Gazeta Shqiptare

Balluku: Drejt zgjidhjes problemi i shpronësim­eve

Ministrja inspekton punimet në bypass- in e Tepelenës

-

në fazën e kilometrit të parë, që është vepër arti e gjitha, një nga veprat që është aplikuar për herë të parë në Shqipëri me një karrexhat konsol 6 metra, është vepër inxhinieri­ke e standardit të lartë dhe fazën e kilometrit të dytë që është zgjerimi i karrexhatë­s ekzistuese, duke e sjellë në parametrat e një rruge të kategorisë C. Mbrojtja e kalasë është bërë me këtë vepër, duke bërë mbrojtjen lumore dhe bypass- in njëkohësis­ht", sqaroi drejtori i ARRSH. Ministrja Belinda Balluku vlerësoi rëndësinë e kësaj vepre, teksa njoftoi se ka marrë rrugën e zgjidhjes edhe problemati­ka e krijuar me shpronësim­et, duke mos krijuar kështu pengesë për vijimin e punimeve. "Nga fillimi i shtatorit ARRSH ka marrë dosjen nga ministria dhe jeni duke bërë plotësimet e fundit, pasi ne shpesh herë problemati­ka na vjen edhe nga vetë pronarët, të cilët dëshirojnë të shpronësoh­en, por nuk sjellin dokumentac­ionin e duhur", theksoi Balluku. Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, u shpreh, gjithashtu, se ndërtimi i bypass- it të Tepelenës, jo vetëm do të lehtësojë trafikun, por do të jetë, gjithashtu, edhe një pikë turistike për qytetin. "Nuk është thjesht një bypass, i cili do të ndihmojë dhe do të shfryjë të gjithë trafikun, që kalonte nga brenda qytetit, por është një vepër shumë e rëndësishm­e dhe për vetë

Tepelenën si qytet, pasi poshtë kemi krijuar shëtitoren buzë lumit, që e kthen në një pikë turistike me interes shumë të madh. Kemi ndërhyrë dhe kemi sistemuar urën e vjetër. Ndaj i gjithë fokusi i ARRSH- së duhet të jetë këtu, për t'i dhënë dhe mundësi kompanisë që t'i zgjidhim të gjitha problemati­kat dhe puna të ecë me shpejtësi", u shpreh ministrja Balluku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania