Gazeta Shqiptare

Oborret, ATP publikon formularin për kompensim financiar

Ndërtimet para vitit 1991, Agjencia shqyrton 30 ditë kërkesën Tjetërsimi i sipërfaqes, dokumentet që duhen për të marrë paratë

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon formularin tip dhe dokumentet që duhet të plotësojë pronarët që kanë një oborr në përdorim. ATP trajton me vendim kërkesat e subjekteve për kalimin ne pronësi te oborreve në përdorim. ATP bën vlerësimin e kërkesave te subjekteve për kalimin ne pronësi te sipërfaqev­e shtetërore kur ne dokumentin e pronësisë është shënimi "oborr ne përdorim ". Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të personi duhet të çojë në ATP një dokument për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksional­e me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP- ja, genplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohe­t, i hartuar nga një topograf i licencuar, dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohe­t, i lëshuar nga ZRPP. Në dosje duhet të jenë edhe dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksional­e me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohe­t, është kryer përpara datës 10.08.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftim­i përkatës ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor, brenda kompetenca­ve të tyre. ATP bën të ditur se pjesë e dosjes duhet të jetë edhe dokumenti, që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, i ka kaluar në përdorim, pa kundër shpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimi­n e tij pa kundër shpërblim.

PROCEDURA

Pasi subjekti ka paraqitur pranë AKKP- së kërkesën së bashku me dokumentac­ionin e kërkuar, për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim ATP, brenda 30 ditëve, nga data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentac­ionit nga ana e subjektit, kryen verifikimi­n e hollësishë­m të tyre ( verifikime­t kryhen në terren nga punonjësit e ATP- së). Agjencia saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohe­t, duke kryer matje në terren dhe në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, ATP, harton vlerësimin ligjor dhe njofton subjektin sipas rastit, për: i) Të drejtën e tjetërsimi­t me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të ATP- së, për fondin e kompensimi­t financiar, çmimin e tjetërsimi­t, duke i treguar edhe numrin e llogarisë. ii) Të drejtën e tjetërsimi­t pa kundër shpërblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhj­en e oborrit në përdorim, shoqëruar me plan vendosjen përkatëse. iii) Mospranimi­n e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar, me shkrim, në mënyrë të hollësishm­e kushtet e përcaktuar­a në këtë vendim, që nuk plotësohen apo provohen. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimi­t me shpërblim, paguan, në numrin e llogarisë së caktuar nga ATP, për llogari të Fondit të Kompensimi­t të Pronave. Pagesa bëhet jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit nga ATP. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimi­n nga ATP- ja të kërkesës për tjetërsim. Drejtori i Përgjithsh­ëm i ATP- së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga: a) data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimi­t me kundër shpërblim; b) data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimi­t pa kundër shpërblim. Vendimi i Drejtorit të Përgjithsh­ëm, i cili merret jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrim­it të kërkesës dhe dokumentac­ionit shoqërues në regjistrin e protokolli­t të ATP- së, i njoftohet kërkuesit. ATPja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP- së, e cila kryen procedurën e regjistrim­it në përputhje me rregullat e parashikua­ra në legjislaci­onin në fuqi. Poseduesi i pasurisë së paluajtshm­e pajiset me certifikat­ën e pronësisë, pasi të ketë paguar më parë ( në momentin e paraqitjes së kërkesës) tarifën e shërbimit, të përcaktuar me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave.

 ??  ?? Formulari TIP
Formulari TIP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania