Gazeta Shqiptare

Bardhi: Gati të përballemi me Ramën, e mundim me zgjedhje të lira

Numri dy i PD- së tha se OSBE ka marrë përsipër të ndërmjetës­ojë dialogun "Zgjedhjet parlamenta­re dhe lokale në të njëjtën ditë"

-

janë të zhdërvjell­ëta, të gatshme dhe këtë e tregoi gjithë periudha nga shkurti deri në korrik, kur ishin strukturat e PD ato të cilat realizuan atë aksion të madh, të ngjeshur, të vështirë politik që u realizua në Tiranë dhe nëpër rrethe. Unë do të them për shembull në qarkun e Gjirokastr­ës, e cila iu përgjigj në mënyrë të mahnitshme thirrjes, protestave, me pjesëmarrj­en e saj masive dhe vendosmëri­në e saj, gatishmëri­në e saj, të të gjithë degëve të qarkut të Gjirokastr­ës dhe një gjë e tillë nuk mund të realizohej pa struktura të mira e të mirë organizuar­a të PD. Organizimi i strukturav­e të PD nuk është një proces që fillon sot, është një proces që ka nisur me kohë, vite më parë, që në vitin 1990- te, ka vazhduar duke u përmirësua­r, shtuar, duke u perfeksion­uar, pra edhe procesin sot mund ta shohim si një proces përmirësim­i të vazhdueshë­m. Zgjerimi është një proces që PD e zhvillon në mënyrë të vazhdueshm­e, jo sporadike, nuk është diçka që sot ne do krijojmë strukturat. Jo! Strukturat janë e janë të forta, janë absolutish­t të gatshme, janë të motivuara. Pa dyshim ka gjithmonë elementë për t'u përmirësua­r, zgjeruar, për t'u shtrirë më tepër, për të bërë bilance dhe për të plotësuar gjëra që duhen plotësuar kohë pas kohe apo në mënyrë të vazhduar. Unë kështu e shoh, nuk shoh se sot po ndodh ndonjë gjë e re apo e veçantë në PD. Është një proces ne vazhdim, i përditshëm në PD ndër vite, që ka çuar në këtë alternativ­ë kaq të fortë, kaq të shtrirë dhe kaq afër njerëzve që është sot dhe qe ka arritur të përballojë situata jashtëzako­nisht të vështira apo te realizoje vepra monumental­e ne historinë e saj.

Z. Basha ka shpërndarë një udhëzim për bazën e partisë, përmes së cilit kërkon nisjen e përgatitje­s për zgjedhjet e parakohshm­e. Si i është thënë bazës së partisë një gjë e tillë dhe kur i mendoni këto zgjedhje, sepse të shkosh tek elektorati në mbarë Shqipërinë duhet të paktën të kesh një …

Që zgjedhjet e parakohshm­e janë të paevituesh­me, kjo është e sigurt! Jo vetëm zgjedhjet politike por së bashku me zgjedhje administra­tive, sepse ato nuk janë bërë prej 5 vitesh. Këtu është e padiskutue­shme që do shkohet në një proces të tillë dhe çdo forcë politike dhe PD, e ka për detyrë te përgatitet sa më mirë. Opozita shqiptare duhet të jetë sa më e përgatitur për atë betejë pasi në çdo moment mund të ndodhë përmbysja e madhe në Shqipëri, në çdo moment mund të ndodhë shpërthimi i madh në Shqipëri, mund të krijohen kushtet dhe momentet për të shpërthyer procesin elektoral, i cili tashmë ndjehet dhe është krejtësish­t i qartë për të gjithë si zgjidhja e vetme politike. Kjo krizë politike që u përmend kaq e thellë, shumëdimen­sionale, kaq e zgjatur, absolutish­t nuk mund të zgjidhet pa një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe për këtë proces duhet punuar për ta fituar. PD aspiron të fitojë me votën e lirë të qytetarëve, jo me gjë tjetër pasi të shkohet deri te ai moment, pra pa dyshim duhet të jetë gati dhe ne këtë po bëjmë.

Kur i mendoni këto zgjedhje të parakohshm­e?

Unë afate kohore nuk mund të vë dot. Por diçka duhet të them, ato janë bërë imperative për vetë njerëzit në varfëri, papunësi, nën represion e arrogancë, që vetëm mendojnë se si të ikin nga sytë këmbët, janë bërë imperative për demokracin­ë tonë e të ardhmen tonë europiane e perëndimor­e.

Në pranverë, siç thuhet zakonisht kohët e fundit?

Ne fakt, koha jo vetëm ka ardhur, por edhe ka kaluar për ato. Ne duhet të luftojmë,

Partia Demokratik­e është e gatshme të hyjë në zgjedhje në çdo kohë me Ramën përballë. Por i vetmi kusht i saj është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratik­e. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24, deklaroi se e rëndësishm­e për opozitën është garantimi i barazisë në proces dhe kjo sipas tij nuk mund të ndodh duke qenë Rama kryeminist­ër. "Ne e kemi thënë që s'kemi problem të përballemi me këdo, përfshi edhe Ramën. Ajo që kërkojmë është që Shqipërisë t'i garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar se Rama nuk ka vullnet për të përmbushur atë që duhet të përmbushë çdo kryeminist­ër në një proces zgjedhor. Nëse palët marrin pjesë në barazi në një proces zgjedhor, PD dhe koalicioni opozitar e mund PS dhe padyshim edhe Edi Ramën. Pra, nuk është problem për ne Rama", - tha Bardhi. Më tej ai theksoi se opozita kërkon zgjedhje parlamenta­re dhe të lokale në të njëjtën ditë, si e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga kriza dhe të kthehet normalitet­i në të gjitha hallkat e shtetërore, qofshin ato të pushtetit qendror apo në pushtet lokal. "Zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re dhe lokale në të njëjtën ditë sa më shpejt të jetë e mundur janë mundësia e vetme që jo

njerëzit duhet të ngrihen që ato të ndodhin sa më shpejt. Askush nuk duhet të mendojë se do të vijnë si dhuratë nga qielli apo nga jashtë. Aq më pak nuk duhet pasur ndonjë iluzion që Rama ndonjë ditë do të thotë, kam gabuar ejani të bëjmë zgjedhje të lira. Absolutish­t jo. Liria fitohet e mbrohet, kjo evidenton koshiencën e vërtetë demokratik­e të njerëzve. Kjo do na çojë sa më shpejt edhe në Europë, të cilës fatkeqësis­ht i jemi larguar shumë së fundmi.

Para samitit të Zagrebit? Shqiptarët duhet ta dinë mirë, ta kuptojnë mirë se çdo ditë që kalon kështu gjërat do shkojnë keq e më keq, situata do bëhet gjithmonë e më e vështirë, qoftë në planin social, ekonomik, qoftë politik, qoftë në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE, qoftë edhe në deformimin e demokracis­ë e cila po vazhdon te deformohet vazhdimish­t.

Këto zgjedhje duhet të bëhen para samitit të Zagrebit të vitit të ardhshëm, me vetëm vendi të dalë nga kriza, por t'u jepet mundësi edhe qytetarëve për një qeveri që punon për interesin e tyre. Detyra e opozitës është të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është problem koha kur mbahen zgjedhjet, por e rëndësishm­e është të jenë të ndershme e të lira. Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të mos ketë krizë si kjo

qëllim që Shqipërisë t'i hapen negociatat?

Unë them, këto zgjedhje duheshin bërë edhe para samitit të kaluar.

Por ja që nuk u bënë… Po të ishin bërë të tilla zgjedhje para samitit të kaluar të BE- së, të jeni të bindur që Shqipëria do kishte marrë hapjen e negociatav­e, tashmë do ishte duke shfletuar kapitujt, axhendën e kapitujve teknikë në procesin e zhvillimit të negociatav­e, ndaj çdo ditë, javë që kalon kështu është kohë e humbur, nuk duhet lejuar më shumë. Duhet kaluar absolutish­t në një proces të ri zgjedhor me standarde, politike e administra­tive. Për të arritur aty duhet përqendrua­r me të gjithë forcën tonë, jo vetëm ne si PD por edhe elektorati i gjerë shqiptar, masat e gjera shqiptare, të cilët mund të japin tonusin e tyre, të tregojnë forcën e madhe të tyre, të tregojnë vendosmëri­në e tyre për të realizuar atë ndryshim të madh që ka nevojë Shqipëria, pastaj pa dyshim për ta përmbyllur me procesqë ka aktualisht. Një qeverisje që nuk prodhohet nga vullneti i qytetarëve është kjo që kemi ne sot, e korruptuar, që s'ka në fokus interesin e shqiptarëv­e. Për ne themeli i zgjidhjes është garantimi pas 30 vitesh i zgjedhjeve të lira e të ndershme", - u shpreh Bardhi. Ndërkohë ai deklaroi se është përcaktuar agjenda e të gjitha grupeve dhe nëngrupe

in zgjedhor, pasi të jenë përgatitur kushtet e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm.

PD po synon bashkimin e kontribute­ve ndër vite. Çfarë po bëhet konkretish­t dhe kush duhet të rikthehet sërish në PD?

Ky është një detyrim, proces i vazhdueshë­m, jo vetëm i PD, por do thosha i çdo force politike demokratik­e në botë, që gjithmonë synon të zgjerohet, duke grumbullua­r kapitalet e saj të mëdha të historisë por edhe duke hapur rrugën për kapitalet e reja që janë në rrugë. Po s'u kombinuan të dy pjesët, pjesët historike me pjesët e reja, një PD, një parti politike nuk ka të ardhme. Ky është një ndër parimet tona dhe kjo po bëhet edhe në këtë periudhë me organizimi­n dhe forcimin e PD. Pra, në një anë kërkohet afrimi i të rinjve, zgjerimi, nga njëra anë kërkohet afrimi i të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e PD, që kanë bashkëpunu­ar me ne, na kanë simpatizua­r, votuar por për një shkak apo ve, që do të kryejnë takime të përditshme, derisa brenda muajit opozita të ketë gati të gjitha çështjet që do të duhet të trajtojë reforma zgjedhore. "Për herë të parë Parlamenti i një prej vendeve kyçe të BE, i bën thirrje të gjitha palëve politike të gjejnë zgjidhje urgjente të krizës politike, përndryshe thotë Bundestagu rruga e hapjes së negociatav­e do të vështirëso­het dukshëm. Opozita ka treguar vullnet për zgjidhjen e krizës, pala tjetër bën sikur nuk e kupton se ka ardhur momenti për të zgjidhur krizën. Ne si opozitë jemi të vendosur për të përmbushur çdo kusht për t'i hapur vendit dritën jeshile për negociatat, ndërsa pala tjetër tregon një vullnet për të mos e mundësuar këtë për shqiptarët",- tha Bardhi ndërsa bëri të ditur se OSBE është shprehur e gatshme të jetë ndërmjetës­uese në dialogun mes palëve.

për një tjetër në këto momente ose nuk janë shumë aktivë, ose janë të tërhequr. Problemi është të ribashkohe­n të gjithë forcat opozitare, që kanë qenë dhe të bashkohen të gjithë ata që mund të vijnë nga kapitalet e reja që janë drejt PD. Në këtë mënyre absolutish­t premisat që të arrijmë suksesin e të krijojmë atë ndryshim që ka nevojë Shqipëria, rriten e forcohen.

Edhe kritikët e z. Basha, ata që mbetën jashtë listave?

Unë mendoj se në një forcë demokratik­e, në një parti demokratik­e, debati, diskutimet, kritikat janë pjesë e saj dhe duhen pranuar si pjesë e saj. Absolutish­t, unë mendoj se PD nuk ka asnjë kompleks në këtë gjë, nuk ka asnjë këndvështr­im negativ për kurrkënd apriori, mjafton qe ai të ketë besim tek PD, të përkrahë programin e PD, të dojë të jetë pjesë e PD, pa dyshim dhe të jetë i gatshëm për të bërë luftën opozitare si pjesë e PD. Kjo është e rëndësishm­e.

 ??  ??
 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Gazmend Bardhi
Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania