Gazeta Shqiptare

Thellohet gropa, 80 milionë dollarë detyrime të prapambetu­ra

Në gjashtë muajt e parë të vitit u krijuan edhe 26 milionë dollarë detyrime Largimet e padrejta nga puna, borxhi 17 milionë dollarë

-

Institucio­net shtetërore kanë akumuluar një borxh prej 80 milionë dollarësh. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit borxhi i krijuar rishtas është 26 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e detyrimeve janë akumuluar në infrastruk­turën rrugore dhe mospagesa e vendimeve të gjykatave për largimet e padrejta nga puna. Në zërin detyrime për vendime gjyqësore borxhi arrin në rreth 17 milionë dollarë. Detyrimet e prapambetu­ra dhe të krijuara rishtazi janë publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe përkasin gjashtëmuj­orit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në institucio­net buxhetore rezulton se sektori që ka akumuluar më shumë detyrime, është ai i rrugëve, ku vetëm për shtrime, asfaltime dhe mirëmbajtj­e janë 10 milionë dollarë detyrime të prapambetu­ra. Ndërkohë që në total Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë ka një borxh të akumuluar ndaj bizneseve në vlerën e 44 milionë dollarëve. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka akumuluar një borxh prej 9 milionë dollarësh për shpenzimet e emergjenca­ve civile. Peshë të konsiderue­shme për buxhetin për shkak të vendime gjyqësore për të larguarit nga puna është Ministria e Brendshme. Vetëm Inspektora­ti Kombëtar i Territorit duhet të paguajë një faturë në vlerën e 3 milionë dollarëve, ndërsa 2.9 milionë të tjera janë pagesa që duhet të bënte Gjendja

Civile për shpërblimi­n e lindjeve. Shumica e detyrimeve të institucio­neve shtetërore lidhen me vendimet gjyqësore për të larguarit nga puna, të cilat kapin një total prej 17 milionë dollarësh. Edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë raporton se ka një total prej 21 milionë dollarë detyrime të akumuluara. Ministria e Drejtësisë raporton se totali i detyrimeve të prapambetu­ra për deri në qershor 2019 arrin në vlerën 11.6 milionë dollarë. Ndërkohë për periudhën prill- qershor 2019, kjo ministri ka krijuar detyrime të reja në vlerën 5 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e detyrimeve i referohet kryesisht zërit të investimev­e. Ndërkohë Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka një stok detyrimesh të prapambetu­ra prej rreth 32 milion dollarësh, progresiv deri në Qershor 2019. Për tremujorin prillqersh­or 2019, ky institucio­n ka krijuar detyrime të reja në vlerën 9 milionë dollarë. Ministria e Brendshme regjistron një stok detyrimesh deri në qershor 2019, i cili është në vlerën 6 milionë dollarësh. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën prill- qershor 2019 janë në vlerën 9 milionë lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 6 milionë dollarësh. Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka një total stoku detyrimesh të akumuluar deri në qershor 2019, i cili është 3.9 milionë dollarë, ku 3.2 milionë dollarë i dedikohen detyrimeve për vendime gjyqësore për ish- punonjës të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania