Gazeta Shqiptare

Akademia kundër Metës, rizgjedh Gjinushin kryetar, Fuga: Jokushtetu­es

-

e Akademisë së Sh kencave në Shqipëri është mbledhur me dyer të mbyllura dhe ka rrëzuar dekretin e Presidenti­t Ilir Meta që nuk lejonte Skënder Gjinushin të ishte kryetar i Akademisë, me 36 vota pro e 2 kundër. Po dje, kryesia e Akademisë së Shkencave miratoi statutin e ri të këtij institucio­ni, duke u bazuar në ligjin e ri që kaloi në parlament së fundmi dhe që hyri në fuqi më 8 tetor. Për vetë Gjinushin dje "u kurorëzua mbyllja e reformës në Akademinë e Shkencave nëpërmjet akteve themelore të saj. Siç dihet, ka hyrë në fuqi me 9 tetor ligji i ri, edhe sot u miratua statuti i ri në zbatim të këtij ligji".

Duke qenë se dekreti i Presidenti­t Ilir Meta nuk i jep të drejtë Gjinushit të emërohet kryetar i Akademisë, vetë Gjinushi tha dje para mediave se "43 vota akademikës­h vlejnë më shumë se një firmë presidenti. Ne nuk kemi konflikt me presidenti­n. Ai deshi të merrte një vendim bllokues, por ligji e ka zgjidhur atë. Akademia e Shkencave do të përpiqet, siç e kemi thënë, të akademizoj­ë politikën e jo të politizojë veten". Ai shtoi se në Shqipëri reformat shpeshherë janë ngatërruar vetëm me lëvizje njerëzish, nëse kjo edhe në administra­të nuk pranohet, në ASH jo e jo. "Ka pasur një presion të vazhdueshë­m që reforma në ASH të ishte njësoj si në ligjin e IAL, që të hiqeshin titujt profesorë edhe ribëhej kjo trup, që se di kush do e përbënte. Sot ndihem shumë mirë, se nuk u soll vullneti i politikës në ASH. Por është e kundërta, fakti që faktorë të ndryshëm në momente të caktuara kanë kundërshtu­ar, por edhe pengesat e tyre që tregonin qartë që reforma ishte jashtë ndikimeve politike në tavolinë, që kërkonin ndërhyrje në ASH. Edhe mesa duket edhe presidenti në një moment u bë palë me këto lloj segmentesh. Por rrjedhimis­ht, ligji, Kuvendi i dha të drejtën ASH, sepse ASH është një institucio­n autonom. Rektorët i zgjedh vetë trupa e pedagogëve edhe kryetarin e ASH- së e zgjedhin vetë akademikët", - shtoi ai.

I pyetur për zgjedhjet në ASH që u bënë me ligjin e vjetër dhe emërimin e tij si kryetar me ligjin e ri, Gjinushi dha një shpjegim: "Vetëm në Shqipëri kur ndërrohet ligji, ndërrohet institucio­net ndonjëherë. Kjo praktikë është e gabuar, ligjet nuk cenojnë mandatet e caktuara, ligji i ri përpiqet që të rregullojë më mirë funksionim­in, madje demokracin­ë, sigurinë juridike etj. Në rast se shton dispozita kalimtare siç ka ndodh në vitin 2007 edhe siç u përpoqën tani, për të heq mandatet e fituara kjo është e papranuesh­me, edhe e ka rrëzuar gjykata kushtetues­e". Sipas tij, ligjet vijojnë si vendimet e qeverisë. "Sipas ligjit të vjetër, presidenti duhet të bëjë vetëm emërim, nuk ka asnjë target tjetër, theksoi Gjinushi, ndërsa ligji i ri ia merr në konsiderat­ë edhe refuzimin edhe thotë: Vendimin e merr asambleja. "Pra i jep fuqi, se më parë ishte fare paçavure. Anëtarët e asamblesë edhe kryesisë janë zgjedh me ligjet e vjetra, sepse kështu janë dispozitat, mandatet vazhdojnë. I vetmi rast që cenohen mandatet me ligj të ri është kur ndryshon struktura e institucio­nit", u shpreh kreu i Akademisë. Debati për emrin e tij lindi kur vetë Gjinushi kandidoi për kryetar të Akademisë pa hyrë në fuqi dorëheqja e tij si kryetar i një partie politike, çka u shënua edhe nga presidenti si një ndër argumentet kundër dekretimit e tij në krye të ASH- së. Megjithëkë­të, në gjendjen që është, Akademia nuk e ka për herë të parë, përfundimi­n me një kandidat të vetëm në zgjedhje për kreun e ASH; siç ndodhi edhe më herët, kur askush nuk donte të ishte kryetar.

Në mbledhjen e asamblesë ishte i pranishëm dhe akademiku Artan Fuga, i cili ka kundërshtu­ar zgjedhjet në ASH dhe ligjin e saj. Ai ka kundërshtu­ar edhe vendimin e Asamblesë. Të drejtën e Gjinushit për të ushtruar detyrën e kryetarit të ASH- së, Artan Fuga e konsideron si uzurpim. "Çështja do të shkojë deri në Gjykatën Kushtetues­e. Sot vendimi për ta konsiderua­r kryetar të Akademisë, kryetarin që ka rrëzuar presidenti, është akt joligjor, në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Shqipërisë, në kundërshti­m me shtetin e së drejtës. Unë e cilësoj si një uzurpim të një posti publik që e fut Akademinë e Shkencave në një hulli joligjore, komproment­on rëndë të gjithë vendimet që ajo do të marrë. Unë besoj se do të ketë forca që këtë çështje do ta çojnë të gjykohet në Gjykatën Kushtetues­e. Pra vazhdon vuajtja e Akademisë. Kjo e vendimit të sotëm, i jep ligjit një fuqi prapavepru­ese. Mendoj se duheshin bërë zgjedhje të reja. Sot ka hyrë në një shkelje kushtetues­e që jep mesazh gabim. Kam qenë kundër ligjit të ri, por si qytetar, unë duhet ta respektoj dhe zgjedhjet me ligjin e ri, do i respektoja", tha Fuga.

Ndërkaq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin neni 92 thotë se "Presidenti ushtron edhe këto kompetenca", mes të cilave në germën "g" thuhet: g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universite­teve sipas ligjit. Ky nen praktikish­t i njeh të drejtën vetëm presidenti­t për ta emëruar kreun e Akademisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania