Gazeta Shqiptare

Këshilltar­ja e Haradinajt: Rama gjestikula­cione joserioze në Berlin

-

Pjesë

e debatit në dis tancë mes kryeminist­rit Edi Rama dhe homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj është bërë edhe këshilltar­ja e këtij të fundit, Meliza Haradinaj, e cila ka qenë prezente në takimin e liderëve të Ballkanit perëndimor me kancelaren Angela Merkel dhe presidenti­n e Francës, Emanuel Macron. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ajo zbuluar disa detaje nga ky takim, duke konfirmuar pretendime­t e kryeminist­rit Haradinaj se atij i ishte bërë presion nga Rama dhe Thaçi që të hiqte taksën 100 për qind për mallrat serbe. Meliza Haradinaj shkroi dje se kur ishte në Samitin e Berlinit Rama bënte veprime për të rënë në sy dhe gjestikula­cione joserioze. "Domosdoshm­ëria e zgjidhjes së nyjës Kosovë -

Serbi, nuk i jep rol paternalis­t Edi Ramës që të imponohet si ndërmjetës­ues. Megjithatë, ai provoi këtë rol edhe në diskutimet informale në Berlin, duke u afruar pa ftesë tek tavolina ku Kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i ftoi për pije liderët e Kosovës dhe Serbisë. KM Rama ' kërcente' në diskutimet që filluan aty - pa rend e pa respekt ndaj diskutuesv­e. Dikur filloi të kapte Presidenti­n Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg kryeminist­rit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbise­dues për dokrrat e tij gjeopoliti­ke që si dëgjonte kush. Dikur kur u bind që Kosova ka lider që zëshëm dhe logjikshëm e argumenton realitetin e Kosovës, dhe atë madje edhe në anglisht edhe në frëngjisht, u spostua në kolltukët anash hollit të Zyrës së Kancelares, duke pozuar para fotoaparat­it të ministrit të tij në detyrë. Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5- të, e duke bërë gjestikula­cione joserioze për një kryeminist­ër për të shfaqur pakënaqësi­në e tij për mungesë vëmendjeje, edhe pse me mbathje atraktive", - shkroi Haradinaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania