Gazeta Shqiptare

Bankat presin rritje të mëtejshme në tremujorin e fundit

Raporti i BSH/ Bizneset kërkojnë më shumë kredi

-

Bizneset

rritën ndjeshëm kërkesën për kredi në tremujorin e tretë të vitit. Vrojtimi i aktiviteti­t kreditues, i kryer nga Banka e Shqipërisë, konfirmoi një përmirësim të kërkesës për financime në segmentin më të madh të tregut të huas. Bankat raportuan se zgjerimi i kërkesës për kredi në tremujorin e tretë u nxit kryesisht nga shtimi i nevojave për financimin e inventarëv­e, kapitalit qarkullues dhe të investimev­e për rifinancim­in e borxheve ekzistuese, si edhe për ristruktur­imin e kompanive. Në tremujorin e fundit të vitit 2019, bankat presin një shtim të mëtejshëm të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve. Vrojtimi i tremujorit të tretë përputhet me shifrat që tregojnë një ecuri më të mirë sasiore të kreditimit gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë në fund të muajit gusht arriti vlerën e afro 561 miliardë lekëve, 5.2% më shumë krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Portofoli i huas bankare ka prekur vlerën më të lartë që nga nëntori i vitit 2014. Përcaktues­e në rritjen e kredisë ka qenë kthesa në segmentin e biznesit, që ka një peshë specifike më të lartë, me 59% të portofolit total. Kredia për sipërmarrj­et private arriti në afro 332 miliardë lekë, në rritje vjetore me 3.2%. Veç rritjes së huadhënies së re, një ndikim të rëndësishë­m ka pasur ulja graduale e efektit kredive të fshira nga bilancet. Banka e Shqipërisë është optimiste se rritja e kredisë për ekonominë do të vazhdojë edhe më tej, e nxitur nga rritja e kërkesës së sektorit privat, normat e ulëta të interesit dhe ulja e raportit të kredive me probleme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania