Gazeta Shqiptare

Lerda: Nuk ka tension te Partizani, duam fitore dhe për tifozët tanë!

Vllaznia pret Partizanin në sfidën e parë mes tyre që pas rënies së klubit kuqeblu nga kategoria superiore Mbështetës­it e kuq janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës

-

Një tjetër ndalesë do të shkëpuste më tej Partizanin nga rivalët direkt në garën për titullin kampion. Diçka që nuk mund t'ia lejojnë vetes Franko Lerda dhe të besuarit e tij, që si objektiv kanë mbrojtjen e trofeut në Superligë. Të kuqtë kërkojnë të kthehen te fitorja, një mision aspak i lehtë në transfertë­n e Shkodrës kundër Vllazninë, që po kalon një moment shumë të mirë në këtë sezon. "I kam parë shumë mirë lojtarët mi. Skuadra ka treguar një kondicion të mirë gjatë kësaj kohe. Luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Përballë kemi një kundërshta­r që është i rreshtuar mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë kanë qenë të mira. Stadiumi do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të mirë",- është shprehur trajneri Partizanit. E vërtetë ajo që thotë tekniku i Partizanit, pasi interesimi në Shkodër është shumë i madh. Por në "Loro Boriçi" do të jenë të pranishëm vetëm tifozët e Vllaznisë. "Këtë e dimë dhe na vjen shumë keq. Ishim përgatitur për këtë gjë. Na vjen keq që nuk i kemi në krah, por do të luajmë për ata", ka vijuar italiani. Pavarësish­t mungesës së tifozëve të kuq, objektivi i Franko Lerda dhe Partizanit nuk ndryshon. "Dua të fitojmë. Jam në ekipin kampion në fuqi dhe përgatitem­i të fitojmë. Këtë do e kërkojmë. Kudo do synoja të fitoja. Nuk e si del ndeshja, është çështje tjetër. E rëndësishm­e është që përgatitem­i për të fituar", ka thënë Lerda. Në krah të trajnerit ishte Lorenc Trashi dhe Lerda nuk i ka kursyer elozhet për futbollist­in që kthehet pas debutimit të shkëlqyer me Kombëtaren. "Është një nga lojtarët më të rëndësishë­m të skuadrës. Po tregon çdo ditë rritje dhe është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Sikur vetëm 1% të kem ndikuar unë në paraqitjen e tij me kombëtaren, do të isha shumë i kënaqur",- ka përfunduar Lerda. Përkrah trajnerit Lerda, ishte dhe Lorenc Trashi, që arriti të debutonte me fanellën e Shqipërisë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol. Mbrojtësi foli për ndeshjen ndaj Vllaznisë, objektivat dhe ndryshimet mes Rejas e Panuçit. "Titullar te Shqipëria? Ishte grumbullim­i i tretë pasi të parin e kisha me Panuçit. Nuk luajta [ por ishte kënaqësi. Me Rejan është ndryshe, e kemi njohur më shumë njëritjetr­in. Çunat kanë qenë më afër dhe më kanë mbështetur dhe kur u bë formacioni më kanë dhënë kurajo dhe më kanë thënë të luaj qetë. Ky është ndryshimi nga grumbullim­i i parë mes Panuçit dhe Rejas. Presion ndaj Vllaznisë? Partizani nuk ka ndikuar në rënien e Vllaznisë por ka rënë për fajin e vet. Vllaznia është Vllazni, ekip legjendar dhe nuk e mohon kush. Është një skuadër e mirë pavarësish­t se vjen nga Kategoria e Parë. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, tani përqendroh­em te ndeshja me Vllazninë", tha ndër të tjera Trashi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania