Gazeta Shqiptare

AMF: Sistemi në funksion nga 1 tetori, kompanitë kërkuan shtyrje të afatit

Sigurimi i jetës së minatorëve

-

Kompanitë

e sigurimit kërkuan kohë për të vënë në funksion sistemin për raportimin e policave të sigurimit të jetës për minatorët, që duhet të kishte nisur nga 1 shtatori. Më herët, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare miratoi një udhëzim që nënvizonte se çdo kompani duhet të raportonte shitjet për këtë kategori të punësuaris­h. Detyrimin për të bërë këtë sigurim ndaj punonjësve e kanë subjektet minerare, ndërkohë që kompanitë çdo policë duhet ta hedhin ' online'. Por, përshtatja e kësaj kërkese në anën teknike nuk ka qenë e thjeshtë, ndaj një vendim i fundit i AMF- së bën me dije se raportimi ka marrë fuqi nga data 1 tetor 2019. Udhëzimi i ' Autoriteti­t' nuk erdhi rastësisht gjatë këtij viti, ndërkohë që ishte lënë detyrë nga Kuvendi në rezolutën e aktiviteti­t për vitin e shkuar. Në nenin pesë të udhëzimit, ' Autoriteti' përcakton qartë se shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjitha masat të zhvillojnë nga ana e tyre sistemin për ta përshtatur me shërbimet që do të ofrohen nga AMF, për të identifiku­ar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police minatori. "Shoqëritë e sigurimit apo agjentët mund të raportojnë shitjen në një kohë të mëvonshme vetëm kur sistemi i AMF shfaq probleme madhore deri në mosfunksio­nimin e plotë të tij dhe kjo procedurë miratohet me shkrim nga drejtuesit ekzekutivë të ' Autoriteti­t' sipas rastit. Shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjitha masat për të identifiku­ar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police të sigurimit të punonjësve nga aksidentet personale në punë. Shoqëritë e sigurimit duhet të njoftojnë ' Autoriteti­n' për të dhënat e identifiki­mit të personit të autorizuar. Për çdo ndryshim në lidhje me punonjësit e autorizuar që përdorin këtë sistem, shoqëria duhet të njoftojë me shkrim brenda 2 ditëve pune", thuhet në udhëzim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania