Gazeta Shqiptare

Mirë të refuzuar jashtë, po edhe të goditur brenda?

- Nga Edlira Gjoni

( vijon nga faqja 1)

... shumë e fajësoni ju, aq më shumë ftillohet pamja këtej. Pse kaq të pafytyrë?

Çfarë detyrash paskeni bërë? Ja fare shkurt një e nga një: 1) Funksionim i Gjykatës Kushtetues­e dhe të Lartë - Ku? Zero me xhufkë!

2) Miratim i reformës zgjedhore - Ku? Na e mbushët parlamenti­n e bashkitë me antiligjor­ë nga PS e me antilogjik­ë nga PD!

3) Implementi­m i reformës zgjedhore - Ku? Si më sipër!

4) Ndjekje penale e atyre që nuk kanë kaluar vetingun - asnjë deri tani.

5) Ndjekja penale e akuzave për shitblerje­n e votave - Kujë! Ti e çove çwshtjen në Dibër. Dhe Dakon akoma e mbron. Mos e shqepni më gojën, në keni Perëndi!

6) Vënia në punë e SPAK - Po ju po bëni çmos të mos e lini as të krijohet, e jo më të marrë nën lupë hetimi ndonjë shokun tënd zyrtar!

7) Kapja dhe ndëshkimi i “peshqve të mëdhenj” - Përmendi një emër. Vetëm një, që të bëjmë sikur po e quajmë të filluar këtë detyrë!

8) Përparime në reformën e administra­tës publike - Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë? Ata që hoqe, apo këta që ke sjellë në administra­të? Po këtu faji është i modelit të gabuar arrogant që ke mbjellë, se për aftësi e përgjegjës­i, mbaje Zot dorën!

9) Sqarimi për zgjedhjet e 30 qershorit! - Ku është ai dokument që na e sqaron kushtetues­hmërisht? Ti s’ke Gjykatë Kushtetues­e, si mund të pretendosh se e ke sqarim prej saj? Si e quan të kryer këtë detyrë!

Nga ky vështrim i shpejtë, dalin se nga 9 detyra shtëpie, nuk është bërë ASNJËRA!

ZERO! Asnjë e mbaruar! Ti thuaj sa të duash që i ke filluar, po “kryer”?

Në ju ka ngelur ndonjë copëz në faqe a mëshirë në logjikë, MOS DILNI NË TV DERI TË HËNËN! Mos gënjeni!

Mos u fshihni me shoshë!

Mos mashtroni as veten! Hiqeni mjekrën, se nuk të bëjnë qimet e bardha Ismail Qemal!

Edhe meqë këshilltar­ët i ke gjeni, thuaju të të mësojnë të flasësh shkurt!

Ai shoku yt Macron kështu si ti ua mërzit jetën francezëve, duke folur 16 orë në ditë?

Po Merkel që e ke merak, 4 orë e 56 minuta i duhen që të arrijë të nxjerrë një mesazh?

Kurseje kohën! Të duhet për të bërë detyrat! Bëj diçka!

Hap krahun!

Mbyll gënjeshtra­t!

Mbyll ERTV- në!

Hapi punë vetes!

Vetëm gënjeshtra­t aman jo më! E jo me ton, se nuk ka më fuqi njeri të përtypë sapun që nuk është djathë, sido që ta shesësh!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania