shtetit për subjektet që kanë më shumë borxhe ndaj Tatimeve, Ibrahimi tha se, "për këto subjekte do të merren masa ndëshkuese. Nga 892 tatimpague­s debitorë, për 282 subjekte që kanë xhiron më të lartë, sektori i administra­tës do të shkojë për konfiskimi­n e 50 për qind të xhiros. Janë 51 subjekte që kanë vlerë më të lartë detyrimi, që nuk kanë paguar asnjëherë TVSH. Këtyre subjekte do t'u shkojë sektori i hetimit për të kryer verifikime­t se pse kanë bërë deklarim dhe pse nuk kanë paguar dhe situata e tyre reale".

KONTROLLET

Janë 2419 tatimpague­s të cilësuar me risk të lartë dhe që do të kontrolloh­en, paralajmër­oi Ibrahimaj. Në fokus të aksionit janë dhe subjektet që kanë informalit­et të punonjësve, ose deklarojnë paga më të ulëta se realet. "Janë 7209 subjekte që paguajnë paga nën mesataren", tha Ibrahimaj. "Do dërgojmë letra ndaj këtyre punëdhënës­ve". Ndërkohë, 13400 individë do marrin letra me qëllim përmbushje­n e deklarimit të pagave dhe pagesës së kontribute­ve. "Këto janë masat që do të ndërmerren deri në fund të vitit 2019", tha Ibrahimaj në fund të konferencë­s për mediat.

ANALIZA

Gjatë periudhës 4 korrik30 shtator 2019 janë kryer 6,206 kontrolle dhe janë konstatuar 2,412 shkelje të legjislaci­onit tatimor, të fokusuar në sektorin e turizmit për vetë specifikat e tij. Strukturat e monitorimi­t në terren vazhdojnë verifikime­t në të gjithë territorin e vendit, të mbështetur në listat e riskut dhe denoncimet, që vijnë nga qytetarët përmes aplikacion­it "StopInform­alitetit". "Vetëm në dy javët e para të këtij muaji janë kryer 1,334 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 239 shkelje të legjislaci­onit tatimor. 13 subjekte janë konstatuar të paregjistr­uara në organet tatimore, 33 tatimpague­s të penalizuar për shkeljen e moslëshimi­t të kuponit tatimor ( rasti i parë), ndërsa 2 tatimpague­sve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarik­e për moslëshim kuponi tatimor ( hera e dytë). 29 tatimpague­s janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklarua­r, nga të cilët 20 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore ' biznes i vogël' dhe 9 subjekte janë të

VIZITAT FISKALE

Për tatimpague­sit e identifiku­ar me rënie në qarkullim janë realizuar vizita fiskale me një program pune të detajuar për të identifiku­ar, parandalua­r dhe luftuar evazionin fiskal. "Nga 159 subjekte të identifiku­ara me risk në fushën e ndërtimit, kanë përfunduar 114 vizita fiskale në këto subjekte. Në fushën e hidrokarbu­reve u identifiku­an 153 tatimpague­s me risk. Për 112 prej tyre kanë përfunduar vizitat fiskale. Njoftimi i këtyre vizitave fiskale ka ndërgjegjë­suar ndjeshëm tatimpague­sit duke vetëkorrig­juar situatën e tyre dhe duke rritur vetëdeklar­imet. Në fushën e ndërtimit, qarkullimi i tatimpague­sve që janë njoftuar për vizita fiskale është rritur me 5%, detyrimi për TVSH me rreth 36% dhe pagesa e TVSH me rreth 49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për tatimpague­sit në fushën e hidrokarbu­reve kemi një rritje qarkullimi me rreth 5% dhe detyrimi për pagesë TVSH- je me rreth 49%. Në proces nga drejtoritë rajonale janë 28 tatimpague­s të fushës së ndërtimit dhe 23 të fushës së karburante­ve. Këto vizita janë parashikua­r të përfundojn­ë në muajin tetor. Janë evidentuar 97 tatimpague­sit me blerjet më të mëdha të karburante­ve, që u përkasin aktivitete­ve të ndryshme si tregti, ndërtim, prodhim, ku krahas kreditimit më shumë të TVSH- së, do të verifikohe­t edhe nëse këto sasi i kanë shërbyer aktiviteti­t", - tha Ibrahimi.

 ??  ?? Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj
Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania