Gazeta Shqiptare

Shehu: Opozita të jetë gati, në çdo moment mund të ndodhë shpërthimi i madh

Reforma zgjedhore, jo "gjethe fiku" për Ramën, element i paketës zgjidhëse "Mposhtja e Ramës nga PD me masën e shqiptarëv­e të bashkuar"

-

Çfarë e zgjidh konkretish­t krizën?

Kriza në fund të fundit në thelbin e saj fillon të zgjidhet nga një element i vetëm, nga rivendosja e votës së lirë dhe e një procesi të ndershëm votimi, i cili duhet te realizohet me zgjedhje politike të reja dhe zgjedhje administra­tive të vërteta, sepse zgjedhje të tilla nuk u realizuan. Kjo sigurisht kërkon disa premisa, që lidhen me kushtet e standardet për të realizuar një gjë të tillë. Pikërisht këtu çështja nuk është e thjeshtë, ajo është shumë më e komplikuar se sa një element ligjor vetëm, apo vetëm me reformën zgjedhore. Çështja është me atë që të minimizohe­t afektimi i procesit zgjedhor të ri nga ata që janë të interesuar të deformojnë votën e shqiptarëv­e dhe në radhë të parë këtu bëhet fjalë për lidhjet me krimin, lidhjet me trafiqet dhe me ato elementë jashtë Shqipërisë, që synojnë të mbajnë vendin në këtë gjendje të vështirë, jashtë familjes sonë europiane e larg perëndimit.

Z. Basha është shprehur kohët e fundit se e vetmja zgjidhje e krizës është reforma zgjedhore dhe garantimi i votës së lirë. Kjo reformë mund të bëhet edhe me Edi Ramën kryeminist­ër?

Së pari, do të them që z. Basha nuk ka thënë se zgjidhja e krizës është vetëm reforma zgjedhore, ka thënë është garantimi i votës së lirë. Dhe këtu ka një diferencë të madhe midis të dy këtyre koncepteve. Ai për të arritur te vota e lirë, me realizëm ka paraqitur një platform të tërë, komplekse, me shumë elementë e etapa të qarta, që sinkronizo­n me çfarë votoi dhe Bundestagu gjerman për vendin tone.

Pra, ju si mendoni në lidhje me reformën zgjedhore, sistemet etj.?

Reforma zgjedhore është vetëm një element në një paketë të tërë për kalimin e kësaj krize, siç e quan dhe Bundestagu. Po të shohësh edhe kushtet e vendosura nga ai, apo çfarë ne kemi miratuar në PD që në shkurt, reforma zgjedhore trajtohet si një element e për të arritur tek ajo duhen plotësuar një sërë kushtesh që të funksionoj­ë e mos të shërbejë për Ramën si një "gjethe fiku". Pra, ajo është një element që duhet të realizohet, por nuk është gjithçka. Vetë fakti si po shkojnë ngjarjet, pengesat dhe teatralizm­i që po luhet nga mazhoranca me të ashtuquajt­urin Kuvend me 122 vetë dhe 42 pupacë për reformën zgjedhore, tregon pikërisht këtë gjë, që për të shkuar në reformën zgjedhore duhet të vihen bazat e një pakete të përgjithsh­me për zgjidhjen e krizës, pjesë e së cilës pa dyshim është edhe ajo. Veçanërish­t kjo në kuptimin e forcimit të elementëve ligjorë të saj, që lidhen me mos tjetërsimi­n e votës, administri­min e votës, numërimin e votës, sigurinë e votës. Dhe këtu diapazoni i çështjeve është shume i gjerë, hynë te niveli i kriminalit­etit, gjendja e institucio­neve, blerja e votës, terrorizim­i i qytetarëve, etj.

Ndërsa diskutimi për sistemin zgjedhor në këtë fazë e gjendje me duket ose humbje kohe ose tymnajë e qëllimshme për të devijuar vëmendjen nga prioritete­t.

Ju nuk jeni për të ndryshuar sistemin zgjedhor?

Unë qartësisht e kam shprehur mendimin tim publikisht se do të preferoja një sistem zgjedhor ku votuesi të mund të influencon­te sa më shumë e direkt dhe në zgjedhjen nominale të kandidatit. Por çdo gjë ka kohën e vetë dhe kërkon kushtet e nevojshme qoftë edhe për diskutim, ndryshe kthehet së paku në konfuzion. Aktualisht po diskutohet si të realizohen kushtet minimale që të mund të hapet kapitulli i bërjes së reformës zgjedhore. Ju e keni konstatuar që Rilindja nuk ka asnjë vullnet të fillojë diçka të tille duke tentuar të shmangë opozitën e vërtetë e të vetme që ka vendi, PDnë e aleatët e saj, për ta kthyer në një maskaradë në një Kuvend antikushte­tues.

Pavarësish­t kërkesës së PD dhe që është një ndër kushtet e Bundestagu­t, Edi Rama vazhdon të jetë kryeminist­ër, ndërkohë që PD, opozita e bashkuar ka ndërprerë protestat. Si do veprojë në këto kushte, në këtë situatë, si do veprojë opozita, do vijojë protestat, do i kthehet dialogut institucio­nal?

Së pari, nuk gjykoj që opozita i ka ndërprerë protestat. Protestat janë aktualisht në terren në forma të ndryshme por edhe protestat e mëdha popullore nuk janë jo vetëm jashtë axhendës së opozitës por nuk janë as jashtë axhendës së popullit shqiptar, qytetarëve shqiptarë në tërësi. Protestat unë mendoj se janë pjesë konsistent­e e axhendës. Pa dyshim, ana taktike, kalendari i tyre është element që do komunikohe­t nga kryetari i partisë, në bazë të vendimit që do merret në forume edhe me aleatët, por nuk them aspak se janë ndërprerë protestat. Protestat janë pjesë e axhendës, pjesë e një force politike demokratik­e, veçanërish­t kur kjo forcë demokratik­e si PD, europeiste dhe pjesë e grupit popullor evropian ka përballë një autokraci lindore, ka përballë një regjim të shurdhër e të kapur. Unë personalis­ht mendoj që ky regjim nuk është e nuk do jetë asnjëherë koshient i ndryshimit që duhet të pësojë vendi për të dalë nga kjo situatë dhe për t'u kthyer në rrugën evropiane të tij. Në këto kushte behet i detyrueshë­m presioni popullor direkt, rezistenca aktive dhe e fortë, qëndrueshm­ëria në forcë e kohë. Kjo është e domosdoshm­e në këto momente dhe do jetë e domosdoshm­e qoftë edhe në periudhat që vijnë për të çuar dhe realizuar me të gjithë forcën e vullnetit të njerëzve rivendosje­n e demokracis­ë dhe për të hapur rrugën e standardev­e demokratik­e, drejt votimit demokratik.

Ju e nënvlerëso­ni dialogun politik?

Absolutish­t jo. Unë jam shumë i hapur, kam qenë i tillë edhe në momente shumë të vështira të vendit në pozicionet që kam pasur. Por aktualisht unë nuk shikoj një vullnet të tillë nga kjo maxhorancë, siç p. sh. kishim neve edhe në 1997, gjë që çoi në marrëveshj­et e mëdha të asaj kohe. Sot ne jemi qartësisht përpara një gjendje "Grushti shteti". Vendi nuk ka parlament kushtetues, nuk ka Gjykatë Kushtetues­e, të Lartë, ka kapje të plotë të institucio­neve derisa kulmi u arrit me farsën e 30 Qershorit, që plotësoi këtë Grusht shteti edhe me kapjen e pushtetit lokal. Nga ana tjetër unë nuk shoh asnjë dëshirë apo vullnet nga Rama e Co për të zgjidhur këtë gjendje. Ai ka refuzuar edhe tentativat serioze të mbështetës­ve të vyer të Shqipërisë për të ndërmjetës­uar për një zgjidhje racionale. Ai siç duket do ta çojë deri në fund këtë gjendje antikushte­tuese për të konsolidua­r një autokraci lindore, ku i ka dhe lidhjet. Atëherë, si duhet reaguar para një grushti shteti? Ka vetëm një reagim, me kundërvëni­e popullore të fortë e rezistente. Unë fatkeqësis­ht nuk shoh zgjidhje tjetër.

Z. Basha ka folur me sekretarin e Përgjithsh­ëm të OSBE, për përmbushje­n e reformës zgjedhore, por duke thënë që nuk ka dialog brenda Kuvendit. Si mund të bëhet ky dialog me mazhorancë­n për një formë të re elektorale, jashtë institucio­nale?

Në lidhje me këtë çështje mendoj se folëm më lart. Sidoqoftë, pa dyshim që reforma zgjedhore do kërkojë një dialog midis mazhorancë­s dhe opozitës, por me opozitën e vërtetë, opozitën që është realisht, që mbështetet nga elektorati dhe ky dialog është ai që është kërkuar, midis përfaqësue­sve të atij parlamenti apo atij "Kuvendi" monist dhe opozitës, me bashkëpuni­min e ngushtë të komuniteti­t ndërkombët­ar dhe misioneve të tij, një nga të cilët është OSBE. Unë mendoj se kjo është e vetmja zgjidhje, se zgjidhje tjetër nuk ka. Nëse gjërat diskutohen brenda atij Kuvendi është sikur të bësh monolog dhe nuk ka asnjë element që mund të çojë më pas në zgjidhjen politike të krizës, përkundraz­i do çojë në thellimin e hendekut, thellimin e grushtit te shtetit.

Pse ka frikë opozita të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën se ai thotë nuk do iki derisa të mbaroj mandatin në 2021?

Çështja është më e komplikuar se kaq. Nuk është çështje frike, çështja është tek parimi, është edhe çështje principesh, sepse realisht në momentin që të gjithë e kanë parë e shikojnë qartësisht si janë manipuluar zgjedhjet e kaluara, kush janë përgjegjës­it e fajtorët e saj, një nga të cilët pa dyshim është vetë kryeminist­ri, nuk mund të pranosh të hysh në një lojë demokratik­e pa u ndëshkuar fajtorët, apo së paku pa qenë mënjanë nga menaxhimi fajtorët e lojës demokratik­e, e aq me keq duke ja lënë po atyre atë përsëri. Pra kjo nuk është çështje frike, unë mendoj se është një çështje parimi, të drejte, mesazhi dhe thelbi, për të realizuar atë proces demokratik që ka nevojë Shqipëria.

PD ka zbritur në bazë, po merret me strukturat e saj, duke ngritur edhe grupe pune. Realisht në çfarë gjendje janë strukturat e partisë?

Strukturat e PD, unë mendoj që janë në një gjendje të mirë, janë funksional­e,

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryetari i Partisë Demokratik­e Tritan Shehu
Ish- kryetari i Partisë Demokratik­e Tritan Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania